Si konkubinat (latinisht concubitus, bashkim seksual) cilësohet forma e marrëdhënieve seksuale të vazhdueshme dhe jo të fshehta ndërmjet mashkullit dhe femrës, disa meshkujve ose disa femrave, e cila nuk përcaktohet nëpërmjet të drejtës martesore. Partneri femër i marrëdhënies së konkubinatit quhet konkubinë ndërsa forma mashkullore e kësaj fjale nuk ekziston.

Vështrim i përgjithshëm

Redakto

Sipas kontekstit historik dhe kulturor, është e mundur që fëmijët që lindin nga marrëdhëniet në konkubinat, nuk kanë të drejtë trashëgimie kundrejt të atit, çka paraqet një nga dallimet kryesore ndërmjet konkubinatit, martesës dhe poligamisë („martesës së shumëfishtë“).

Konkubinati është në këtë mënyrë shpesh i nxitur nga prirja për të mos ndarë pretendimet për pushtet, sundim dhe pronë. Në këtë mënyre forma e konkubinatit kufizohej edhe në shumicën e rasteve brenda shtresave të pasura dhe me pushtet socialo-politik por duke u shfaqur aty në të gjitha kulturat, nga mesjeta e krishterë evropiane deri në Perandorinë e Kinës, Perandorinë Japoneze dhe shoqëritë koloniale të Indisë Hollandeze. Meqenëse përkufizimi i konkubinatit tradicional i referohet gjithnjë martesës heteroseksuale, dalin këtu vështirësi në përdorimin e termit në mënyrë globale (të përgjithshme). Këtu bëjnë pjesë dallimi nga polikoitia (bashkimi i përzier seksual), poligamia, marrëdhëniet jashtë-martesore dhe prostitucioni. Ky term është i përdorshëm vetëm në mënyrë të kufizuar për marrëdhëniet homoseksuale dhe vetëm atëherë kur për to bëhet fjalë për marrëdhënie partneriteti (bashkëjetese) jo të formës së bashkëjetesës së njohur ligjërisht ose të atyre martesore.

Konkubinati në Romën e lashtë

Redakto

Romën e lashtë konkubinati ka qenë marrëdhënia ndërmjet dy njerëzve të lirë (jo skllevër), të cilët nuk mund ose nuk donin të martoheshin ligjërisht, si psh. sundimtari i një province dhe një grua vendase nga kjo provincë, me të cilën ai nuk martohej dot për shkak të pozitës që kishte. Si kusht për konkubinatin ishin mosha madhore dhe pëlqimi i të dy palëve. Paja nuk ishte e nevojshme. Fëmijët e lindur nga kjo marrëdhënie nuk i nënshtroheshin autoritetit atëror (patria potestas), merrnin mbiemrin e nënës dhe vlenin si ilegjitim (të paligjshëm).

Ushtarët e ushtrisë romake lejohej deri në fund të shekullit të dytë para Krishtit të martoheshin vetëm pasi të kishin kryer 25 vjet shërbim ushtarak, gjë për të cilën u premtohej si shpërblim shtetësia romake (diploma ushtarake romake). Për t'iu shmangur kësaj pengese jetonin edhe ata shpesh në konkubinat.

Konkubinati në zonën e kulturës kristiane

Redakto

Sipas të drejtës kishtare katolike celebrimet që bëheshin brenda zonës së vlefshmërisë së Koncilit të Trentos dhe të të drejtës martesore të lidhur me të, jo në prani të priftit katolik të autorizuar, vlenin deri në shekullin e 20-të si konkubinat. Kjo vlente për martesat ndërmjet anëtarëve të kishave të tjera (psh. të asaj protestante) të celebruara në prani të priftit protestant po ashtu si dhe për thjesht martesat civile. Por për zona të caktuara ndikimi i dekretit të Trentos për këto martesa u pezullua, për herë të parë nëpërmjet konstitucionit (përmbledhjes ligjore) të papës Benedikti XIV të 4 nëntorit 1741 (Benedictina), si pasojë e të cilit martesa protestante nuk konsiderohej më si konkubinat.

Sot ky term përdoret në pratikën gjuhësore të zakonshme më tepër për të theksuar dallimin nga bashkëjetesa martesore.

Konkubinati në fenë islame

Redakto

Konkubinati në kontekstin islamik ka kuptimin e një marrëdhënieje seksuale formale por jo detyrimisht afatgjate ndërmjet burrit dhe skllaves (shih Skllavëria dhe feja islame). Për konkubinën ka në arabisht disa emra. Kështu psh. përdoreshin për të cilësuar konkubinën emra si surrīya (nga surūr = gëzim, kënaqësi), hazīra (e dashur; rrethim) dhe emra të tjerë. Konkubinati, i cili në shoqëri të tjera ka qenë i ndaluar ose e pakta nuk shihej me sy të mirë, njihet në fenë islame nga ligji dhe ka qenë pjesë përbërëse e skllavërizmit islamik.

Sipas jurisprudencës myslimane çdo marrëdhënie seksuale jashtë-martesore është zakonisht e ndaluar. Por megjithatë këtu është bërë një përjashtim: marrëdhënia seksuale e një mashkulli mysliman me skllaven e tij sipas këtij koncepti ligjor lejohej, vetëm se ai duhej ta kishte skllaven nën zotërimin e vet. Marrëdhënia seksuale me skllaven e një të zoti tjetër ka qenë përndryshe e ndaluar. Gjithashtu duhej që konkubina të ishte nga ana ligjore skllave, por veç jo çdo skllave shërbente edhe si konkubinë. Konkubina ishte në një farë mënyre një skllave e specializuar kryesisht për shërbime seksuale, ku specializimi dhe ndarja e punës mes skllaveve vareshin natyrisht nga madhësia e haremit. Kështu psh. një skllave në një harem fare të vogël, ose kur ajo i shërbente si e vetme të zotit, duhej të ketë pasur për detyrë të përmbushte vazhimisht edhe detyrime seksuale.

Marrëdhëniet seksuale nuk praktikoheshin vetëm për të kënaqur epshin por i shërbenin shpesh qëllimit për t'i siguruar të zotit pasardhës. Fëmijët që bëheshin nga i zoti i skllaves ishin të lirë dhe kishin të njëjtin status ligjor si dhe fëmijët e një nga grave të tij të tjera (psh. si trashëgimtarë). Duke lindur një fëmijë të lirë konkubina merrte statusin e një umm valad (أمّّ ولد). Liria e fëmijëve të një skllaveje varej natyrisht nga ajo nëse i zoti i saj e pranonte atësinë e tij. Por mosnjohja e atësisë ishte praktikisht pothuaj e parealizueshme pasi i zoti duhej të dëshmonte në këtë rast me prova shkeljen si pasojë e kontaktit seksual të ndaluar të skllaves së tij me një mashkull tjetër. Statusi ligjor i fëmijëve të një umm valad-i ishte i pazakontë pasi në kultura të tjera liria e fëmijëve të një skllaveje zakonisht nuk ka qenë e garantuar (jurisprudenca romake). Të qënit nënë e një fëmije të lirë sillte gjithësesi rritjen e statusit të skllaves. Një ngritje e tillë në rëndësi pasqyrohej edhe në ngritjen e statusit ligjor të skllaves pasi, pas lindjes së një fëmije të lirë, sipas konceptimit të përhapur juridik, ajo nuk lejohej më të shitej ose të jepej hua dhe pas vdekjes së të zotit ajo ishte e lirë. Ky rregull, sipas mendimit të orientologut Joseph Schacht (EI – umm walad), është përhapur jo që në kohën kur ishte gjallë Muhamedi por vetëm nën kalifin Umar dhe është vërtetuar nga ana e drejtimeve juridike të lindura më vonë. Duhet pasur parasysh se edhe ummahat valad, përderisa ato nuk lihen të lira përpara se të vdesë i zoti, vazhdonin të ishin skllave që nuk kishin kurrëfarë të drejte kujdestarie ndaj fëmijëve të tyre dhe për të cilët i zoti kishte të drejtë të dispononte gjithnjë në mënyrë të pakufizuar. Se ç'status gëzonte si përfundim një umm valad, kjo varej natyrisht në radhë të parë nga opinioni dhe pranimi nga ana shoqërore. Nën sundimin e hershëm abbasid ky ishte i konsiderueshëm. Disa konkubina gëzonin në atë kohë madje më shumë liri se gratë e lira duke u bërë deri në një farë mase të njohura, shumë të respektuara dhe duke ndjekur një jetë luksoze në sarajet dhe dhomat me skllevërit e vet.

Edhe pse konkubinat gëzonin në përgjithësi shumë respekt, ato nuk lejohej t'i refuzonin të zotit të tyre shërbimet, qoftë edhe ato me karakter seksual. Ato duhej t'i bindeshin në mënyrë të pakufizuar të zotit të tyre ashtu si çdo skllav tjetër. Pronari i skllevërve nuk njihte pothuajse kurrfarë kufizimi ligjor. Ai lejohej të zotëronte një numër të pakufizur konkubinash dhe t'i përdorte ato sipas dëshirës. Megjithatë ka pasur kushte të veçanta, të cilat i ndalonin pronarit të kryente marrëdhënie seksuale me një skllave. Këtu bënin pjesë:

  1. pronari dhe skllavja ishin të afërm nga gjaku.
  2. skllavja ishte e martuar me një mashkull tjetër.

Jurisprudenca islamike e ndalonte kështu disponimin seksual (edhe pse ky vlente për pronarin në përgjithësi pa kufizim) vetëm atëherë kur duhej penguar kontakti me një të afërm nga gjaku ose kur një i tretë mund të nxirrte pretendime seksuale ndaj skllaves.

Skllavet femra nevojiteshin kryesisht si konkubina ose shërbëtore. Të zotit mysliman i jepte ligji të drejtën e shfrytëzimit seksual të skllaveve të tij. Ndërsa një femre të lirë që kishte vetë në zotërim skllevër meshkuj nuk i jepej një e drejtë e tillë.[1] Sipas të drejtës islamike marrja dhe mbajtja e skllaveve femra për qëllime seksuale ka qenë e ligjshme dhe ky ka qenë edhe motivi kryesor për marrjen e skllaveve gjatë historisë islamike.[2] Prona e një skllavi i përkiste të zotit të tij vetëm në rast se ky kusht ishte përfshirë në kontratën e lirimit duke i lejuar skllavit të fitonte të ardhurat e veta në mënyrë që të arrinte të paguante lirimin e vet ose edhe çmimin e nuses. Feja islame lejon marrëdhëniet seksuale jashtë-martesore ndërmjet të zotit dhe skllaves. Kjo gjë bazohet në kuran, kur aty bëhet fjalë për ma malakat ajmanukum ose "atë që keni në dorën e djathtë".[3][4]

fenë islame, „meshkujt janë të detyruar të martohen në radhë të parë me gra të lira por, në rast se ata nuk arrijnë dot të paguajnë çmimin e nuses, atyre u thuhet të martohen me gra skllave se sa të bëjnë veprime të ndaluara.“[5] Një nga argumentet (arsyet) e paraqitura nga feja islame për të përligjur konkubinatin është se ai „kënaq dëshirat seksuale të skllaveve femra duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e imoralitetit në radhët e bashkësisë myslimane.“[6] Disa drejtime juridike e kufizojnë konkubinatin në nivelin e marrëdhënieve monogame ndërmjet skllaves dhe të zotit të saj.[7] Sipas Sikaingas, "skllavet femra kanë qenë në shumë shoqëri myslimane si plaçkë lufte për pjesëtarët e fisit të të zotit, fqinjët e tij ose miqtë vizitorë."[8]

Në jurisprudencën shiite është për të zotin e një sklaveje e paligjshme t'i lejojë një të treti të shfrytëzojë atë për marrëdhënie seksuale. Teologu shiit Shajkh al-Tusi thotë: ولا يجوز إعارتها للاستمتاع بها لأن البضع لا يستباح بالإعارة „Nuk lejohet të jepet hua (skllavja) për të kënaqur të tjerët pasi marrëdhëniet seksuale nuk mund të legjitimohen nëpërmjet dhënies hua“[9] dhe teologët shiitë al-Muhakik al-Kurki, Allamah al-Hilli dhe Ali Asghar Mervarid nxjerrin këtë rregull: ولا تجوز استعارة الجواري للاستمتاع "Nuk lejohet të jepet hua skllavja për arsye marrëdhëniesh seksuale"[10]

Literaturë

Redakto
  • Raimund Friedl: Der Konkubinat im kaiserzeitlichen Rom. Von Augustus bis Septimius Severus, Stuttgart 1996
  • Elka Hartmann: Heirat, Hetärentum und Konkubinat im klassischen Athen, Frankfurt am Main 2002
  • Paul Martin Meyer: Der römische Konkubinat nach den Rechtsquellen und den Inschriften, Leipzig 1895, Neudruck Aalen 1966
  • Joseph Schacht: An Introduction to Islamic Law. f.128-129. Oxford 1964
  • Sikainga, Ahmad A. (1996). Slaves Into Workers: Emancipation and Labor in Colonial Sudan. University of Texas Press. ISBN 0-292-77694-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bloom, Jonathan; Blair, Sheila (2002). Islam: A Thousand Years of Faith and Power. Yale University Press. ISBN 0-300-09422-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Lewis, Bernard Race and Slavery in the Middle East. New York: Oxford University Press. 1990. ISBN 0-19-505326-5. F. 14
  2. ^ R. Brunschvig në: The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Leiden 1971, f. 13.
  3. ^ Shih: Tahfeem ul Qur'an [1]Saxhid Abul Ala Maududi-t, vëll. 2 prej f. 112-113 shënimi 44; shih edhe komentet e vargjeve (Kuran 23:1)[2] Arkivuar 7 janar 2011 tek Wayback Machine: vëll. 3, shënimi 7-1, f. 241; 2000, Islamic Publications
  4. ^ (تفسير ابن كثير) Tafsir ibn Kathir 4:24 [3]
  5. ^ Tucker, Judith E.; Nashat, Guity. Women in the Middle East and North Africa. Indiana University Press. 1999. ISBN 0-253-21264-2. f. 42
  6. ^ Sikainga (1996), f. 22
  7. ^ Bloom and Blair (2002), f. 48
  8. ^ Sikainga (1996) f.22
  9. ^ Shaykh al-Tusi tek Al-Mabsut, vëllimi 3, faqe 57
  10. ^ al-Muhaqiq al-Kurki në Jame'a al-Maqasid, vëllimi 6, faqe 62, Allamah al-Hilli në Al-Tadkira, vëllimi 2, faqe 210 dhe Ali Asghar Merwarid në Al-Yanabi al-Fiqhya, vëllimi 17, faqe 187