Terxhumani
Terxhumani ose Terxhymeni (nga arabisht: ترجمان tarxhumān, turqisht: tercüman) ka qenë interpret, përkthyes dhe udhëzues zyrtar midis vendeve turqisht-, arabisht- dhe persisht-folëse dhe politive të Lindjes së Mesme dhe ambasadave, konsullatave, nënkonsullatave dhe postave tregtare evropiane. Një terxhuman duhej të kishte njohuri të gjuhëve arabe, perse, turk osmanë dhe evropiane.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2e/The_Persian_Envoy_Mirza_Mohammed_Reza_Qazvini_Finkenstein_Castle_27_Avril_1807_by_Francois_Mulard_detail.jpg/220px-The_Persian_Envoy_Mirza_Mohammed_Reza_Qazvini_Finkenstein_Castle_27_Avril_1807_by_Francois_Mulard_detail.jpg)
Etimologjia dhe trajta
RedaktoFjala e ka prejardhjen nga arabishtja ترجمان (tarjumān), përmes turqishtes osmane tercüman. Në Shkodër ka marrë trajtën terxhymén, ndërsa në Mirditë me trajtën terximen ka fituar një derivat kuptimor duke nënkuptuar "njeriun e zgjuar, të gojës, të kuvendit" si dhe mêneterximen "të diturin".
Trajtat në gjuhët evropiane it. dragomano, fr. dragoman, sp. trujaman, rum. dragoman, gr. re δραγομάνος dhragomános, nga turqishtja osmane.[1]
Referime
Redakto- ^ Dizdari, Tahir (2005). "Terxhumán-i". Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 1026.