Terminologjia e komunikacionit
Terminologjia e komunikacionit ne Republiken e Shqiperise. Ne Republiken e Kosove terminologjia ndryshon.
BANKINA - pjesë e rrugës e përfshirë ndërmjet kufirit të karrexhatës dhe elementit gjatësor më të afërm: - trotuarit, trafikndarësit, argjinaturës, buzës së brendshme të kanalit, ose buzës së sipërme të skarpatës.
BREZ I REZERVUAR - shirit toke, jashtë kufirit rrugor, në të cilën është e ndaluar për pronarin e tokës të kryejë ndërtime, rrethime, të mbjella, depozitime etj.
BREZ PËR QËNDRIME ANËSORE - pjesa e rrugës në anë të karrexhatës, e ndarë me një vijë kufitare të ndërprerë e që përfshin rreshtin e vendeve të qëndrimit dhe korsinë përkatëse të manovrës.
BREZI I PËRKATËSISË - shirit toke i ndodhur ndërmjet karrexhatës dhe kufirit rrugor; është pjesë e pronësisë rrugore dhe mund të përdoret vetëm për realizimin e pjesëve të tjera të rrugës.
BRIGJET E RRUGËS - zonë e terrenit që vjen menjëherë pas buzës së poshtme ose të sipërme të skarpatës së trupit rrugor, përkatësisht kur rruga është e ngritur ose e thelluar në terren.
DEGË KRYQËZIMI - pjesë rruge që bën pjesë në një kryqëzim.
ISHULL SHPËTUES - (shih SHPËTUESE)
ISHULL TRAFIKU - (shih ISHULL UDHËZUES)
ISHULL TRAFIKNDARËS - (shih TRAFIKNDARËS).
ISHULL UDHËZUES - pjesa e rrugës e kufizuar në mënyrë të përshtatshme dhe e pashkelshme, e destinuar për ndarjen dhe drejtimin e rrymave të trafikut.
KALIM NË DISNIVEL - kryqëzim në nivele të ndryshme, në të cilin rrymat e trafikut nuk ndërpriten ndërmjet tyre.
KALIM NË NIVEL - kryqëzim në nivel i rregulluar dhe i sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme, me qëllim sigurimin e qarkullimit ndërmjet një ose më shumë rrugësh dhe një linjë hekurudhore që kalon nëpër sipërfaqen rrugore.
KANAL - vepër arti e destinuar për rrjedhjen e ujërave të shiut, borës ose të drenazhimit, i ndërtuar përgjatë ose tërthor rrugës.
KARREXHATA - pjesë e rrugës e destinuar për lëvizjen e mjeteve; ajo është e përbërë nga një ose më shumë korsi lëvizjeje dhe përgjithësisht është e shtruar dhe e kufizuar nga vija anësore.
KORSI - pjesë gjatësore e rrugës me gjerësi të përshtatshme për lejimin e kalimit të një rreshti të vetëm mjetesh.
KORSI BIÇIKLETASH - pjesë gjatësore e rrugës e kufizuar në mënyrë të përshtatshme, e rezervuar për qarkullimin e biçikletave.
KORSI EMERGJENCE - korsi e veçantë në anë të karrexhatës e destinuar për ndalesat e emergjencës, për kalimin e mjeteve të ndihmës së shpejtë dhe, në raste të rralla, për lëvizjen e këmbësorëve, kur kjo është e lejuar.
KORSI LËVIZJEJE - korsi përbërëse e karrexhatës, normalisht e kufizuar nga shënja horizontale.
KORSI NGADALËSIMI - korsi e veçantë për të lejuar daljen e mjeteve nga një karrexhatë në mënyrë që të mos shkaktojë ngadalësimin e mjeteve që nuk marrin pjesë në një manovër të tillë.
KORSI E REZERVUAR - korsi lëvizjeje e destinuar për qarkullimin ekskluziv të një ose vetëm të disa kategori mjetesh.
KORSI E SPECIALIZUAR - korsi e destinuar për mjetet që kryejnë manovra të caktuara, si parakalim, ngadalësim, shpejtim, manovra për qëndrim etj.
KORSI SHPEJTIMI - korsi e veçantë për të lejuar dhe lehtësuar hyrjen e mjeteve në karrexhatë.
KRAHU I KRYQËZIMIT - (shih DEGË E KRYQËZIMIT)
KRYQËZIM NË DISNIVEL - bashkësi e infrastrukturave (mbikalime, nënkalime dhe rampa) që lejon zhvendosjen e rrymave të mjeteve ndërmjet degëve të rrugëve të vendosura në nivele të ndryshme.
KRYQËZIM NË NIVEL - zonë e përbashkët për disa rrugë, e organizuar në mënyrë të tillë që të lejojë zhvendosjen e rrymave të trafikut nga njëra rrugë te tjetra.
KTHESË - rakordim gjatësor ndërmjet dy pjesëve të drejta të rrugës që kanë akse, të cilat ndërpriten.
KUFI RRUGOR - fundi i pronësisë rrugore, i cili rezulton nga aktet e blerjes ose nga brezat e shpronësimit të projektit të miratuar. Në mungesë të tyre, kufiri formohet nga buza e jashtme e hendekut të sigurimit apo kanalit, kur ai ekziston, ose nga këmba e skarpatës, nëse rruga është në lartësi, ose nga buza e sipërme e skarpatës, nëse rruga është në thellësi.
PARKIMI - zonë ose infrastrukturë e vendosur jashtë karrexhatës, e destinuar për qëndrimin e rregulluar ose jo të mjeteve.
