Telbije (arabisht: ٱلتَّلبِيَة, at-Talbīyah) është një lutje e thirrur nga pelegrinët myslymanë si bindje se ata synojnë ta kryejnë haxhillëkun. Telbije thirret në mënyrë të përsëritur gjatë haxhillëkut, me vendosjen e ihramit, në mënyrë që haxhinjtë të pastrohen dhe të çlirohen nga shqetësimet e kësaj bote.

Teksti i Tekbijes është:

لَبَّيْكَ ٱللَّٰهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لَا شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ ٱلْحَمْدَ وَٱلنِّعْمَةَ لَكَ وَٱلْمُلْكَ لَا شَرِيكَ لَكَ

Transliterimi: Lebejk All-llahumme lebejk, lebejk la sherike leke lebejk, ʾinnel-ḥamde ue-n-niʿmete leke uel-mulk la sherike lek

“Të përgjigjem O Zot, të përgjigjem, Ti je i pa shoq, vetëm Ty të përgjigjem, falenderimi të takon vetëm Ty. Të gjitha begatit dhe e tërë pasuria janë të Tuaja, Ti je pa rival.”

Versioni shiit i telbijes është saktësisht i njëjtë me atë sunit, por përfundon me një "lebejk" shtesë.

Ka mosmarrëveshje midis gramatikanëve të arabishtes për origjinën e shprehjes labbayka. Shpjegimi më i përhapur e analizon atë si emër foljor (maṣdar) leb (që do të thotë të qëndrosh në një vend) + ej (formë e zhdrejtë e dyfishit në konstrukt) + ke (prapashtesë mashkullore në vetën e dytë njëjës). Dyfishi thuhet se tregon përsëritjen dhe frekuencën. Prandaj, lebejke do të thotë fjalë për fjalë diçka si "Unë do të qëndroj t'ju bindem përsëri dhe përsëri". Telbije është emri foljor i lebe, që do të thotë të shqiptosh këtë lutje.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Wright, W. (gusht 1896). A grammar of the Arabic language (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 2:74.