Vendosim në tavën e lyer me pak vaj patatet, karotat dhe kungujt të prerë në feta të holla. I hedhim përsipër vaj, majdanoz të grirë hollë, piper të zi të bluar, kripë. I shtrydhim përsipër një limon dhe i fusim në furë për të pjekur.

Në të njëjtën kohë në skarë sipër tavës vendosim peshkun e madh të cilin e kemi lyer më parë me vaj, kripë e limon. Lëngu i peshkut do të bjerë mbi tavën e perimeve.

Masat e perimeve dhe peshkut sipas dëshirës.