Tehexhudi
Tehexhxhud (Arabisht: تهجد) i njohur si “namazi i natës” është namaz vullnetar që kryhet nga ndjekësit e Islamit. Ky namaz nuk është prej namazeve të detyrueshme, edhe pse profeti Muhammed e falte rregullisht dhe gjithashtu inkurajonte shokët e tij.
Në shumë hadithe (transmetimi i traditave prej Muhammedit s.a.w.) flasin për rëndësinë e namazit të natës. Në hadithe të ndryshme ky namaz është përmendur si Kijamul Lejl (qëndrimi natën), Salatul Lejl (namazi i natës) dhe Tehexhxhud.
Koha e Tehexhxhud
RedaktoTehexhxhud falet në pjesë e parë të natës, pjesën e dytë (mesëm) të natës ose pjesën e tretë të natës, por duhet të falet pas jacisë.
Ibn Haxher thotë:
Nuk kishte ndonjë kohë specifike në të cilën profeti Muhammed falte natën, por falte kur ishte më e lehtë për të.
Numri i rekateve
RedaktoNuk ka ndonjë numër specifik që thotë se sa rekate duhen falur. Mirëpor, namazi falet dy nga dy ashtu siç thotë profeti transmetuar nga Abdullah ibn Umer:
"Salatul Lejl (Namazi i natës, dmth Tehexhxhud) falet dy nga dy dhe nëse ndokush nga ju frikësohet se agimi është duke ardhur (namazi i sabahut) atëhere le ta fal vetëm një rekat dhe kjo të jetë vitr për krejt rekatë që i ka falur."
Bukhari, hadithi 990