Teatri Kombëtar është titull i cili ju jepet teatrove lokale profesionale që janë ngritur në nivel kombëtarë.

Për shkakë të ndikimeve të ndryshme politike dhe të politikës ditore kuptimi i titullit shpeshë është ngatërruar. Zakonisht në të kalurën me këtë titull janë emërtuar teatrot nga ana e shtetit. Për dallim nga titulli Teatri shtetrorë përkatësisht Teatri nacional të cilët janë zakonisht pronë e shtetit përkatës, teatrot kombtare po ashtu janë pronë shtetrore mirëpo veprimtaria e tyre nuk është e kufizuar brenda kufinjëve të interesave shtetrore. Kështu në historin e teatrit tek ne shqiptarët hasim në titullime të ndryshme të teatrove të kryeqyteteve. Përderisa teatri i qytetit në Prishtinë u themelua si teatër popullor rajonal[1] , në anën tjetër në Tiranë, teatri i qytetit u ngrit në teatër profesionist të shtetit.[2] Si do që të jetë, artikullimi i qartë ende nuk është bërë, por një gjë dihet që këto teatro kanë një llojë statuti më të ngritur se teatrot e qyteteve apo teatrot e hapur rishtazi nga shoqëri artistësh të cilat kanë paraqitur jo vetëm kërkesa por edhe vlera dhe veti që e meritojnë këtë titull. Tekë teatrot që mbajnë titullin kombëtar zakonisht financuesi i tyre mund të jetë edhe jashtë shtetit përkatës dhe duhet të përmbushen disa parakushte teknike.

Deri më tani, në trojet shqiptare janë të njohura dy teatro më këtë titull, Teatri Kombëtar në Prishtinë, dhe Teatri Kombëtarë në Tiranë. Sipas njohësve të rrjedhave duket që janë duke u bërë përpjekje për këtë titull edhe nga teatro në Maqedoni, saktësisht Teatri në Shkup dhe ai në Tetovë.

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ "Sipas, historikut të TK në Prishtinë". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2011. Marrë më 22 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sipas, historikut të TK në Tiranë". Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2011. Marrë më 22 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko dhe këtë

Redakto