Teqbiri
(Përcjellë nga Tekbiri)
Tekbiri (arabisht: تَكْبِير, transliterimi: Takbir) është termi për frazën lavdëruese Allahu ekber (arabisht: الله أكبر), zakonisht e përkthyer si "Zoti është më i Madhi".[1][2] Është një shprehje e zakonshme arabe islame, e përdorur në kontekste të ndryshme nga myslimanët; gjatë faljes së namazit, gjatë thirrjes së ezanit, si shprehje joformale e besimit, në kohë të vështira, apo për të shprehur vendosmëri ose bindje të plotë.
Allah është fjala për Zotin në arabisht. Fjala ekber është elativi i mbiemtir kabir, që do të thotë "i madh", nga rrënja semitike k-b-r. Kur përdoret në tekbir zakonisht përkthehet si "më i Madhi", ose "më i Madh".
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ ISLAMI – kmsh.al
- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 1022.