Sheriati (arabisht شريعة = šariʿa, shari’a, me kuptimin ‚rrugë për në lug‘, ‚rrugë e çarë, e qartë‘; edhe ‚ligj fetar‘, ‚rit‘; e rrjedhur nga folja شرع = shara’a = šaraʿa = udhëheq rrugën, urdhëroj, caktoj (edhe ligjin); forma në shqip është marrë nga ajo turqisht şerîat) është kodi ligjor i legjitimuar fetarisht, i pandryshueshëm i fesë islame. Forma në shumës (شرائع = shara’i’ = šaraʾiʿ) cilëson tërësinë e të gjitha rregullave përmbajtës në të. Me fikh nënkuptohet jurisprudenca në fenë islame. Ajo shtrihet në të gjitha marrëdhëniet e jetës fetare, civile dhe shtetërore dhe kërkon që çdo marrëdhënie e jetës publike apo private të rregullohet sipas këtij kodi fetar.

Kuptimi Redakto

Termi sheriat ose shari’a e ka origjinën në kuran. Ai përmendet vetëm në një vend të vetëm në kuran: Sure 45, vargu 18, ku ai nënkupton shtegun në shkretëtirë që çon në burimin e ujit, nga ku për myslimanët vjen origjina hyjnore e sheriatit.

„Pas tyre (dmth. pas epokës së bijve të Izraelit, çifutëve) të kemi vendosur në këtë çështje (?) një rit (tëndin).“
(Fjala „rit“ nënkupton sheriatin)

Forma e foljes së përmendur më lart gjendet në tekstin e kuranit në këtë kuptim:

„Ju ka vendosur (shara’a) nga feja, çka i ka urdhëruar Nuhas (Noahs) ta kemi dhënë (si zbulesë) dhe çka i kemi urdhëruar Ibrahimit (Abrahamit), Musait (Moisiut) dhe Isait (Jezusit): Përmbajuni (rregullave të) fesë dhe mos u ndani për to (në grupe). Se idhujtarëve (politeistëve, të pafeve) u shkakton shumë dëm, prandaj bëju thirrje atyre. Allahu zgjedh kë të dojë, dhe e çon atje atë, i cili i përkushtohet (atij i përulur).“
— Sure 42, vargu 13.

Sheriati është për myslimanët udhërrëfyesi i detyrueshëm, për të çuar njeriun tek burimi i tij zoti dhe (tërësia e rregullave të allahut që kanë të bëjnë me veprimet e njeriut.)[1] (Në kulturën islamike sheriati cilëson ligjin në kuptimin më të gjerë, dmth. të gjitha normat fetare, morale, shoqërore dhe ligjore, të cilat përfshihen në kuran dhe në traditën profetike.)[2]

Termi sheriat cilëson të drejtën islamike; ai përmban tërësinë e rregullave të zotit që kanë të bëjnë me veprimet e njeriut. Ligjet e sheriatit janë të detyrueshme për të gjithë njerëzit në një shoqëri islamike, edhe për jo-myslimanët. Vetëm disa pak detyrime, si psh. të falurit pesë herë në ditë ose agjërimi gjatë ramazanit, janë obligatore vetëm për myslimanët. E drejta islamike rregullon të gjitha marrëdhëniet dhe detyrimet e jashtme (forum externum) të njeriut me zotin dhe me njerëzit e tjerë. Ky ligj mbikëqyr përmbushjen e detyrimeve fetare të individit ndaj zotit, dmth. që të plotësohen (العبادات = al-’ibadat = al-ʿibādāt = veprimet e shërbesave fetare) dhe të gjitha marrëdhëniet e individit me njerëzit e tjerë, dmth. që (المعاملات = al-mu’amalat = al-muʿāmalāt = marrëdhëniet e ndërsjellëta) të përputhen me ligjin. Në lidhje me çështjet e besimit në kuptimin e ngushtë të tij, sheriati nuk merret. Sipas tij, njeriut i duhet ta pranojë të drejtën islamike me kufizimet dhe kontradiktat e saj pa bërë kritikë. Kërkimi për të zbuluar kuptimin dhe logjikën inherente (të brendëshme) të ligjeve hyjnore është i lejueshëm deri aty ku zoti e tregon vetë rrugën për atje.

