Türkan Şoray 28 qershor 1945 Stamboll, e njohur si Shamikuqja lindi në mesin e një familjeje të varfër.Falë një komshiu aktor, Soray dërgohet në sheshin e xhirimit të një filmi. Aty, hedh hapat e para drejt kinematografisë.Tërheq vëmendjen veçanërisht të shtypit dhe kështu arrin të bëhet ikonë e faqeve të para të revistave më prestigjoze të kohës.

Aktorja turke e njohur si Shamikuqja Türkan Şoray

Vlerësime

Redakto

Në vitet 1960 rritet dhe grafiku i suksesit të Şoray-it. "Jetë e hidhur" (1963) është kthesa e parë në jetën kinematografike të Türkan Şoray. Roli i saj në këtë film është më kompakt në krahasim me ata të filmave të luajtur më pare.Me rolin e luajtur në këtë film nderohet me çmimin Aktorja më e Mirë në Festivalin e Parë të Filmit në Antalia (Provincë), 1964. Në vitet 1965 arrin të bëhet "Gruaja numër një e kinematografisë turke". Merr pozicionin e saj në mesin e katër aktoreve të tjera legjendare të kinematografisë turke; Fatma Girik, Hülya Koçyiğit, Filiz Akın.

Në fillim të viteve 1970 ajo realizonte 10-12 filma në vit. Në këto kohë bëhet ndërhyrje në veprat e shkrimtarëve të shquar, ndonëse e vështirë të thyhet tradita e audiencës, fillon të luajë role në filma me temë përtej asaj që populli ishte mësuar të ndiqte.Punon me regjizorë të mirënjohur të kinematografisë turke (Atıf Yılmaz, Osman Seden, Halit Refiğ).Në vitin 1972 hapet një periudhë e re në jetën profesionale të saj. Në këtë vit do të vulosë fatin e saj me dy filma, "Xhemo" dhe "Kthimi" që ishte dhe filmi i parë si regjisore. Filmi pati shumë kritika por edhe qarqet intelektuale të kinemasë që në fillim e pranuan me vështirësi filmin, u përulën me mirënjohje ndaj kësaj pune të arritur. Në vitin 1973 filmi “Kthimi” fiton çmim të veçantë në "Festivalin e Filmit në Moskë". Me filmin "Dënimi" në vitin 1973 realizon provën e dytë si regjisore.

Jeta artistike në kinema

Redakto

Në fillimin e viteve 70 në kalimin që u bë nga komeditë dhe dramat në filma më realistë dhe me më shumë personazhepati shumë kontribut kritika me vend që zgjati thuajse vite me radhë. Por arsyeja kryesore është ndryshimi i përgjithshëm i shoqërisë turke të atyre viteve. Për herë të parë regjisorët vënë dorë në çështje reale, hedhin shikimin nëshkrepat e Anadollit dhe zbulojnë dramën e gruas fshatare. Me në krye Türkan Şoray edhe yjet e tjerë te njohur të kinemasë filluan të ndërtonin portretin e admirueshëm të gruas ndër vite. Në vitin 76 Şoray hipën edhe një herë në skenë me regjizurën e tretë të saj në filmin “Gjyqtari i Bodrumit”. Në vitin 1977 ndërmerr rol nënjë ndër filmat më të bukur të saj, në atë legjendë, me titull “Shamikuqja”. Me këtë film Şoray fiton çmimin "Aktorja më e Mirë". Në 1981 rikthehet me regjizurën e saj në filmin 'Sikur ta Vrisnin Gjarprin" . Do të bëhej kalimi nga yll kinematografie në regjisore filmi. Në vitin 1983 pavarësisht përpjekjeve të rezistimit të filmave të thjeshtë në Kinematografinë Turke do të triumfojnë "filmat për gruan" që gjykojnë botën e femrës. Në 1980 me filmin e saj "Mine" do të hapë në Kinematografinë Turke rrymën e "Filmit për gruan'”, filma që me guxim trajtojnë problemet shoqërore të grave. Telenovela "Pranverë e dytë" do të zërë një vend të veçantë në vitet 2000. Aktorja përveç projekteve kienamtografike, vazhdon të jetë shumë aktive në programet televizive me epiqendër kinematografinë turke, në shkrimin e librave dhe në projekte të ngjashme.

