Tartar Aliaj
Tartar Aliaj, lindur më 23 shtator të vitit 1958-të, shkrimtar i mirënjohur i shumë romaneve, poezive dhe autor i një drame të vendosur në skenë në teatrin "Petro Marko". I angazhuar në teatër që në moshën 12-vjeçare në qytetin e tij të zemrës, Vlorës. Gazetar i jashtëm si dhe bashkëpunëtor i gazetës "Zëri i Vlorës", gazeta artistike e vetme letrare në vend. Vlen të përmenden gjithashtu angazhimet e tjera në gazetën "Zëri i Rinisë" si dhe në revistën satirike "Hosteni". Baba i tre djemve, ku djali i tij i dytë, Taulanti është gjithashtu ilustruesi i kopertinave të romaneve të botuara si dhe të poezisë "Loti i padalë".
Një nga dramat më në zë të Tartar Aliaj mbetet "Pengu", me regji të Roland Mingës i sjell në Teatrin "Petro Marko", Vlorë, e cila trajton një nga tematikat më të ndjeshme sociale dhe politike, e cila edhe sot diskutohet në të gjithë opinionin publik.
I përballur me dhimbjet e vuajtjeve, arrin vetveten në shtypin e kohës me botimet në "Zëri i Vlorës", "Zëri i Rinisë", "Hosteni" dhe "Drita". Tërhequr nga një autocensurë, përballë pavlerës së shumtë të tregut të rrëmujshëm, nën tranzicionin e pambarimtë, rivjen ne prozën shqipe me romanin "Një jetë nga larg". Ndër veprat e tjera të Tartar Aliaj përmendim romanin "Përse", romanin "Pasardhja" si dhe poezinë "Loti i padalë". Ndërkohë që të tjera vepra e krijime artistike unike janëduke u punuar nga shkrimtari dhe dramaturgu, Tartar Aliaj.