Si instruksion i pagabueshëm detyrimesh, ai përfshin të tërë jetën fetare, politike, shoqërore, shtëpiake dhe individuale si të myslimanëve ashtu edhe të atyre me besim tjetër (dhimmi) në atë masë që mënyra e jetës së tyre publike mos t'i bëhet në asnjë mënyrë pengesë as fesë islame dhe as myslimanëve. Unifikimi i fesë me jurisprudencën në një sistem shtetëror sjell me vete edhe unfikimin e fesë me shtetin, i cili vihet re në mënyrë të ndryshme në shtetet arabo-islamike të sotme (në të cilat feja shtetërore është ajo islame).

„Të drejtat dhe kërkesat e njerëzve paraqiten në thelb vetëm si refleksime ndaj detyrimeve fetare. Kështu, liria e individit në ligjet e sheriatit është shumë më e kufizuar se në drejtësinë perëndimore. Kur këtu është çdo gjë e lejuar që nuk e ndalon ligji, ndalohet në fenë islame çdo gjë që nuk e lejon ligji. Kështu, ajo nuk njeh as parimin e lirisë së kontratës që mbizotëron në drejtësinë tonë të sotme. E ligjshme është vetëm lidhja e kontratave që lejohet nga e drejta e sheriatit.“
— O. Spies dhe E. Pritsch[3]

Zoti vlen në këtë sistem ligjor si ligjvënësi suprem (شارع = shāri’ = šariʿ); ligji i tij është pjesë e zbulesës hyjnore të kuranit. Kurani vlen në mënyrë të padiskutueshme në islamin sunnit si burim primar i ligjit. Ky është një ligj i kërkuar nga zoti, i përcaktuar prej tij, sipas botëkuptimit islamik, i zbuluar nëpërmjet të dërguarit të tij Muhametit. Por kurani përmban vetëm udhëzime të veçanta që mund të vlejnë vetëm si bazë për një ligjvënie të përgjithshme e të gjerë. Prandaj, që herët në historinë e fesë islame, doli në plan të parë përkrah kuranit si burim ligjesh edhe sunna (veprat dhe fjalët shembull të profetit Muhamet) duke u bërë qendra e interesimit për juridiksionin, për t'iu përgjigjur në mënyrë interpretuese çështjeve juridike që nuk trajtohen nga kurani duke marrë për ndihmë shprehjet e profetit të trashëguara gojarisht. Tregimet mbi sjelljen dhe fjalët e Muhametit janë mbledhur në të ashtuquajturin hadith. Më vonë teologët filtruan nga një mori e madhe e ngatërruar e këtyre haditheve, sipas rregullash të caktuara, gojëdhënat që mund të pranoheshin si origjinale, duke krijuar kështu përmbledhjet e haditheve që njihen më së shumti edhe sot.

tafsir, përkthimi në arabisht i biblës nga Saadia Gaon-i, të shekullit të 10-të, termi shari’a (sheriat) ose forma e shumësit shara’i’ përdoret në shumë vende në tekst për të përkthyer termin hebre torah, megjithëse për të në disa vende përdoret edhe fjala përkatëse arabe taurat. Me kuptimin ligj përdoret shari’a për shembull në bibël, eksodi 13,9: (sharī’atu ’llāh për ‚ligjin e zotit‘) dhe në bibël, deuteronomiumi 4,44 (libri i pestë i Mozesit ose Ligji i Përtërirë): (va-hadhihi ’sh-sheriatitu ’llati: „dhe ky është ligji që…“)[4].

Statusi juridik për njerëz dhe popuj të ndryshëm Redakto

Sheriati i klasifikon njerëzit dhe popujt sipas besimit që kanë dhe sipas marrëdhënieve me shtetin islamik në kategori të ndryshme ligjore që përcaktojnë statusin juridik të tyre.

