ONE Telecommunications

(Përcjellë nga Telekom Albania)

One Telecommunications (dikur Telekom Albania SH.A ose Telekom.al) është një nga tre kompanitë celulare që operon në Shqipëri. One ka qenë pjesë e Grupit COSMOTE që prej vitit 2000 dhe në vitin 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom. Emri i shfaqur në ekranet e telefonave është: One.al [1]

ONE Telecommunications
Lloji Privat
Industria Telekomunikacion
Themeluar 29 maj 1996
Selia Tirane, Albania
Punonjësit 345
Dega kryesore Albania Telecom Invest
Adresa e internetit http://www.one.al

Më 16 janar 2019, OTE, pjesë e Deutsche Telekom ra dakort për transferimin e pronësisë së Telekom Albania tek kompania Albania Telecom Invest për një vlerë prej €50 million. Kompania është nën pronësinë e pronarit të Vivavomit bullgar, Spass Roussev dhe sipërmarrësit shqiptar Elvin Guri.

Më Korik 2020, Telekom Albania ndryshoji emërin e regjistrimit në "One Telecommunications", duke filluar ndryshimin në brandin e ri (ONE)

HistorikuRedakto

2020

10 Shtator: ONE zëvendëson emrin e Telekom Albania (Telekom.al), kompanisë më të hershme telefonike në Shqipëri.

Korik: Telekom Albania ndryshon emërin e regjistrimit në "One Communication"

2019

Tetor: Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cili ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e "Internet of Things."

Maj: Pronësia e kompanisë transferohet plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. “ATI” drejtohet nga Z. Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si edhe nga Z. Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.


2018

Gusht: Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në Shqipëri në testin e performancës së kryer nga kompania P3 për rrjetet celulare.

Shkurt: Superbrands Albania vlerëson për të dytin vit radhazi Telekom Albania si një ndër tridhjetë markat më të vlerësuara në tregun shqiptar, dhe kompania më e mirë në kategorinë e telefonisë së lëvizshme.


2017

Dhjetor: Telekom Albania vlerësohet nga Partnerët Shqipëri me “Çmimin për Kontribut në Nivel Kombëtar” në mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend.

Nëntor: Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (UN) në Shqipëri dhe Telekom Albania nisin partneritet për të nxitur veprimet drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Shqipëri.

2016

Tetor: Telekom shpërblehet me çmimin “Superbrand” si kompania më e mirë në kategorinë e telefonisë së lëvizshme.

Shtator: Telekom Albania nis shpërblimin e abonentëve nëpërmjet ofrimit të një shërbimi unik, programit “OneLife”, një paketë e plotë me ekzaminime dhe vizita mjeksore falas për çdo abonent të kompanisë.

Gusht: Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në vend, në testin e performancës të kryer nga P3 për rrjetet celulare.

Korrik: Platforma Telekom Electronic Beats vjen në Shqipëri duke sjellë tendencat më të fundit nga ‘urban lifestyle’ dhe muzika më e mirë për rininë shqiptare.

Maj: Telekom Albania prezanton “Sea Hero”, lojën e parë celulare në botë kundër demencës. Kjo lojë arriti 3 milionë shkarkime dhe gjeneroi të dhëna të vlefshme me mbi 12,000 vite kërkime në laborator.


2015

Dhjetor: @Telekom Community Store hap dyert si hapësira më e re në Tiranë për argëtimin e të rinjve. Ky vend shërben si një pikëtakimi për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, artit dhe kulturës.

Shtator: Telekom Albania nis ofrimin e internetit më të shpejtë të gjeneratës së katërt, 4G+, fuqia e së cilës arrin në 225 Mbps.

23 Korrik: Telekom Albania zëvendëson emrin e Albanian Mobile Communications (AMC), kompanisë më të hershme telefonike në Shqipëri.

Mars: Telekom Albania fitoi tenderin për marrjen e liçensën për të ofruar shërbimin 4G, i cili karakterizohet nga shpejtësi maksimale në transferimin e të dhënave.  


2012

Janar: 3 muaj pas liçensimit për shërbimin 3G, kompania hedh në treg shërbimet e gjeneratës së 3-të në Shqipëri, me çmimet më konkurruese dhe shpejtësinë më të lartë të të dhënave në treg, duke arritur deri në 48 mbps.

Qershor: Telekom Albania  mbulon me sinjal 3G rreth 95% të vendit.

Nëntor: Telekom Albania vlerësohet me çmimin e “Ekselencës në biznes” për shërbimin 3G.

Dhjetor: Partners Albania i akordon Telekom Albania-s çmimin e Filantropisë 2012, për kontributin e vazhdueshëm në fushën sociale.


2011

Shtator: Telekom Albania është ofertuesi më i lartë në tenderin për licencën e dytë 3G në Shqipëri. Merr licencën për ofrimin e shërbimit 3G.

Nëntor: Telekom Albania sjell me sukses iPhone 4S në tregun shqiptar.

Dhjetor: Ofrohet shërbimi “Fix”, duke ofruar çmimet më konkurruese në tregun shqiptar.


2010

Janar: Nis fushata e re e pozicionimit të korporatës me sloganin “E shohim botën si ti”. Në bashkëpunim me RIM dhe Apple, Telekom Albania hedh në tregun shqiptar me sukses BlackBerry dhe iPhone.


2009

Dhjetor: Abonentët e Telekom Albania kalojnë shifrën 1.9 milionë.


2008

Dhjetor: Abonentët e Telekom Albania arrijnë në 1.4 milionë.


2007

Shkurt: Abonentët e Telekom Albania arrijnë shifrën 1 milion.

Shtator: Telekom Albania hedh në treg brandin me parapagesë WHAT’S UP me tarifat më të leverdisshme në treg.


2006

Tetor: Prezantohen programet e biznesit për klientët Corporate, duke ofruar shërbime të integruara për sipërmarrjet e mëdha si dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.


2005

Shkurt: Hidhen në treg shërbimet MMS.


2004

Dhjetor:  Hidhet në treg “Wireless Internet” përmes GPRS.


2003

Dhjetor: Mbulimi i rrjetit të Telekom Albania arrin 90% të popullsisë dhe 80% të territorit.


2002

Dhjetor: Telekom Albania hedh në treg shërbimet roaming për ALBAKARTA.


2001

Dhjetor: Numri i abonentëve kalon 273 mijë.


2000

Dhjetor: Telekom Albania hedh në treg produktin me paragesë ALBAKARTA.


1996

Maj: Telekom Albania nis shërbimet si kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

ShërbimetRedakto

Telekom Albania ofron një gamë të gjerë shërbimesh si: plane dhe paketa, telefona dhe pajisje, shërbime dhe aplikacione, kujdesi ndaj klientit dhe aplikacioni My Telekom.

ReferimetRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto