Harbi
Termi juridik arabo-islamik harbī, (arabisht حربي = ḥarbī), do të thotë i përkthyer direkt „i luftës" dhe cilëson të gjithë jo-myslimanët e panënshtruar, që sipas konceptit klasik ka të bëjë me të gjithë jo-myslimanët që jetojnë jashtë zonës së sundimit islamik.[1]
E drejta klasike islamike njeh tre grupe njerëzish: myslimanët, dhimmi-t dhe harbī-t. Vendet e harbī-ve quhen Dār al-harb („shtëpia e luftës“ ose zonë lufte).
Meqenëse harbī-t zakonisht konsiderohen si armiq të myslimanëve, shari'a urdhëron luftën kundra tyre. Në rast se ata kërkojnë të hyjnë në zonën islamike (dar al-islam), duhet garantuar e drejta e tyre për mbrojtjen e jetës dhe të pronës nëpërmjet amān-it, kontratës për mbrojtje të përkohshme, të cilin mund ta lidhë çdo mysliman me harbī-in. Në këtë rast harbī bëhet musta'min.
Ḥarbīt mund të trajtohen gjatë luftës në mënyra të ndryshme. Ata lejohet që:
- të vriten (shih për këtë edhe Banu Kuraiza dhe kuranin 47:4, 2:191, 4:89).
- të skllavërohen (shih për këtë edhe Banu Kuraiza).
- të dëbohen (shih për këtë edhe Banu Nadir dhe kuranin, suren 59).
- prona e tyre të merret si plaçkë lufte.
Përfundimi i gjendjes së luftës mund të ndodhë në mënyra të ndryshme:
- Nëpërmjet pranimit të fesë islame.
- Nëpërmjet nënshtrimit ndaj një sundimi islamik sipas kontratës së dhimmah-s (vetëm për të krishterët, çifutët dhe zoroastristët).
Marrëveshja e paqes është e pamundur sipas të drejtës klasike islamike, vetëm armëpushimi i quajtur hudna për e shumta dhjetë vjet lejohet.
Gratë e skllavëruara të harbi-ve myslimanët lejohet t'i bëjnë konkubinat e tyre (gra pa kurorë), pasi me anë të marrjes si plaçkë lufte martesat ekzistuese prishen automatikisht. Muhamedi ka vepruar kështu edhe me Rajhana bint Zaid ibn Amr e fisit Banu Kuraiza.
Zbatimi i konceptit të harbi-t sot
RedaktoTeologët myslimanë shprehen edhe sot se harbi-t nuk kanë as të drejtën e mbrojtjes së jetës, as të pronës.[2] Kështu psh. ka deklaruar sipas Middle East Media Research Institute (MEMRI) Yusuf al-Qaradawi, me influencë në botën islamike, në vitin 2003:
- It has been determined by Islamic law that the blood and property of people of Dar Al-Harb [the Domain of Disbelief where the battle for the domination of Islam should be waged] is not protected. Because they fight against and are hostile towards the Muslims, they annulled the protection of his blood and his property. [3]
- (shqip: Është përcaktuar nga e drejta islamike [shari'a] se gjaku dhe prona e njerëzve të dar al-harb-it nuk janë të mbrojtura sepse ata i luftojnë dhe janë armiqsorë ndaj myslimanëve, ata e kanë humbur të drejtën e mbrojtjes së gjakut dhe pronës së vet.)
MEMRI (Middle East Media Research Institute) citon kryemyftiun e Egjiptit të autorizuar nga qeveria, Dr. 'Ali Gum'a, me këtë thënie mbi xhihadin dhe vrasjen e harbi-ve:
- Question: "Is it permitted to kill an Israeli traveling outside the borders of his land?"
- Sheikh Gum'a: "Yes, it is permitted to kill him, because he is a Harbi and the Harbi spreads corruption throughout the face of the earth."[4]
- (shqip: Pyetje: "Lejohet të vritet një izraelit që ndodhet në udhëtim jashtë kufijve të vendit të vet?"
- Sheik Gum'a: "Po, ai lejohet të vritet sepse është harbi dhe harbi-t shpërndajnë prishje mbi faqen e tokës.")
Vihet re se në këtë formulim gjen shprehje parafrazimi i sures 5, vargut 33 të kuranit: „Shpërblimi i atyre që bëjnë luftë kundra zotit dhe të dërguarit të tij dhe synojnë ethshëm për të bërë të keqe (kudo) në vend...“ [5]
Shkrimtari Amir Taheri citon në librin e tij "Të vrasësh për allahun" fjalët e Ajatollah Khomeini-t të 12 dhjetorit 1984:
- Po t'u lejohet të pafeve të vazhdojnë të luajnë rolin e prishësve të botës, ata do të gjejnë një ndëshkim moral edhe më të rëndë. Kështu që ne u bëjmë në të vërtetë një të mirë kur i vrasim për t'u dhënë fund aktiviteteve të tyre të kompromentuara, pasi në këtë mënyrë ndëshkimi i tyre përfundimtar do të jetë më i lehtë. [...] Luftëtarët tanë të rinj [...] e dinë se vrasja e të pafeve është një nga detyrat më fisnike që allahu ka për njerëzit. [6]
Islamisti indonezian dhe një ndër themeluesit e organizatës terroriste islamiste Xhemaah Islamijah, Abu Bakar Bashir-i, u shpreh kështu në një intervistë:
- Q. You say that it is fardh ‘ain [an individual obligation] for Muslims to wage jihad against Infidels.
- A. There are two types of infidels. The infidel who is against Islam and declares war on Islam is called kafir harbi [enemy infidel]. The second type is kafir dhimmi [protected infidel]. These are people who don’t fight against Islam, but don’t embrace it either and basically remain neutral. [...]
- Q. In regard to the global condition, what kind of things can the West, especially America, do to make this world more peaceful. What kind of attitudes must be changed?
- A. They have to stop fighting Islam, but that’s impossible because it is “sunnatullah” [destiny, a law of nature], as Allah has said in the Qur’an. They will constantly be enemies. But they’ll lose. I say this not because I am able to predict the future but they will lose and Islam will win. That was what the Prophet Muhammad has said. Islam must win and Westerners will be destroyed. But we don’t have to make them enemies if they allow Islam to continue to grow so that in the end they will probably agree to be under Islam. If they refuse to be under Islam, it will be chaos. Full stop. If they want to have peace, they have to accept to be governed by Islam.[7]
- (Shqip: Pyetje: Ju thoni se është fard 'ain (detyrim individual) për myslimanët që të luftojnë kundra të pafeve?
- Përgjigje: Ka dy lloje të pafesh. Të pafetë që janë kundra fesë islame dhe i shpallin luftë fesë islame quhen kafir harbi [të pafe të luftës]. Të dytët janë kafir dhimmi [të pafe të mbrojtur]. Këta janë të pafetë që nuk luftojnë kundra fesë islame por as nuk e pranojnë atë duke mbajtur qëndrim neutral. [...]
- Pyetje: Në lidhje me gjendjen në botë, ç'farë duhet të bëjë perëndimi, veçanërisht Amerika, për ta bërë botën më paqësore? Cilat pikëpamje duhen ndryshuar?
- Përgjigje: Ata duhet të pushojnë së luftuari fenë islame, por kjo është e pamundur sepse kjo është “sunnatullah” [predestinim, paracaktim], siç e ka thënë allahu në kuran. Ata do të jenë gjithmonë armiq. Por ata do të humbin. E them këtë jo sepse unë jam i aftë të parashikoj të ardhmen por ata do të humbin dhe feja islame do të fitojë. Kjo është ajo që ka thënë profeti Muhamed. Feja islame duhet të fitojë dhe perëndimi do të shkatërrohet. Por ne nuk ka nevojë t'i bëjmë ata armiq, në qoftë se ata e lejojnë fenë islame të rritet kështu që ata ndoshta të pranojnë të jenë nën fenë islame [sundimin islamik]. Në qoftë se ata nuk pranojnë të jenë nën fenë islame [sundimin islamik], kjo do të çojë në kaos. Pikë. Në qoftë se ata duan paqe, duhet të pranojnë të jetojnë nën sundimin e fesë islame.)
Në vitin 2003 sekretari parlamentar i shtetit, i kryeministrit malezian Mahathir, Datuk Noh Omar, i cilësoi anëtarët e partisë opozitare maleziane Democratic Action Party (DAP) si "kafir harbi" që janë "halal al-dam v-al-mal", dmth. jo-myslimanë armiqsorë, derdhja e gjakut të të cilëve dhe marrja e pronës lejohen. [8]
Literaturë
Redakto- Eduard Sachau: Muhammedanisches Recht nach Schafiitischer Lehre (E drejta islamike sipas drejtimit shafiit). Stuttgart 1897.
- Bernard Lewis: The Political Language of Islam. University of Chicago Press, 1988. f. 132
- Joseph Schacht: Amān në The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 1, f. 429
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 1, f. 429
- ^ Megjithatë duhet vënë re se sipas përkufizimit të sotëm termi dār al-harb cilëson ato vende, ku myslimanët nuk gëzojnë liri feje ose ku në një mënyrë tjetër shtypen; shih për këtë psh. fatva-n e ish-kryetarit të komisionit të al-Azhar-it, sheikut Atiya Sakr.[1] Arkivuar 6 dhjetor 2007 tek Wayback Machine
- ^ Al-Qaradhawi Speaks In Favor of Suicide Operations at an Islamic Conference in Sweden
- ^ The New Egyptian Mufti - Dr. Sheikh 'Ali Gum'a: Opinions About Jihad, Supporting Suicide Bombings, and Forbidding Muslims in the U.S. Military From Fighting Other Muslims
- ^ Në kuran ky pasazh është:(arabisht ويسعون في الأرض فسادا = va-jasʿauna fī ʾl-arḍi fasādan) - përkthyer sipas Rudi Paret
- ^ Amir Taheri: Holy Terror. The Inside Story of Islamic Terrorism, Adler & Adler, 1987, f. 173. ISBN 3-426-77020-2
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2008. Marrë më 13 nëntor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Nor Omar should be punished for calling DAP "kafir harbi "(belligerent infidels)