Tamara Obrovac
Tamara Obrovac (lindur më 1962 në Pula) është këngëtare, kompozitore, tekstshkruese dhe flautiste kroate dhe është një nga artistet më mbresëlënëse në skenën muzikore kroate. Ajo udhëhiqet nga xhazi bashkëkohor etnik e ndikuar nga traditat e veçanta muzikore dhe dialektore të atdheut të saj, që është gadishulli kroat i Istrias.[1] [2]
Biografia
RedaktoAjo filloi karrierën e saj muzikore në Zagreb në vitet 1980, kur zbuloi xhazin, pasi u diplomua për performancën e flautit në shkollën e muzikës në vendlindjen e saj Pula. Ajo filloi të performojë në klube në Kroaci dhe Slloveni, dhe së shpejti krijoi shprehjen e saj të veçantë muzikore, duke lidhur traditën muzikore dhe dialektore të vendlindjes së saj Istria me muzikën xhaz, e cila i solli njohje ndërkombëtare.
Referime
Redakto- ^ "Tamara Obrovac Musician". Google Arts & Culture (në anglisht). Marrë më 2021-03-03.
- ^ Jazz, All About. "Tamara Obrovac at All About Jazz". All About Jazz (në anglisht). Marrë më 2021-03-03.