Prishtina ka vetëm 3 teatro aktive Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri ODA dhe Teatri DODONA. Ata japin shfaqje drejtpërdrejtë çdo javë. Ka 21 aktorë të njohur nga Kosova të punësuar. Ata janë të vendosur në zemër të Prishtinës. Teatri Kombëtar është i vendosur në mes, në qendër të qytetit, pranë ndërtesës kryesore të qeverisë.[1] Teatri ODA është i vendosur në Ndërtesën e Qendrës Rinore dhe Teatri Dodona është i vendosur në qarkun Vellusha, e cila është afër sheshit Ibrahim Rugova.

Teatri kombëtar i Kosovës

Redakto

(42°39′43″N 21°09′47″E / 42.662°N 21.163°E / 42.662; 21.163)

Historia e teatrit

Redakto
 
Teatri Kombëtar i Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës[2] është themeluar në tetor të vitit 1946, në Prizren. Ky ishte teatri i parë profesional në Kosovë pas Luftës së dytë Botërore.[3] Fillimisht mori emrin "Teatri Popullor Rajonal" pastaj "Teatri Populloro Krahinor" deri në vitin 1999, kur për herë të fundit u ndryshua në "Teatri Kombëtar i Kosovës".[4] Disa muaj pas themelimit, teatri u zhvendos në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Shfaqjet e para të teatrit ishin kryesisht të krijuara nga artistë amator dhe idealistë të talentuar dhe entuziast të ndihmuar nga artistë profesionistë të teatrove të tjera të ish-Jugosllavisë. Deri në vitin 1989 janë dhënë mbi 400 premiera me mbi 10000 rishfaqje në teatër, të cilat u ndoqën nga më shumë se 3.2 milion spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramës kombëtare, globale dhe të ish-Jugosllavisë. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar në festivale të ndryshme me të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, u vlerësuan shumë nga kritikët e kohës dhe u nderua me çmime të ndryshme artistike. Në vitin 1967, shfaqja "Erveheja" e Muharrem Qenës është nderuar me çmimin "Drama më e Mirë" në Festivalin e Jugosllav të Dramës "Sterijino Pozorje". Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, ka pasur edhe shfaqje në gjuhën serbe, sidomos pas vitit 1981, kur teatri ishte nën ombrellën e rëndë të presionit politik nga regjimi komunist i Jugosllavisë. Në vitin 1990, regjimi rigoroz i Sllobodan Millosheviqit vendosi teatrin nën një administrim të dhunshëm duke dëbuar artistëve shqiptarë nga teatri dhe duke i vënë ato nën një kontroll totalitar. Gjatë kësaj periudhe, paralelisht një sistem i arsimit universitar u krijua kundër regjimit totalitar, shumë shkolla-shtëpi u hapën nga ansambli artistik, që tashmë ishin pjesë e këtij teatri të ansamblit profesional. Pas luftës në vitin 1999, kanë qenë të shumta shfaqjet kombëtare dhe ndërkombëtare në teatër. Teatri është i një karakteri kombëtar, që financohet nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.[5]

Shaqje

Redakto
  • Në vitin 2008: "Çifti Martin", "Tartufi", "Motra e katërt", "Liria po vjen".
  • Në vitin 2009: "Dejzilend", "Bodrumi", "Rebelët", "Mashtruesit", "Vdekja dhe Vasha", "Norvegjia Sot".
  • Në vitin 2010: "Peer Gynt", "Heshtja", "Clooser"
  • Në vitin 2011: "Fizikantët", "Udhëtimi", "Nata e Helverit", "Leksioni I Yu-Mitologjisë".
  • Në vitin 2012: "Nora", "Lisistrata", "Dosja H"[6], "Shtëpia në ankand".
  • Në vitin 2013: "Dëshmitari", "Përplasjet", "Mbas Zonjushës Julie", "Narnia"

Njerëz të shquar

Redakto
  • Aktorë: Istref Begolli, Muharrem Qena, Sylë Kuçi, Drita Krasniqi, Selman Jusufi [1], Igballe Qena, Fatime Lajçi, Leze Qena, Fatime Lugiqi, Shirine Morina, Bislim Muçaj, Hysnijë Muçaj, Kumrije Hoxha, Mehmet Breznicë, Ismet Azemin, Drita Begolli, Veton Osmani, Lumnije Muçaj-Sopi, Xhejlane Godanci, Adhurim Demi, Basri Lushtaku, Naim Berisha, Fatmir Spahiu, Xhevat Qena, Nëntor Fetiu, Dibran Tahiri, Adem Mikullovci, Luan Jaha, Lirak Çelaj
  • Autorë: Beqir Musliu
  • Regjisorë: Fetah Mehmeti, Kristë Berisha, Fadil Hysaj, Isa Qosja, Besim Sahatçiu, Agim Sopi, Selami Taraku, Jeton Budima, Ilir Bokshi, Esat Brajshori, Atdhe Gashi.
  • Projektues: Linda Polloshka, Violeta Xhaferi, Iliriana Loxha, Lumturije Gashi.

Çmime 1950-1979

Redakto

Çmimin e parë profesional e mori Shani Pallaska në "Personi i dyshimtë" të Nushiq, në festivalin e parë profesional të teatrove në Serbi, të mbajtur në Beograd në vitin 1950.

Teatrin Oda

Redakto

Historia e teatrit

Redakto
 
Teatri ODA, në Prishtinë

Teatri i pavarur ODA,[7] në Prishtinë, Kosovë, u themelua në fund të vitit 2002 si një iniciativë artistike e aktorit Lirak Celaj dhe regjisorit Florent Mehmeti, por shkoj disa muaj deri në premierën e parë ("Monologjet e Vaginës" nga Eve Ensler).[8] Në fillim Teatrin ODA nuk kishte një hapësirë të përhershme për aktivitetet e saj, madje edhe projekti i parë teatral i kësaj organizate, gjatë provave për premierën e parë nuk dihej vendi i shfaqjes. Kjo premierë u shfaq në një hapësirë të huazuar, e cila më vonë u transformua dhe u bë hapësira që ka shërbyer si një rezidencë e të këtij teatri për një dekadë. Fillimisht ndërtesa e teatrit ka qenë një klub bowling, më pas u shndërrua në një diskotekë dhe pastaj në një teatër të llojit të kutisë së zezë me përdorim fleksibil për shfaqje të ndryshme, i përshtatshëm për një gamë ngjarjesh nga më të voglat e më intime deri te ato për evente të mëdha. 

Autor: Eve Ensler
Regjisor: Ilir Bokshit dhe Florent Mehmeti.
Artistë: Igballe Qena, Arbnesha Grabovca-Nixha, Anisa Ismaili, Gresa Pallaska
Set-i: Arber Berisha
Muzika: Astrit Bokshi dhe Mjellma Pallaska
Kostumet: Valbona Saliuka

Teatri Dodona

Redakto
 
Teatri Dodona në Prishtinë

Historia e teatrit

Redakto

(42°39′50″N 21°10′12″E / 42.664°N 21.170°E / 42.664; 21.170)

Referime

Redakto
  1. ^ "The National theatre of Kosovo". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "National Theatre of KOSOVA". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2016. Marrë më 23 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Robert Elsie (15 nëntor 2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 7–. ISBN 978-0-8108-7483-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "DODONA Theatre / Evolucion Academy". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 23 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "National Theatre of Kosova / Ministry of Culture". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ismail Kadare: Dosja H". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 23 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "ODA Theatre". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "The Vagina Monologues". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto