Të drejtat LGBT në Irlandë
Qëndrimet shoqërore ndaj personave LGBT në Irlandë konsiderohen si një ndër më liberalet në botë.[1] Irlanda njihet për transformimin e saj nga një vend me qëndrime konservatore ndaj çështjeve LGBT, në një shtet me qëndrime shumë liberaliste brenda një kohe shumë të shkurtër. Në maj 2015 Irlanda u bë shteti i parë në botë që legalizoi martesat brenda së njëjtës gjini në nivel kombëtar nëpërmjet votimit popullor. The New York Times e përgëzoi këtë fitore të shtetit irlandez duke e cilësuar si avangarde në ndryshimin social.[2] Që prej qershorit 2015, personat transgjinor në Irlandë mund ta deklarojnë identitetin e tyre gjinor për të përditësuar pasaportat, lejet e qarkullimit, për të fituar certifikata lindjeje.[3] Aktiviteti seksual i çifteve brenda gjinisë së njëjtë është legalizuar në Irlandë. Njohja nga qeveria e të drejtave LGBT në Irlandë është rritur dukshëm në dy dekadat e fundit dhe komuniteti vazhdohet të përkrahet shumë nga qeveria.
Në 2015 një anketë e zhvilluar për 1.000 individë në Irlandë nxorri në pah se 78% e njerëzve e mbështesin martesën brenda gjinisë së njëjtë dhe 71% e njerëzve mendojnë se çiftet homoseksuale duhen lejuar të adoptojnë.[4] Një anketë e vitit 2013 tregoi se 73% e irlandezëve binin dakort se martesa e çifteve brenda gjinisë së njëjtë duhet të jetë pjesë e Kushtetutës.[5][6] Më herët, një anketë e vitit 2008 tregoi se 84% e irlandezëve mbështesin martesat ose bashkëjetesat civile për çiftet brenda gjinisë së njëjtë. Numri I personave që besojnë se çiftet brenda gjinisë së njëjtë duhen lejuar të kenë vetëm bashkëjetesa civile të regjistruara, ra nga 33% deri 26%. [7] Në mars 2011, anketa e realizuar nga The Sunday Times tregoi se mbështetja për martesat brenda së njëjtës gjini kulmoi në 73% dhe kjo më vonë arriti në 86%.[8]
Në qershor 2010 legjislacioni irlandez kaloi aktin ligjor për partnershipin civil, të drejtat dhe obligimet e bashkëjetesës, duke njohur zyrtarisht partnershipin civil të çifteve brenda gjinisë së njëjtë. Projektligji u mbështet nga të gjitha partitë politike, edhe pse disa politikanë e kanë kritikuar legjislacionin në fjalë. [9] Me qenë se partnershipi civil është miratuar dhe implementuar që prej fillimit të 2011, [10] çifte gejsh ose lezbikesh kanë qenë në gjendje të regjistrojnë bashkëjetesën në gjendjen civile.[11] Projektligji u nënshkrua edhe nga presidenti Mary McAleese në 19 qershor 2010.[12] Ministri i Drejtësisë nënshkroi dhe urdhërin për aktin ligjor në 23 dhjetor 2010. Më pas ligji hyri në fuqi në 1 janar 2011. Celebrimi i parë publik i një partnershipi civil të një çifti homoseksual ndodhi në 5 prill 2011.[13] Në 6 prill 2015 Projektligji për raportet familjare u miratua si ligj, duke amenduar (midis shumë direktivave të tjera), aktin e adoptimit për 2010, për të lejuar çiftet brenda gjinisë së njëjtë të adoptojnë fëmijë.[14]
Në qershor 2017 Leo Varadkar u emërua si kryeministri i parë publikisht homoseksual në Irlandë, duke faktuar një kthesë të fortë në qëndrimet shoqërore të një shteti dikur të dominuar nga Kisha Katolike.[15]
Dekriminalizimi
RedaktoAktiviteti seksual i çifteve brenda gjinisë së njëtë u dekriminalizua në 1993. Kjo erdhi si rezultat i fushatës nga Senatori David Norris dhe nga Fushata për reformimin ligjor të homoseksualëve, duke sjellur vendimin juridik në 1988 se ligjet irlandeze që ndalojnë aktivitetin seksual tek homoseksualët bien në kundërshti me Konventën Europiane të të Drejtave Njerëzore. Fushata për reformimin ligjor të homoseksualëve u themelua në 1970 me pikësynimin dekriminalizimin e homoseksualitetit. Disa prej anëtarëve të kësaj fushate ishin Senatori Norris dhe presidentja e ardhshme e Irlandës, Mary Mc Aleese si dhe Mary Robinson. Përpara 1993, ligje të caktuara që datonin që prej shekullit të 19 e kthenin homoseksualitetin në ilegal. Legjislacioni asokohe i përkiste vitit 1861 si dhe amendamenti i Kodit Penal i përkiste vitit 1885, të miratuara këto nga Parlamenti i Britanisë së Madhe përpara shpalljes së pavarësisë në Irlandë, si dhe shfuqizimit të tij në Angli dhe Uells në 1967, Skoci 1980 dhe Irlandën e Veriut 1982.
Në 1983 David Norris solli një çështje në Gjykatën Supreme, duke sfiduar drejtpërdrejt këto ligje por pa sukses. [16] Në vendimin e shpallur nga Gjykata u vendos se kriminalizimi udhëhiqej nga vlerat demokratike dhe kristiane të shtetit irlandez, duke argumentuar se e gjitha kjo shkon në ruajtjen e shëndetit publik dhe institucionit të martesës.
Në 1988 Norris e solli çështjen më tej në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke argumentuar se ligji irlandez mbetej në papajtueshmëri me Konventën Europiane të të Drejtave Njerëzore.