PJERRËSI - pjesë e rrugës me pjerrësim gjatësor të vazhdueshëm.
QARKULLIMI - është lëvizja, ndalimi dhe qëndrimi i këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve në rrugë.
QENDËR E BANUAR - bashkësi ndërtesash, e kufizuar përgjatë rrugëve në hyrje dhe në dalje me sinjale të posaçme të fillimit dhe fundit; me bashkësi ndërtesash kuptojmë një grupim të vazhdueshëm dhe të ndërprerë nga rrugë, sheshe, lulishte e zona të përdorimit publik me hyrje për mjetet dhe këmbësorët në rrugë.
RAKORDIM KONKAV - rakordim ndërmjet dy pjerrësish të ndryshme njëra pas tjetrës me akse që ndërpriten nën sipërfaqen e rrugës; pjesë e rrugës me formë gjatësore konkave.
RAKORDIM KONVEKS - rakordim ndërmjet dy pjerrësish të ndryshme njëra pas tjetrës, me akse që ndërpriten mbi sipërfaqen e rrugës; pjesë e rrugës me karakteristikë gjatësore konvekse.
RAMPË KRYQËZIMI - rrugë e destinuar për lidhjen e dy degëve të një kryqëzimi.
RRUGË INTERURBANE - rrugë jashtë qendrave të banuara.
RRUGËKALIM KËMBESORËSH - pjesë e rrugës e ndarë nga karrexhata me një vijë të verdhë, ose një mbrojtëse të posaçme paralele me të, e destinuar për kalimin e këmbësorëve; ajo kryen funksionin e një trotuari rrugor në mungesë të tij.
RRUGËKALIM MJETESH - hyrje ose dalje të një zone anësore, e përshtatshme për qëndrimin e një ose më shumë mjeteve.
RRUGË NDËRKOMBËTARE - rrugë ose pjesë të rrugës që bëjnë pjesë në itinerare të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare.
RRUGË URBANE - rrugë brenda një qendre të banuar.
RRYMË TRAFIKU - bashkësi mjetesh (rrymë mjetesh), ose këmbësorësh (rrymë këmbësorësh), që lëvizin në rrugë në të njëjtin sens lëvizjeje në një ose më shumë rreshta paralelë, duke ndjekur një trajektore të caktuar.
SHESH QËNDRIMI - pjesë e rrugës me gjatësi të kufizuar, në krah dhe jashtë bankinës, e destinuar për qëndrimin e mjeteve.
SHPËTUESE - pjesë e rrugës e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur në mënyrë të përshtatshme, e destinuar për mbrojtjen dhe qëndrimin e këmbësorëve, në vendkalimet e këmbësorëve ose në ndalesa të transportit kolektiv.
SHTEGKALIM - rrugë me bazament natyror e formuar për kalimin e këmbësorëve ose të kafshëve.
TRAFIKNDARËS - pjesë gjatësore e rrugës, e pakalueshme nga mjetet, e destinuar për ndarjen e rrymave të mjeteve.
TROTUAR - pjesë e rrugës jashtë karrexhatës, e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur, e destinuar për këmbësorët.
UDHËZUES - bashkësi treguesish të destinuar për përzgjedhjen e rrymave të trafikut dhe për t'i udhëzuar në drejtime të caktuara.
VENDKALIM KËMBESORËSH - pjesë e rrugës e shënuar në mënyrë të përshtatshme dhe e organizuar, në të cilën këmbësorët, gjatë kalimit nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kanë përparësi ndaj automjeteve.
XHEP NDALIMI - pjesë e rrugës jashtë karrexhatës, e destinuar për ndalimin e mjeteve publike të linjës, ngjitur me trotuarin ose me një hapësirë tjetër pritjeje për këmbësorët.
ZONË KRYQËZIMI - pjesë e kryqëzimit në nivel, në të cilën ndërpriten dy ose më shumë rryma trafiku.
ZONË NDËRRIMI - pjesë e rrugës me sens unik, gjatë së cilës rryma paralele trafiku, në lëvizje në të njëjtin sens, mund të ndryshojnë pozicionin e tyre reciprok pa pasur nevojë të ndalen.
ZONË ME TRAFIK TË KUFIZUAR - zonë, në të cilën hyrja dhe qarkullimi i mjeteve janë të kufizuara në orë të caktuara ose për kategori të caktuara mjetesh.
ZONË RIGRUPIMI - pjesë e karrexhatës para vijës së ndalimit, e destinuar për grumbullimin e mjeteve në pritje për rrugë të lirë, përgjithësisht e ndarë në korsi të specializuara e të kufizuara nga vija gjatësore të vazhduara.
ZONË RRUGORE - sipërfaqja e përfshirë brenda kufijve rrugore; përfshin karrexhatën dhe brezat e përkatësisë.
ZONË PËRZGJEDHJEJE - pjesë e rrugës, e sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme, ku lejohet ndryshimi I korsisë, me qëllim që mjetet të kalojnë në korsi të specializuara.
ZONË URBANE KËMBËSORE - zonë e ndaluar për qarkullimin e automjeteve, përveç atyre të shërbimit të urgjencës dhe mjeteve në shërbim të personave me aftësi të kufizuar lëvizjeje, që kanë përmasa dhe shpejtësi të krahasueshme me biçikletat.
ZONË E VEÇANTË - zonë urbane, në të cilën janë në fuqi rregulla të posaçme qarkullimi në mbrojtje të këmbësorëve dhe të mjedisit, e kufizuar nga sinjale të posaçme fillimi dhe fundi.