Tajar Hatipi (Elbasan, 1918 - Prishtinë, 1977) ka qenë arsimtar dhe figurë kulturore shqiptare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore.

Biografia

Redakto

U lind në Elbasan, ku ndoqi dhe kreu shkollën fillore dhe shkollën normale. Pas perfundimit te studimeve Hatipi një kohë të gjatë punoi si mësimdhënës në fshatin Duhël te Suharekës. Më vonë autori filloi të jepte mësim si mësuës i shqipes në Prizeren, pas disa kohësh Tajar Hatipi u emërua si inspektor i arsimit dhe drejtor i shkollës NormaleGjakovë.

Pas pak kohësh u shperngul shkolla Normale ne Prishtinë, ku erdhi edhe Tajar Hatipi ne Kryeqytetin e Kosovës. Pas shpërnguljes se Tajar Hatipit nga Gjakova në Prishtinë në vitin 1961 ai u emërua si redaktor përgjegjës i revistës "Pionieri". Që nga fëmijëria autori Tajar Hatipit i kishte lindur dëshira që të merret me shkruarjen e veprave, romaneve, poezive, prozave, etj. Vdiq në Prishtinë në vitin 1977. Ndër veprat dhe tregimet kryesore te autorit Tajar Hatipi janë: "Peshkaqeni", Gramatika e Gjuhës Shqipe, dhe shumë vepra të tjera.

Veprat

Redakto
  • Rrethimi
  • Vrima thesi
  • Gramatika e shqipes
  • Gjurma kohe
  • Libër leximi për klasën e IV
  • U bëra trim
  • Libri im
  • Miku
  • Mbledhja në katund
  • Canta e dajës
  • Motra e madhe
  • Urimi
  • Peshku
  • Zjarri
  • Tuneli
  • Etj

Referimet

Redakto