Teki Kaltani
Teki Kaltani ishte agronom i mbrojtjes së bimëve nga Shqipëria.
Teki Kaltani | |
---|---|
Lindi | |
Vdiq |
Jeta
RedaktoDoc. Teki Kaltani u lind më 13 qershor 1926 në Ballsh të Fierit dhe vdiq më 25 shkurt 1991 në Tiranë. Në vitin 1952 ai përfundon me rezultate të shkëlqyera studimet e larta në Universitetin e Shkencave Agrare të Budapestit (Hungari). Kthehet në Shqipëri po atë vit e fillon punë në Ministrinë e Bujqësisë si agronom i mbrojtjes së bimëve, ku punon deri në vitin 1957. Në vitin 1954 diagnostikon në Borsh sëmundjen kërpudhore "mal secco" (Phoma tracheiphila) në agrumet e ardhura nga Bashkimi Sovjetik. Bie ndesh me specialistët shqipëtare e rusë që pretendojnë një diagnozë tjetër. Materiali analizohet në Moskë dhe rezultatet vërtetojnë të drejtën e specialistit të talentuar 28 vjeçar.
Në vitin 1956 fillon të jape mësim (si i jashtëm) në Institutin e Lartë Bujqësor dhe merr pjesë në një Konferencë bujqësore në Moske. Pozitat e tij lëkunden ndejshëm mbas martesës në vitin 1957 me Diana Halimin, e cila rridhte nga një familje më qendrim „jo të mirë politik“. E ndjekin një sërë transferimesh në rrethe të ndryshme si Vlorë, Sarandë e Delvinë (1957), Krujë (1958) e Lezhë (1966-69).
Më pas emërohet në Tiranë në Institutin e lartë Bujqësor (sot, Universiteti Bujqësor i Tiranës), në Katedrën e mbrojtjes së bimëve. Aty Prof. Tekiu punoi deri në fund te jetës së tij e përgatiti breza të tërë studentësh të Fakultetit të agronomisë e Inxhinjerisë pyjore, që sot punojne në institucione bujqësore brenda e jashtë vendit, si në SHBA, Evropë e Kanada.
Me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Katedrës së mbrojtjes së bimëve ai u dekorua me Urdhërin Naim Frashëri.
Veprat
RedaktoDoc. Teki Kaltani punoi në përgatitjen e një sërë tekstesh mësimore, monografish, albumesh, manualesh si edhe në udheheqjen e disa kandidatëve për titull shkencor. Disa nga punimet e tij janë:
- 1956 - Manual përcaktues mbi dëmtuesit dhe sëmundjet kryesore të kulturave bujqësore dhe masat e luftimit (T. Kaltani)
- 1972 - Sëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë (T. Kaltani, A. Kapedani)
- 1973 - Sëmundjet dhe dëmtuesit e ullirit, agrumeve, fikut, kaisisë, nespolës dhe masat e luftimit (T. Kaltani, A. Stani)
- 1978 - Mbrojtja e bimëve për specialitetin agronomi e frutikulturë të shkollës së mesme bujqësore (T. Kaltani)
- 1979 - Përcaktuesi i fitopatologjisë për sëmundjet kërpurdhore (T. Kaltani)
- 1979 - Sëmundjet kryesore të bimëve bujqësore (T. Kaltani)
- 1981 - Praktikimi i fitopatologjisë bujqësore (T. Kaltani)
- 1982 - Mbrojtja kimike e bimëve (A. Kapidani, T. Kaltani)
- 1982 - Fitopatologjia e përgjitheshme (T. Kaltani, B. Celo)
- 1984 - Atlas i sëmundjeve kryesore të bimeve (T. Kaltani)
- 1988 - Mbrojtja e bimëve (1) (T. Kaltani, M. Prifti)
- 1989 - Fitopatologjia pyjore (T. Kaltani)