  • Shtetas të shtetit islamik:
    • Myslimanët – që kanë të gjitha të drejtat dhe detyrimet.
    • Dhimmi – persona nën mbrojtje („me libër“, monoteistë) që kanë të drejta të kufizuara, që u duhet të paguajnë taksa të veçanta por që janë të mbrojtur nga ana e shtetit dhe që nuk u duhet të kontribuojnë me shërbim ushtarak në rast lufte.
  • Shtetas të vendeve të huaja jo-myslimane:
    • Harbi – jo-myslimanë që ndodhen në gjendje lufte me myslimanët. Sheriati kërkon vrasjen e këtyre njerëzve. Femrat, fëmijët dhe meshkuj që s'marrin pjesë në luftë, si psh. murgjit, janë nën mbrojtje të veçantë. Të drejta (si psh. të drejtën e pronës) harbit nuk kanë, kështu që është e lejueshme që prona e tyre të merret si plaçkë lufte.

Përveç këtyre klasifikimeve ka edhe ndryshime brenda një grupi; kështu, në të drejtën e trashëgimisë dhe atë familjare, femrat nuk kanë të njëtat të drejta si meshkujt. Në të drejtën trashëgimuese psh. ato janë të disfavorizuara por nga ana tjetër nuk kanë as detyrime për mjete jetese kundrejt pjesëtarëve të familjes. E drejta ndërkombëtare islamike (sijeri) përcakton pozitën juridike të femrave jo-myslimane madje në mënyrë më të favorshme se atë të meshkujve jo-myslimanë.

Ndryshime ndërmjet vendeve Redakto

Sheriati përbëhet nga burimet e ndryshme të përmendura më lart. Kjo sjell që sipas vendeve të aplikohen versione me ndryshime të vogla nga njëri-tjetri. Regullat për zbatimin konkret dalin vetëm duke interpretuar këto burime.[5] Traditat lokale që janë të integruara tek sheriati nuk shkojnë deri aty sa të bien në kontradiktë të hapur me rregullat e njohura të sheriatit. Prandaj edhe në Afganistan nën talibanët e drejta tradicionale fisnore pashtune ka ndikuar tek sheriati, gjë që psh. nuk ngjet në Arabinë Saudite, Iran ose Jordani.

shih edhe artikullin Fëkëhu

Veprimet e njerëzve Redakto

Pesë kategoritë Redakto

Sheriati, si shuma e instruksioneve islamike të detyrimeve, i grupon veprimet e njeriut në pesë kategori duke i vlerësuar ato si më poshtë:

  1. veprime të detyrës: (فرض fard (edhe farz) ose واجب vāxhib). Zbatimi i këtyre veprime shpërblehet ndërsa moskryerja ndëshkohet. Dallim bëhet ndërmjet detyrimeve individuale (فرض العين fard al-ayn) që duhet t'i përmbushë çdo mysliman dhe detyrimeve kolektive (فرض الكفاية fard al-kifāya‚ ‚detyrimi i kontributit të mjaftueshëm‘), ku mjafton që të marrë pjesë një numër i mjaftueshëm myslimanësh. Në kategorinë e parë bie psh. të falurit e pesëhershëm të përditshëm (صلاة, në kuran صلوة salat), në të dytën xhihadi.
  2. veprime të këshillueshme: (مندوب mandūb, مستحب mustahabb (mustehab) ose سنة sunna. Këto veprime shpërblehen ndërsa moskryerja nuk ndëshkohet.
  3. veprime të lejueshme, indiferente: (مباح mubāh ose halal (hallall). Individi mund të vendosë vetë për lënien ose kryerjen e veprimit. Ligji në këtë rast nuk parashikon as shpërblim, as ndëshkim.
  4. veprime të ulta, të papranueshme: (مكروه makrūh). Janë veprime që nuk i ndëshkon ligji por që moskryrja e të cilave lavdërohet.
  5. veprime të ndaluara: (حرام harām). Autori ndëshkohet ndërsa refuzuesi i tyre lavdërohet.[6]