Martesat homoseksuale
RedaktoMartesat brenda së njëjtës gjini në Irlandë janë legalizuar, pasi aprovimit të referendumit të realizuar më 22 maj 2015, i cili amendoi Kushtetutën irlandeze duke i dhënë cilitdo të drejtën për martesë pavarësisht seksit të partnerëve.[17] Amendamenti u shndërrua në ligj nga Presidenti i Irlandës Michael D. Higgins, duke shënuar amendamentin e 34 të Kushtetutës irlandeze në 29 gusht 2015.[18] Akti ligjor mbi martesën në 2015 u miratua në legjislacion më 22 tetor 2015 dhe fitoi fuqi ligjore nga komisioni presidencial më 29 tetor 2015, pasi amendamenti hyri në efekt.[19][20][21]
Martesat brenda gjinisë së njëjtë u njohën ligjërisht në Irlandë më 16 nëntor 2015 dhe ceremonia martesore e parë e një çifti homoseksual u zhvillua më 17 nëntor 2015. [22]
Mbrojtja nga diskriminimi
RedaktoDiskriminimi me bazë orientimin seksual u kriminalizua nëpërmjet Dekretit të Barazisë në Punësim 1998 [23]si dhe nëpërmjet Dekretit të Statusit të Barazisë së vitit 2000.[24] Këto ligje e ndalojnë diskriminimin në fushat në vijim si: punësimi, reklamim, marrëveshjet e përbashkëta, aksesi në të mirat publike si dhe shumë oportunitete të tjera.
Dekreti për ndalimin me ligj të nxitjes së urrejtjes (1989) kriminalizon nxitjen e urrejtjes me bazë orientimin seksual. Penalitetet ligjore për shkeljen e këtij ligji përfshijnë vendosjen e gjobës prej 1.000 £ ose në heqjen e lirisë për një afat kohor prej 6 muajsh.[25]
Më 3 qershor 2015, kabineti qeveritar debatoi mbi amendamentin e projektligjit mbi Barazinë në Punësim (2015). Ky amendament do të eleminonte dhënien e lejes për këtë dekret, i cili i jepte të drejtën shkollave fetare të refuzonte mësuesit si dhe stafin e shkollës për arsyen e thjeshtë se kanë orientim seksual apo identitet gjinor ndryshe. [26][27] Më 11 korrik 2015, projektligji e kaloi Dhomën e Ulët në parlament.[28][29] Më 9 gusht 2015 projektligji kaloi edhe dhomën e lartë. Më 16 gusht 2015 presidenti irlandez e nëbshkroi projektligjin duke i dhënë fuqi ligjore. Ligji hyri në efekt menjëherë.[30]
Referime
Redakto- ^ "Ireland is 9th most gay-friendly nation in the world, says new poll". 22 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2017. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ireland Votes to Approve Gay Marriage, Putting Country in Vanguard". The New York Times. 23 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dan MacGuill. "The Irish state will now accept trans people's own declaration of their gender". TheJournal.ie.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Family Values: 54% would be willing to help a relative die". Irish Times. 21 mars 2015. Marrë më 21 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McEnroe, Juno (23 shkurt 2012). "Poll: 73% of public back allowing same-sex marriage in Constitution". Irish Examiner. Marrë më 14 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Overwhelming Majority Support Gay Marriage in Ireland". Gay Community News. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2012. Marrë më 14 mars 2012.
A new Red C poll shows that 73% are in agreement with the statement "same sex marriage should be allowed in the Constitution"
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Increased support for gay marriage – Survey". breakingnews.ie. 31 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Poll: Three-Quarters In Favour Of Gay Marriage". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2012. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Civil partnership bill backed by Irish politicians". BBC News. 1 korrik 2010. Marrë më 11 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Connolly, Niamh (11 korrik 2010). "Civil unions will have to wait until 2011". Thepost.ie. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2011. Marrë më 9 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dáil passes Civil Partnership Bill". The Irish Times. 2 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2012. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Civil Partnership Bill signed into law". The Irish Times. 19 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2012. Marrë më 9 janar 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ahern announces commencement of Civil Partnership and Cohabitants Act". Justice.ie. Marrë më 9 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Oireachtas (6 prill 2015). "Final text of the Children and Family Relationships Act 2015" (PDF). Marrë më 4 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ireland's first gay prime minister Leo Varadkar formally elected
- ^ "NORRIS v. IRELAND – 10581/83 [1988] ECHR 22 (26 October 1988)". Worldlii.org. Marrë më 11 korrik 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ireland says Yes to same-sex marriage". RTÉ News. 23 maj 2015. Marrë më 23 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ President signs same-sex marriage into Constitution
- ^ Marriage Bill 2015 (No. 78 of 2015)
- ^ O'Regan, Michael (22 tetor 2015). "Same-sex marriage legislation passes all stages in Oireachtas". The Irish Times. Marrë më 23 tetor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bill allowing for same-sex marriage signed into law". The Irish Times. 29 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "First same-sex marriages take place". RTÉ News. 17 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Employment Equality Act, 1998". Irishstatutebook.ie. 18 qershor 1998. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2007. Marrë më 11 korrik 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Equal Status Act, 2000". Irishstatutebook.ie. 26 prill 2000. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2007. Marrë më 11 korrik 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prohibition of Incitement To Hatred Act, 1989". Irishstatutebook.ie. 29 nëntor 1989. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2007. Marrë më 11 korrik 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Legislation on school and hospital staff to be amended". The Irish Times. 25 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ireland to extend workplace protections for LGBT employees". Gay Star News. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ireland Moves Toward Employment Protections for LGB Teachers
- ^ "LGBT Groups Welcome Employment Protection For Gay Teachers". Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2015. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ireland to end LGBT discrimination in schools and hospitals". Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2017. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)