Filmografia

Redakto
  • 1960: U dashurova me një vajzë nga fshati, Erë dashurie, Burri i paturp
  • 1961: Dashuria dhe Grushti, Trëndafili me gjemba, Nga zemra në zemër, Kujtohu e dashura ime, Në emër të vëllait, Ëngjëjt janë dëshmimtarët e mi, Udhëtarët e autobusit, Hajduti i këndshëm, Ëngjëlli i Zi
  • 1962: Jetë e hidhur, Zoti urdhëroi të duam, Garë dashurie, Burri i gotës, Vila e kristaltë, Po ne a jemi shokë?, Karafilat e kuq, Gruaja me njollë, Sa gjë e ëmbël!, Kur humbasin shpresat, Dhëndërr i detyruar,
  • 1963: Dashuri e hidhur, Ajsheja zemra ime, Karamele me bajame, Mua më vrau Osmani, fji ynë është që dashuruam, Dashuri e vjedhur, Vajza çapkëne, Mbreti i maleve, Vajzat e reja, Gruaja me dy burra, Fati i zotërisë së vogël, E nderuar zonjë.
  • 1964: Vëllezërit Tajfur nga Adana, Djali i mamasë, Vajza e bukur; Marshallah, si shpirt qenka, Era e rinisë, Sytë e saj vlejnë sa një jetë, Fati trokiti në derë, Djaloshi nevrik, Grua aventuriere, Vajza jetime, Pas kaq shumë vitesh.
  • 1965: Gruaja bukëpjekëse, Lamtumirë e dashura ime, Një martesë e çuditshme, Pula e komshiut, Nuk jam i denjë për ty, Gruaja që dashuron nuk harron, Sytë e zinj, Zuska, Nusja e egër, Puthja e lamtumirës,
  • 1966: Dielli i mbrëmjes, Vathët prej floriri, Mëkati i nënave, Trumcaku, Bukuroshja e lavanderisë, Nata e dasmës, Vajza e huaj, Dora me mashë, Gruaja e mëkateve, Gruaja me karafila, Hakmarrja e engjëjve, Trëndafili i mejhanes, Trendafili i Zi
  • 1967: Gruaja që qan, Nëna, Jemi bashkë edhe sikur të ndahemi, Përralla e një mali, Je gjithmonë në zemrën time, Nusja me vello të zezë, Engjëlli me pranga, Gruaja e pavdekshme.
  • 1968: Sytë e mi qajnë, Nuk do dashuroj më, Dashuria është një gënjeshtër e vjetër, Ajsheja ime, Gruaja më e bukur në botë, Jo grua por belá, Hakmarrje gruaje, Nëse gruaja dashuron, Gjysma ime e njëjtë.
  • 1969: Cigania e zjarrtë, Mua më quajnë “Fosfor”, Dhimbje e këputur, Xhevrija me fosfor, Unë e kam fajin?, Të bëhem skllav, Nuk do kthehem më, Dua të vdes me ty, Erëra vjeshte.
  • 1970: Engjëlli që qan, Hoje blete, Rrugët e bashkuara, Sy të mjergullt, Fole bilbili, Të dhuroj jetën time, I dashuri i të gjithave, Syzeza ime, E kaluara është plagë në zemrën time, Mëshira, Engjëlli im i ëmbël.
  • 1971: Copë zjarri, Romani i një vajze të re, Humbi një grua, Lulet e nuses, Shalli bojëqielli, Engjëll apo djall, Koha për të dashuruar dhe për të vdekur, Gruaja që u harrua
  • 1972: Xhemo, Kthimi, Kujtime të mjegullta, Ka ndodhi, Krimi
  • 1973: Si ta shpëtojmë Asien?, Dënimi, Hallet e mia, Gruaja dëshmore, Po vjen Gylly, I burgosuri, Borxh nderi, Nusja sulltaneshë, Gënjeshtari
  • 1974: Uria, Të çmendurit, Kam plagë në zemër
  • 1975: Kërkohet burrë urgjent
  • 1976: Gjyqtari i Bodrumit, Tërmeti, Dashuria e divave
  • 1977: Diga, Zonja Dila, Shamikuqja
  • 1978: Një përrallë dashurie, Xhevrija ime, Nigaria e ëmbël
  • 1979: Hazal, Lulja e pakënaqur
  • 1981: Sikur ta vrisnin gjarprin
  • 1982: Mine, Të varrosa në zemrër.
  • 1983: Dashnorja, Të dua
  • 1984: Dua një dashuri
  • 1985: Një grua, një jetë
  • 1987: Gruaja Gramafon; Ëndrrat e mia, Dashuria ime dhe ti ; Dhjetë gratë,
  • 1988: Ishulli
  • 1989: Një det i vdekur
  • 1990: Fshati i manushaqeve, Ishte ftohtë dhe binte shi
  • 1995: Dashuritë me gravitet
  • 1997: Mrekullia
  • 2003: Letrat e padërguara
  • 2004: Lumturia e palumtur

Telenovelat

Redakto
  • 1993: Betyshja e këndshme
  • 1996: Në emër të një dashurie
  • 2000: Nata e fundit në sytë e saj
  • 2002: Jetë e bukur
  • 2006: Xhemilja

Referime

Redakto

www.bksh.al