Veprimet e ndaluara ndëshkohen në botën e këtejme me anë të dënimeve që parashikohen nga kurani (hudud ose hadd): konsumimi i alkoolit, imoraliteti, akuzimi i rremë për imoralitet, vjedhja, marrëdhëniet seksuale mes meshkujve dhe apostazia (ndërrimi i fesë); kjo e fundit ndëshkohet sidomos nëpërmjet sunna-s së profetit Muhamet dhe jo nëpërmjet përcaktimeve dënuese të kuranit.

Elementet përbërës të një veprimi Redakto

Në kryerjen e një veprimi sipas të drejtës islamike bëjnë pjesë elemente të ndryshëm, ku ndër të tjera bëjnë pjesë shtyllat bazë (اركان arkān), në mungesë të të cilave anulohet i gjithë veprimi. Një nga këto shtylla është qëllimi (نية nīya): një veprim, të cilit i mungon qëllimi, është i pavlefshëm. Gjithashtu veprimet vlerësohen gjithmonë sipas qëllimit që është i lidhur me to kështu që njerëzit duhet të heqin dorë nga gjykimi i njerëzve të tjerë pasi, sipas botëkuptimit islamik, vetëm zoti është në gjendje për këtë.

Duke konstatuar ekzistencën e këtyre elementeve të veprimit juristi islamik dallon nëse ai është i vlefshëm për t'u gykuar (صحيح sahīh) apo jo (باطل bātil).

Vlefshmëria Redakto

Për shumë myslimanë dhe teologë islamikë sheriati ka një vlefshmëri universale. Në disa vende islamike ai është baza për legjislativën (ligjvënësin). Rregullat relativisht të pakëta në lidhje me kultin vlejnë vetëm për myslimanët; anëtarë të feve të tjera (shih dhimmi dhe harbi) nuk preken nga to, megjithatë në disa vende ku sheriati formon tërësisht ose pjesërisht bazën për legjislativën, për ta vlejnë rregulla të veçanta që kufizojnë lirinë e fesë.

Në rastin kur nuk bëhet fjalë për ndalime por për raste të veçanta të ralla kur veprime të caktuara janë të detyrueshme (مكلف mukallaf), kjo shënohet në veçanti. Zakonisht duhet që autori të jetë në zotërim të plotë të fuqisë mendore (عاقل `ākil) dhe në moshë madhore (بالغ bāligh).

Shtetet me karakter të theksuar islamik të kohës së sotme Redakto

Në vitin 1990 në konferencën e 19-të ministrave të jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OIC) u ratifikua Deklarata e Kairos për të drejtat e njeriut në islam, e cila ka për qëllim të bëhet si linjë udhëzuese për ndërkohë 57 shtetet islamike anëtare të saj në fushën e të drejtave të njeriut. Në nenet e fundit 24 dhe 25 të saj përcaktohet e drejta islamike e legjitimuar fetarisht, sheriati, si e vetmja bazë për interpretimin e kësaj deklarate.

Kjo deklaratë konsiderohet nga apologjetët (komentues, shpjegues të fesë) si kundërpërgjigje e Deklaratës së Përgjithëshme të të Drejtave të NjeriutOKB-së, nga e cila ajo devijon konsiderueshëm duke bërë sheriatin si bazë për të drejtat e njeriut.

Zbatimi në praktikë i të drejtës islamike është shumë i ndryshëm mes vendeve islamike. Në disa shtete ekziston një identifikim (barazim) teokratik i drejtësisë zyrtare shtetërore dhe sheriatit, në të tjera ai është abroguar (hequr), në disa të tjera ai është (në frymën e pluralizmit ligjor) i vlefshëm vetëm për një pjesë të popullsisë.

Turqi sheriati është hequr nën Mustafa Kemal Atatürk-un me kushtetutën e 20 prillit 1924. Megjithatë në Anadollin lindor poliginia (martesa e shumëfishtë) (e ndaluar sipas kushtetutës turke) është pjesërisht e përhapur.

Tunizi ai është hequr me kushtetutën e 1 qershorit 1959. Vetëm neni 38 i kushtetutës tuniziane shkruan se presidenti duhet të jetë mysliman.[7]

Malezi ekziston një sistem ligjor dual, ku gjyqet islamike punojnë paralelisht me institucionet shtetërore civile. Tre prej 13 shteteve përbërëse federale lejojnë psh. rrahjen me kamxhik (fshikullimin) e femrave të dënuara sipas rregullave të sheriatit, megjithëse këtë e ndalon kodi penal kriminal në shkallë vendi.[8].

Në përgjithësi i përhapur është zbatimi i saj në fushën ligjore civile psh. në Algjeri, Indonezi dhe Egjipt.[9] Në disa vende sheriati vlen tërësisht, si psh. në Arabinë Saudite dhe Mauritani. Gjithashtu sheriati është në fuqi vetëm brenda zonave ku mbizotëron feja islame në (Nigeri, Sudan ose Indonezi. Shih edhe Konflikti me sheriatin në Nigeri).

Kështu psh. në vendet si Somali dhe Sudan ku ekzekutohen ndëshkime hadd, merret si provë për imoralitet edhe shtatzania e një gruaje të pamartuar ose të martuar, bashkëshorti i të cilës ka qenë i papranishëm. Në disa vende ndëshkohen edhe vetë gratë e përdhunuara duke u bazuar në të tilla forma „argumentesh“, si psh. në Arabinë Saudite ose në Iran.

Rëndësia e sheriatit në vendet islamike është duke u rritur vazhdimisht përsëri që prej mesit të viteve 1970. Edhe në Turqi, megjithëse shtet laicist, sa vijnë e shtohen zërat me influencë politike që kërkojnë rikthimin e të drejtës islamike, të sheriatit. Kështu shkruante gazeta ditore islamiste-nacionaliste Milli Gazete më 16 tetor 2006:

„Është e palogjikëshme, kontradiktore dhe absurde kur një njeri pretendon se është mysliman por kundra sheriatit. […] sheriati është një fjalë e shenjtë. Feja islame dhe sheriati janë e njejta gjë.“[10]

Nga ana tjetër, në botën islamike dëgjohen gjithmonë e më tepër ide interpretuese alternative për sheriatin, si Fazlur Rahman në Pakistan, Muhammad Shahrur në Siri, Abdulkarim Soroush në Iran, Muhammad Abed al-Jabri në Algjeri, Hassan Hanafi në Egjipt dhe jo së fundi edhe shumë teologë në Turqi.[11]

Sot sheriati është baza e jurisprudencës në Nigeri (në disa shtete federale), në Maledive, në Iran, në Arabinë Saudite, Bangladesh, Mauretani, Afganistan, Sudan (jo në Sudanin jugor), in Gambia, Senegal, Katar, Kuvajt, Bahrain, në Provincën Autonome Indoneziane Açeh, Jemen (këtu paralel me praktikimin e ligjeve të fiseve) dhe në zona të pjesëshme të Pakistanit[12]. Në Somali morrën komitët Bashkimi i Gjyqeve Islamike në qershor 2006 pushtetin në dorë në kryeqytetin Mogadishu pas viteve lufte civile, një grup që ka për qëllim kryesor të instalojë një rend ligjor të bazuar mbi sheriatin (psh. ndalimin e ndjekjes në televizion të kampionatit botëror të futbollit 2006). Ky grup u rrëzua veç sërish në fund të vitit 2006.

