Tartar Bazaj
Tartar Bazaj (Lindur më 28.02.1970 ne Vlorë)
Anetar i Keshillit te Larte te Prokurorise ne Republiken e Shqiperise.
Edukimi: Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë Tiranë në vitin 1997.
Karriera:
Ne vitin 1995-2000 është emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtesise ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande.
Gjate viteve 2001 deri ne vitin 2016 ka punuar si Avokat prane Dhomes se Avokatise Sarande.
Ne vitin 2008 ka themeluar Studio Ligjore “BAZAJ” Sarande,te paren dhe te vetmen ne jug te Shqiperise.
Gjate viteve 2008-2012 ka qene Anetar i Keshillit te Pergjithshem te Dhomes Kombetare te Avokatise Shqiptare.
Nga muaji tetor 2016 deri ne 5 shkurt 2018 ka drejtuar Studio Ligjore “BAZAJ” Tirane.
Te tjera:
Eshte autori i librit te krahines se tij “Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj”.
Ka qene per 20 vite ne Kryesine dhe drejtimin e Shoqates Laberia dhe eshte Anetar i Keshillit Kombetar.
Eshtë autor i shume botimeve ne median e shkruar per jurisprudencen dhe pjesmarres aktiv por edhe sponsor ne organizime te ndryshme me karakter kulturor dhe atdhetar si brenda ashtu edhe jashte vendit.
Ka qënë organizator dhe sponsor në përkujtimin e luftes legjendare te Lekuresit Sarande.
Ka qene organizator dhe sponsor ne promovimin e librit te gazetarit dhe shkrimtarit Fahri Musliut , kushtuar Aktorit te Madh te Hollywood-it “Odiseut te Kosoves”, Bekim Fehmiut , te zhvilluar ne muajin prill 2016 ne Hotel BAZAJ Ksamil-Sarande.
Ka qene disa here i ftuar nga Diaspora Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ka dhene edhe intervista televizive lidhur me drejtesine legjislacionin dhe nevojen e nderhyrjes urgjente,historine krahines se tij,Vlores dhe te e laberise etj.
Me Vendim Nr.19 date 08.02.2018 te Kuvendit te Shqiperise është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.