Tavafi (Arabisht:طواف) është një nga ritualet e haxhilëkut dhe umres. Gjatë haxhit dhe umres, myslimanët sillen rreth Qabes shtatë herë. Tavafi bëhet nga guri i zi. Myslimanët mund ta puthin ose ta prekin atë, nëse është e mundur. Por zakonisht nuk është e mundur për shkak se ka plotë njerëz. Secilin herë kur i afrohen, myslimanët thojnë teqbirin (Bismillah Allahu Akbar). Në fund të tavafit, myslimanët shkojnë në Mekame Ibrahim për t'i falur dy rekate nafile dhe pastaj pijnë ujin e zemzemit, para se të bëjnë ritualin tjetër të haxhxhit.

Për shkak të tubimit të madh të njerëzve, bëhet shumë e vështirë për t'i kryer ritualet

Llojet e tavafit

Redakto

Ka shumë lloje të tavafit që duhet bëhen:

  • Ṭawāf al-Qudūm ("tavafi arritës") bëhet nga këta të cilët nuk banojnë në Mekë.
  • Ṭawāf aṭ-Ṭaḥīyah bëhet pas hyrjes në Xhamine e Shenjtë, herave tjera është mustehab.
  • Ṭawāf al-cUmrah bëhet sidomos në Umre.
  • Ṭawāf al-Wadāc ("tavafi lamtumirës") bëhet para se të largohen nga Meka.
  • Ṭawāf az-Zīyārah, Ṭawāf al-'Ifāḍah ose Ṭawāf al-Ḥajj bëhet pas gjuatjeve të guralecave, therrja e kurbanit dhe heqja e flokëve.

Burime

Redakto