Në shtetet perëndimore sot Redakto

Në shtetet e industrializuara perëndimore si dhe në vendet e tjera me karakter jo-islamik në botë, e ndërmjetsuar nëpërmjet të së Drejtës Ndërkombëtare Private të vendit, sheriati mund të gjejë zbatim juridik. Megjithatë vlefshmëria e tij, psh. në Gjermani, has në kufijtë e saj në ordre public: kështu psh. nuk zbatohen normat që nuk përputhen me idetë themeltare ligjore. Në Britaninë e Madhe sheriati nuk vihet në zbatim nga gjykatat shtetërore, megjithatë ka gjyqe fetare arbitrazhi që mund të kërkohen në bazë vullnetare nga palët kundërshtare. Në këto raste zbatohet sheriati deri aty ku ky nuk bie ndesh me Common Law-in.[13]

Greqi sheriati vlen për pakicën myslimane (pomakët dhe turqit e Trakisë perëndimore) në rastet që prekin statusin individual dhe të drejtën familjare, përderisa pjesëtarët e pakicës dëshirojnë t'i ndreqin çështjet e tyre sipas sheriatit në vend të ligjit grek. Kjo gjë e ka burimin tek kontrata e Sèvresës.

Në disa vende si Afrika e Jugut, shqyrtohet mundësia e lejimit të një juridiksioni paralel, psh. në të drejtën martesore dhe familjare[14].

Arbitration Act-i kanadez (1991)[15] u ka lejuar kristianëve, çifutëve dhe myslimanëve në provincën Ontario të procedojnë mbi grindjet familjare (si padi divorci, kujdestarie dhe trashëgimie) pranë një gjyqi fetar arbitrazhi, në rast se të gjitha palët janë dakord me këtë. Vendimet e këtyre gjyqeve arbitrazhi kanë qenë të vlefshme juridikisht, derisa nuk kanë rënë në kundërshtim me ligjet kanadeze në fuqi duke bërë kështu që nga gjyqet myslimane në Ontario të zbatohet në raste të veçanta sheriati. Në shtator 2005 Arbitration Act-i u ndryshua (edhe si pasojë e protestave ndërkombëtare nga ana e organizatave për të drejtat e grave) në atë mënyrë që nuk janë më të mundura vendime në bazë ligjesh fetare.[16]

Në Hollandë zhvillohet intensivisht diskutimi mbi zbatimin e sheriatit, pas asaj kur ish-ministri hollandez i drejtësisë, demokristiani Piet-Hein Donner, pati deklaruar në shtator 2006 se mund ta përfytyronte mirë mundësinë e futjes së sheriatit në Hollandë, në qoftë se shumica e zgjedhësve do të ishte për këtë.[17] Ndërkohë është duke u diskutuar seriozisht kjo mundësi edhe në qarqet intelektuale universitare. Një simpozium në universitetin e Tilburgut më 3 maj 2007 iu përkushtua temës sheriati në Evropë duke ftuar islamologjisten palestinezo-amerikane Maysam al-Faruki nga Georgetown University në Washington, D.C., e cila nuk sheh ndonjë problem në rast se futet sheriati në Hollandë: „Të dy sistemet juridike mund të ekzistojnë pa vështirësi njëkohësisht“[18].

Në shkurt 2008, kreu i kishës anglikane, arqipeshkvi i Canterbury-t Rowan Williams, gjatë një interviste me BBC-në[19] e ka cilësuar si të „pashmangshme“ që të futen elemente të sheriatit në Common Law-in britanik. Duke „adoptuar në mënyrë konstruktive“ elemente të sheriatit mund t'u shmangeshin psh. gratë myslimane rregullave perëndimore të divorcimit (ndarjes). Kjo natyrisht nuk do të thotë, u shpreh ai, që të mbarten në perëndim „veprime çnjerëzore“ të praktikës juridike të vendeve islamike. Shprehjet e Williams-it hasën në indinjime të shumta në Britanininë e Madhe dhe brenda kishës anglikane, duke iu referuar asaj që nuk duhen lejuar sisteme të ndryshme juridike për grupe të ndryshme të popullsisë. Një mendim të kundërt mbron peshkopi anglikan i Rochester-it Michael Nazir-Ali, i cili është vetë i arratisur në Bitaninë e Madhe si pasojë e kërcënimeve me vrasje nga ana e myslymanëve pakistanezë.[20]

Kritikuesit i kundërvihen zbatimit të sheriatit në vendet perëndimore duke thënë se sheriati është i papajtueshëm me Deklaratën e përgjithëshme të të drejtave të njeriut. Gjykata evropiane për të drejtat e njeriutStrasburg (ECHR) ka gjykuar në disa procese që sheriati është „inkompatibël (i papërputhshëm) me parimet themeltare të demokracisë“[21].

