Teoria e rangut të mesëm ose Middle range theory (në arkeologji)
Në arkeologji, teoria e rangut të mesëm ose middle range theory i referohet teorisë që lidh sjelljen e njeriut dhe proceset natyrore me mbetjet fizike (artifaktet) me të dhënat akeologjike. Kjo i lejon arkeologët që të nxjerrin konluzione në drejtime të tjera: nga zbulimet arkeologjike në të tashmen, në sjelljet e të kaluarës. Teoritë e "Middle range theory" (Toria e rangut të mesëm) janë marrë nga etnoarkeologjia dhe kërmimet eksperimentale në kombinim me studimet e proceseve tafonimike.
Sfondi dhe zbatimi
RedaktoTermi u adaptua nga teoria e rangut të mesëm në arkeologjinë antropologjike nga Lewis Binford. Ai zhvilloi punë etnografike në terren me njerëzit gjuhetar-mbledhës modern, të tillë si Nunamiut Eskimo, Navajo, dhe Australianët Vendas në mënyrë për të kuptonte modelin e mbetjeve që ata krijonin nga aktivitetet e tyre. Ai më pas i përdori këto të dhëna për të nxjerr përfundime mbi sjelljen e gjuhetarve-mbledhës Paleolitik nga mbeturinat që ata kishin lënë si dëshmi në arkeologji.
Binford dhe shumë prej kolegëve të tij e konsideronin ndërtimin e teorisë së rangut të mesëm si një hap i parë themelor për të kuptuar se si njerëzit në të kaluarën silleshin. Megjithatë, hulumtimet e rangut të mesme janë kritikuar se ishin me të meta në interpretimin logjik. Kritikët e saj argumentojnë se ajo mbështetej në supozime të pajustifikuara dhe se nuk kishte një lidhje uniforme ndërmjet sjelljes dhe mbetjeve fizike që përmbanin me vërtetë gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Përfundimet e tij janë argumentuar si të paqëndrueshme sepse për aplikimi e tyre ishte bërë mbi një tautology (thënja e së njëtës gjë me fjalë të ndryshme): dëshmit nga njerëzit bashkëkohor (p.sh. gjuhetarët-mbledhësit modern) që ishin nxjerrë si të aplikueshme edhe për njerëzit në të kaluarën (p.sh. gjuhetarët-mbledhës të Paleolitit) për shkak se mendohej se ata silleshin në një mënyrë të ngjashme, të njëjtat prova janë përdorur për të ristrukturuar sjelljen e njerëzve të së kaluarës.
Teoria e rangut të mesëm ose Middle range theory (MRT)
RedaktoTeoria e rangut të mesëm në arkeologji është konceptuar si një prije e vjetër dhe e përdorur keq. Ndërtimi i teorisë filloi ngrihej në fundin e viteve 1970, në kohën e Arkeologjisë së Re (Procesuale) dhe iu deshën disa vite për një qenë një temë e interesit kritik. Koncepti shpesh është keqkuptuar përshkak të shumëllojshmërisë së teorisë së vargut të mesëm në disiplinën tjetër shkencore, atë të sociologjis. Është sugjeruar se në këtë qasje njohuritë shkencore janë të lidhura me sudimet e reja kërkimore, të kthyera në abstragime të teorisë së rangut të mesëm.
Struktura e Binfordit për teorinë e rangut të mesëm përbëhet nga katër komponentë:
- dokumentimi i marrëdhënieve shkakësore midis dinamikës përkatëse dhe të vëzhgimit statikë;
- njohja e modeleve unike në mbetjet statike;
- nxjerrja e konkluzioneve mbi dinamikën e kaluarës nga vëzhgimi i modeleve unike në të dhënat arkeologjike;
- dhe, vlerësimi i këtyre konkluzioneve.
Në arkeologji, metoda e Binfordit deklaronte se një lidhje e fortë me shkencat e natyrës do të mbajë afër vlerësimin se teoria dhe faktet duhet të lidhen së bashku. Lidhja mes historisë së të kaluarës dhe mbetjeve materialet të zhvarrosura në të tashmen, mund të paraqesë në mënyrë strikte konkluzionet më të mira. Ky është elementi shpjegues i mendimit arkeologjik edhe pse iu bënë shumë kritika se kishte qenë shumë arbitrar. Vlefshmëria e teorisë është vënë shpesh në pikpyetje kjo dhe për shkak se arkeologjia nuk është një shkencë ekzakte, teoritë nuk mund të testohen në mënyrë të vazhdueshme dhe rigoroze për të provuar të kundërtën. Dështimi i teorisë së rangut të mesëm është në të njëjtin nivel si me arkeologjinë dhe antropologjinë si një e tërë, sepse vetëm në një pjesë të vogël e njerëzve dhe materialeve mund të studiohen për të prodhuar një përshkrim korrekt të jetës së kaluar. Por përgjithësimi dhe shtrirja globale e teorisë nuk është e mundur, duke përdorur këtë metodë .
Referime
Redakto- ^ Cribb, Roger (1991). Nomads in Archaeology (bot. Repr.). Cambridge [England]: Cambridge University Press. fq. 2-3. ISBN 0-521-32881-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Për lexim të mëtejshëm
Redakto- D.H. Thomas, 2006. Archaeology, 4th Edition. Thomson Wadsworth.
- C. Pierce, 1989. A Critique of Middle-Range Theory in Archaeology.
- L. Raab, 1984. Middle-Range Theory in Archaeology: A Critical Review of Origins and Applications, Vol. 49, No. 2