Teletubbies
Teletubbies (shqiptuar "teletabis") është një serial televiziv britanik për fëmijë i krijuar nga Anne Wood dhe Andrew Davenport për BBC-në. Programi fokusohet mbi katër personazhe të ngjyrave të ndryshme që njihen si "Teletabit" (Teletubby) sipas ekraneve televizive të vendosur në barqet e tyre. Ata njihen ndërkombëtarisht për antenat e tyre me formë unike që zgjaten prej kokave të tyre. Teletabit komunikojnë përmes dëlldëllitjeve dhe u dizajnuan t'i përngjajnë vogëlushëve.
Teletubbies | |
---|---|
Krijuar nga | Anne Wood Andrew Davenport |
Zhvilluar nga | Ragdoll Productions (seriali origjinal) Darrall Macqueen (seriali i ringjallur)[1] |
Shkruar nga | Andrew Davenport Catherine Williams |
Regjia nga | David G Hillier Vic Finch Nigel P Harris Bob Jacobs Martin Scott Paul Gawith Nicky Hinkley Jack Jameson Richard Bradley Dermot Canterbury Iwan Watson Matt Rene |
Marrin pjesë | Seriali origjinal: Dave Thompson Simon Shelton John Simmit Nikky Smedley Pui Fan Lee Mark Dean Jess Smith Robin Stevens Toyah Willcox Seriali i ringjallur: Jeremiah Krage Nick Kellington Rebecca Hyland Rachelle Beinart Olly Taylor Berry Smith Victoria Jane Luisa Guerreiro |
Voices of | Seriali origjinal: Toyah Willcox Penelope Keith John Simmit Gary Stevenson Alex Hogg Alex Pascall Rudolph Walker Eric Sykes Mark Heenehan Seriali i ringjallur: Jane Horrocks Jim Broadbent Fearne Cotton Antonia Thomas Teresa Gallagher Rob Rackstraw David Walliams Rochelle Humes[2] Ralph Reay |
Narrated by | Original series: Tim Whitnall[3] Toyah Willcox (vetëm siglat) Seriali i ringjallur: Daniel Rigby[4] Antonia Thomas (vetëm siglat) |
Opening theme | "Teletubbies say 'Eh-oh!'" |
Composers | Andrew McCrorie-Shand (seriali origjinal) Robert Hartley BBC Philharmonic Richie Webb Matt Katz (seriali i ringjallur) |
Shteti i origjinës | Mbretëria e Bashkuar |
Gjuha origjinale | Anglisht |
No. of series | 5 (seriali origjinal) 4 (seriali i ringjallur) |
No. of episodes | 365 (seriali origjinal) 120 (seriali i ringjallur) Gjithsej: 485 |
Production | |
Executive producers | Anne Wood David G Hillier Vic Finch (seriali origjinal) Maddy Darrall Billy Macqueen (seriali i ringjallur) |
Production locations | Wimpstone, Angli (1997–2001)[5] Twickenham Studios, Londër Perëndimore, Angli (2015–18) |
Kohëzgjatja | Seriali origjinal: 25 minuta (sezonat 1-5) Seriali i ringjallur: 15 minuta (sezonet 1-4) |
Production companies | Seriali origjinal: Ragdoll Productions BBC Seriali i ringjallur: DHX Media Darrall Macqueen Ingenious |
Original release | |
Rrjeti | BBC Two |
Release | Lua error te mw.lua te rreshti 143: field 'month' missing in date table. |
Network | CBeebies |
Release | 9 nëntor 2015 12 tetor 2018 | –
Seriali u bë shumë shpejt një sukses komercial në Britani të Madhe dhe përtej. Ai fitoi çmime të shumta BAFTA dhe u nominua për dy çmime Emmy të programeve ditore përgjatë transmetimit të vet. Një single i bazuar mbi siglën e serialit arriti tek pozita nr. 1 në Top Listën e Mbretërisë së Bashkuar në dhjetor 1997, dhe qëndroi në top 75-she për 32 javë, duke i shitur mbi një milionë kopje. Deri në tetor 2000, ky ekskluzivitet mediatik korri mbi £1 miliardë (1.1 miliardë Euro) në shitje të artikujve.
Edhe pse transmetimi origjinal mbaroi në 2001, një seri e ringjallur u miratua në 2014. Seria e ringjallur bëri premierën në CBeebies në Mbretëri të Bashkuar dhe në Nick Jr. në Shtetet e Bashkuara. Kjo e fundit zgjati për 120 episoda me episodin e fundit duke u transmetuar më 17 gusht 2018.
Përmbajtja
RedaktoProgrami vendoset në një peisazh me lule dhe bari të populluar nga lepujt me cicërima të dëgjueshme në sfond. Streha kryesore e Teletabive kryesorë është një shtëpi tokësore e njohur si "Tubbytronic Superdome" e mbjellur në tokë dhe e qasshme përmes një vrime në maje ose përmes një dere super të madhe te këmbët e shtëpisë. Teletabit bashkëjetojnë me disa pajisje të çuditshme si Trompetat me Zë dhe fshesa antropomorfike me korrent ("Noo-Noo").
Lidhje të jashtme
Redakto- Teletubbies në BBC Online
- Kanali zyrtar në YouTube
Referime
Redakto- ^ Franks, Nico (6 nëntor 2015). "Nickelodeon takes Teletubbies reboot" (në anglisht). C21 Media. Marrë më 27 maj 2016.
- ^ "It's time for series two of Teletubbies!" (në anglisht). Marrë më 20 shtator 2017.
- ^ "Teletubbies voices revealed for new series" (në anglisht). BBC. 7 prill 2015. Marrë më 27 maj 2016.
- ^ Fullerton, Huw (16 qershor 2015). "From BT adverts and Teletubbies to Undercover – the screen journey of Daniel Rigby". Radio Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2017. Marrë më 27 maj 2016.
- ^ "The Geology and Landscape of Teletubbyland" (në anglisht).