Kuptimi mistik Redakto

sufizëm (mistika islamike) sheriati ka një rëndësi si baza për rrugën në kërkim të zotit. Stacione të tjera janë si më poshtë: tarika (rruga mistike), hakika (e vërteta) dhe ma’rifa (njohja, të kuptuarit). Mistiku i njohur Ibn Arabi (1165–1240) i përshkruan këto stacione në këtë mënyrë: Në nivelin e sheriatit ekziston „e jotja dhe e imja“. Kjo do të thotë që ky ligj fetar rregullon të drejtat e individit dhe marrëdhëniet etike ndërmjet njerëzve. Në nivelin e tarika-s është „e imja, e jotja dhe e jotja, e imja“. Nga sufit pritet që ta trajtojnë njëri-tjetrin si vëllezër e mortra duke marrë pjesë reciprokisht në gëzimet, dashamirësinë dhe pronën e secilit. Në nivelin e të vërtetës (hakika) nuk ekziston „as e imja, as e jotja“. Sufit e përparuar e kuptojnë se gjithëshka vjen nga zoti dhe se ata vetë janë vetëm administrues që nuk kanë në zotërim asgjë. Ata që e kuptojnë të vërtetën nuk interesohen për pronë, pasuri dhe formalitete në përgjithësi. Në nivelin e njohjes ose të të kuptuarit (ma’rifa) nuk ekziston „as unë, as ti“. Njeriu e kupton se asgjë dhe askush nuk është i shkëputur nga zoti.

Shih edhe Redakto

Literaturë Redakto

  • Gotthelf Bergsträsser: Grundzüge des islamischen Rechts. (Tiparet kryesore të të drejtës islamike) Berlin 1935.
  • Tilman Nagel: Das islamische Recht. Eine Einführung. (E drejta slamike. Hyrje) Westhofen 2001
  • Miklos Muranyi: Fiqh. Në: Grundriss der Arabischen Philologie (Skicë e filologjisë islamike). Vol. II: Literaturwissenschaft. (Hrg. Helmut Gätje), Dr. Ludwig Reichert Verlag, Wiesbaden 1987. F. 298-325. ISBN 3-88226-145-5
  • Said Ramadan: Das islamische Recht. Theorie und Praxis. (E drejta islamike. Teori dhe praktikë) Wiesbaden 1980, ISBN 3-447-02078-4
  • Eduard Sachau: Das Recht der Scharia. (E drejta e sheriatit), Neuauflage. Frankfurt a.M. 2004
  • Eduard Sachau: Muhammedanisches Recht nach schafiitischer Lehre. (E drejta muhamedane sipas toerisë shafiite) Stuttgart 1897. Ky libër është i disponueshëm online: http://www.archive.org/details/muhammedanische00sachgoog
  • Joseph Schacht: An introduction to Islamic law (Hyrje në të drejtën islamike) Oxford 1991.
  • Christine Schirrmacher: Die Scharia – Recht und Gesetz im Islam, (Sheriati, e drejta dhe ligji në fenë islame) Holzgerlingen 2007, ISBN 978-3-7751-4657-9
  • Wael B. Hallaq: The origins and evolution of Islamic law (Origjina dhe zhvillimi i të drejtës islamike), Cambridge 2005.

Referime Redakto

  1. ^ Annemarie Schimmel: Die Religion des Islam. (Feja islame)
  2. ^ Bodiveau cituar në: Alexandra Petersohn, Disertacion. Bonn 1999: Islamisches Menschenrechtsverständnis unter Berücksichtigung der Vorbehalte muslimischer Staaten zu den UN-Menschenrechtsverträgen (Konceptimi islamik i të drejtave të njeriut duke përfshirë rezervat e shteteve islamike ndaj marrëveshjeve mbi të drejtat e njeriut të UN).
  3. ^ O. Spies dhe E. Pritsch: Klassisches islamisches Recht. (E drejta islamike klasike) Në: Bertold Spuler (Botues): Handbuch der Orientalistik (Manual i orientalistikës). Erste Abteilung (Pjesa e parë): Der Nahe und der Mittlere Osten (Lindja e afërme dhe e mesme). Ergänzungsband III (Volumi shtesë. III): Orientalisches Recht (E drejta orientale). Brill, Leiden/Köln 1964. f. 222
  4. ^ The Encylopaedia of Islam, vol. IX, f. 321
  5. ^ Gazeta Die Zeit: Endlich Recht bekommen – Warum Menschen von Pakistan bis Somalia die Scharia wollen (Marrja më në fund e të drejtës. Pse njerëzit nga Pakistani deri në Somali kërkojnë sheriatin.), 5 mars 2009
  6. ^ M. Muranyi: Fiqh. Në: Helmut Gätje (botues): Grundriß der arabischen Philologie. (Vështrim i përgjithshëm i filologjisë arabe). Vol. II: Literaturwissenschaft. Wiesbaden 1987. f. 298–299
  7. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 janar 2011. Marrë më 28 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ Vgl. Malaysian Groups Condemn Caning of Women in Shariah Sex Case, Bloomberg.com, 18. Feb. 2010 [1]
  9. ^ Kështu u shpreh psh. teologu me autoritet i universitetit të Azhar-it, Mohammad Al-Ghazali, si dëshmitar në një proces gjyqsor, i cili u morr me vrasjen e intelektualit Faraxh Fauda si pasojë e një fatve: „Ai që flet publikisht kundra zbatimit të sheriatit të zotit, është një i pafe, një apostat. Është një detyrë për ta vrarë atë“ (shih. artikullin mbi Faraxh Fauda-n)
  10. ^ "Milli Gazete". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2008. Marrë më 28 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Prof. Dr. Ömer Özsoy in Die fünf Aspekte der Scharia und die Menschenrechte Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine (Pesë aspektet e sheriatit dhe të drejtat e njeriut)
  12. ^ Tagesschau: Scharia-Recht gilt künftig im Nordwesten Pakistans (Sheriati do të jetë në fuqi në Pakistanin veriperëndimor)
  13. ^ J. Waardenburg: Muslims and Others, Walther de Gruyter, 2003, f. 316.
  14. ^ Vgl. Legalbrief Today (Afrika e Jugut): Muslim Marriages Bill allows two systems to act in parallel, 8. Feb. 2010 [2] Arkivuar 13 nëntor 2011 tek Wayback Machine
  15. ^ Arbitration Act
  16. ^ Abänderung des Arbitration Act Arkivuar 4 mars 2011 tek Wayback Machine (Ndryshimi i Arbitration Act)
  17. ^ Donner naïef in uitspraken sharia, Radio Nederland, 13. September 2006 [3] Arkivuar 16 maj 2007 tek Wayback Machine
  18. ^ "„sharia kan zonder probleem in Nederland worden ingevoerd'"". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2012. Marrë më 28 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ heute.de: England entrüstet über Scharia-Erzbischof (Anglia e indinjuar ndaj arqipeshkvit të sheriatit)
  20. ^ Kath.net: Bischof Nazir-Ali spricht trotz Todesdrohungen weiter über den Islam Arkivuar 9 nëntor 2011 tek Wayback Machine (Peshkopi Nazir-Ali flet sërish mbi fenë islame megjithë kërcënimet me vdekje), 25. Februar 2008
  21. ^ Kështu psh. në: EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS, Solemn hearing of the European Court of Human Rights on the occasion of the opening of the judicial year, Thursday, 22 January 2004, F. 2 [4]