Të drejtat themelore të bashkëshortëve në Islam
Në Islam drejtat dhe detyrimet e secilit nga bashkëshortët hyjnë në fuqi me lidhjen e kontratës martesore së tyre (niqah). Nuk ka nevojë për rradhitjen e tyre në kontratë sepse ato janë të kuptueshme si pjesë integrale të saj. Ka një konsensus midis dijetarëve përsa i përket këtyre të drejtave, ashtu siç janë marrë nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë dhe janë pjesë e themelore e sheriatit (legjislacionit islam). Nuk është e qëllimtë këtu për t’i diskutuar ato në detaje dhe të numërojmë burimet e tyre. Të tilla informacione mund të gjenden në libra mbi subjektin ose në fikhun në përgjithësi. Të drejtat e përbashkëta do të përmenden shkurtimisht vetëm për të treguar efektin e një kontrate martesore mbi secilin nga bashkëshortët.
Ato janë të ndara në tre kategori :
- Të drejtat e përbashkëta,
- Të drejtat të burrit,
- Të drejtat të gruas.
- E drejta e secilit nga bashkëshortët mbi njëri-tjetrin
- E drejta për sjellje të mirë dhe të drejtë nga bashkëshortët.
- E drejta për përmbushjen e kënaqësive seksuale.
- Vendosja e një marrëdhënie mahremi (të afërta) midis burrit dhe nënës së gruas së tij, gjyshes, vajzave, mbesave etj., dhe midis gruas dhe babait të burrit, stërgjyshërve, djemve nipave etj...
- E drejta për edukimin e fëmijëve të lindur brenda martesës.
- E drejta për trashëgimi pas vdekjes së njërit nga bashkëshortët.
- Të drejtat e burrit
- Njohja nga ana e gruas pozitën e autoritetin e burrit dhe sjellja e saj e përshtatshme ndaj tij.
- Bindja në gjithë atë që është e drejtë dhe nuk përfshin mosbindje ndaj Allahut dhe të dërguarit të tij. Kjo është shumë e theksuar në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Bindja është detyrim mbi gruan në rrethana normale.
- Shërbimi në shtëpi sipas zakonit dhe dokeve, ka pasur shumë shembuj të kësaj natyre në familjen e pejgamberit dhe gratë e sahabeve.
- Ajo nuk duhet të lejojë në shtëpi askënd të cilin ai nuk e pëlqen pa lejen e tij, madje edhe nëse ai/ajo të jetë nga të afërmit e gruas.
- Qëndrimi i gruas në shtëpi. Ajo mund të shkojë ose shëtisë brenda një zone të cilën ai e lejon. Sipas kësaj, shtëpia duhet të jetë e përshtatshme, të posedon vend për liri (vend të qarkullojë lirisht), siguri dhe rehati.
- Disiplinimi i gruas për mosbindje të vullnetshme dhe rebelim kundër burrit përderisa ai nuk urdhëron ndonjë gjë të ndaluar. Duhet të jetë brenda kornizave të sheriatit dhe të mos përfshijë agresion kundër saj ose padrejtësi ndaj gruas.
- Të drejtat e gruas
- Mehri.
- Përkujdesja, e cila përfshin të gjitha ato që gruaja ka nevojë si ushqim, veshje, banesë, ilaçe etj. në modelim sipas zakonit dhe dokeve, madje edhe nëse ajo është e pasur ose e pamvarur nga kjo ndihmë.
- Sjellja e mirë, këndshmëri dhe konsideratë për ndjenjat e saja.
- Drejtësia midis grave kur burri ka më shumë se një. Kjo do të thotë barazi në furnizim, në kalimin e kohës me secilën dhe sjelljen e drejtë, të gjithë këto sipas aftësive të burrit. Kjo nuk përfshin barazinë e ndjenjave ndaj tyre, gjë e cila është e pamundshme.
- Edukimi dhe udhëzimi fetar. Ai duhet t’i mësojë asaj nëse ajo nuk është e informuar ose ta furnizojë atë për të mësuar nëse ai vet është i paaftë për këtë gjë. Ai duhet ta inkurajojë atë të përmbushë detyrat e saja ndaj Allahut dhe ta pengojë atë nga sjelljet e palejueshme dhe ai do të përgjigjet për neglizhencë përsa i përket kësaj.
- Mbrojtja e reputacionit të saj dhe vet të saj nga çfarëdo lloj dëmi.