Teknika 100 Hz
Teknika 100 hercë
Teknika 100 Hz vihet në përdorim në aparatet Televizive. Me këtë teknikë arrihet që shpejtësia e krijimit të fotografisë të jetë dy herë më e madhe se tek teknika klasike. Kjo teknik funksionon duke e regjistruar së pari fotografin në aparat dhe pastaj prezantimin e saj të një pas njëshme duke prezantuar 100 fotografi brenda sekondës.
Fotografia e shikuar në Televizor duket më e "qetë", mirëpo gjatë proceseve të marrjes së impulseve të dobëta, kjo teknikë ka disa dobësi. Dobësi karakteristike të saj janë ndër të tjera edhe fotografia e turbullt e deformuar e posaçërisht gjatë lëvizjeve të shpejta këto dobësi vërehen më shumë.
Me teknikën klasike të standardit Evropian prej 50 Hz, fotografia ri-konstruktohet 50 herë brenda sekondës. Syri i njeriut këtë frekuencë e pranon si një lëvizje errësire që vije nga ekrani, ndërsa nga teknika 75 Hz, syri i njeriut mund të thuhet se nuk e vëren fare.
Edhe kjo teknikë përdorë mënyrën e kapërcimit të radhëve.