Testi Turing është një test i aftësisë së makinës për të ekspozuar sjellje inteligjente të njëvlershme, ose forma që nuk dallojnë me atë njerëzoreAlan Turing propozoi një vlerësues njerëzor i cili do të gjykonte bisedat e gjuhës natyrore në mes të një njeriu dhe makine që është dizanjuar për të gjeneruar arsyeshmëri si të njerëzve. Vlerësuesi duhet të dijë se njëri nga biseduesit është makinë dhe duhet të dijë ta bëjë dallimin në mes tyre. Të gjithë pjesëmarrësit janë të ndarë nga njëri-tjetri. Biseda do të jetë e kufizuar vetëm në shkrime si tastiera kompjuterike dhe ekrani kështu që rezultati nuk do të varet nga aftësia e makinës për të folur.[1] Nëse vlerësuesi nuk mund të bëjë dallimin në mes të njeriut dhe makinës atëherë thuhet se makina e ka kaluar testin. Testi nuk ka të bëjë me atë se sa përgjigjje të sakta jep makina, por sa të afërta janë ato me të njeriut.

"Interpretimi standard" i Testit Turing, në të cilin lojëtari C, hetuesi, po tenton të zbulojë se cili nga dy lojëtarët e tjerë - A ose B - është kompjuteri e cili njeriu. 

Testi u prezantua nga Alan Turing në letrën e vitit 1950 "Computing Machinery and Intelligence," derisa punonte në Universitetin e Mançesterit (Turing, 1950; p. 460).[2] Ai e hapi atë me fjalët: "Unë propozoi ta konsiderojmë pyetjen, 'A mund të mendojë një makinë?' 'Mendimi' është i vështirë për tu përkufizuar kështu që Turingu zgjodhi ta 'zëvendësojë pytjen me një tjetër, që është e lidhur ngusht me të dhe shprehet si fjalë relativisht e qartë."[3] Pyetja e re e Turingut është "A ekzistojnë kompjuteria të imagjinueshëm digjital të cilët do ta luanin mirë lojën e imitimeve?"[3] Kjo pyetje, besoi Turingu, është një që mund t'i japësh përgjigjje. Në pjesën tjetër të letrës ai argumentoi kundër gjithë kundërshtimeve kryesore të propozimit se "makinat mund të mendojnë."[4]

Që nga viti 1950, testi pati ndikim të madh dhe po ashtu kritika të gjerë, dhe është koncepti themelor në filozofinë e inteligjencës artificiale.[6][7]

Historia

Redakto

ELIZA dhe PARRY

Redakto

Në vitin 1966, Joseph Weizenbaum krijoi një program i cili kaloi testin Turing. Programi, i njohur si ELIZA, punoi me ekzaminimin e komenteve të shtypura të përdoruesit për fjalët kyçe. Nëse gjendej një fjalë kyçe, aplikohet një rregull që transformon komentet e përdoruesit, dhe kthehet fjalia rezultuese. Nëse nuk gjendet një fjalë kyçe, ELIZA përgjigjet me një ripostim gjenerik ose duke përsëritur një nga komentet më të hershme.[26] Përveç këesaj, Weizenbaum zhvilloi ELIZA-n për të përsëritur sjelljen e një psikoterapisti rogerian, duke i lejuar ELIZA-së të jetë "e lirë për të pranuar faktin se nuk di pothuajse asgjë për botën e vërtetë."[27] Me këto teknika, programi i Weizenbaum ishte në gjendje të mashtronte disa njerëz duke i bërë të besonin se po flisnin me një person të vërtetë, me disa subjekte duke qenë "e vështirë të dallohej se ELIZA [...] nuk është njeriu."[27] Kështu, ELIZA sqarohet nga disa si një nga programet e para (mbase i pari) që ishte në gjendje të kalonte testin Turing,[27][28] edhe pse ky këndvështrim ishte i vështirë për tu vazhduar.

Kenneth Colby krijoi PARRY-n në vitin 1972, një program i përshkruar si "ELIZA me qendrim".[29] Ai u përpoq të krijonte një model të sjelljes së një shizofreni paranojak, duke përordur një afrim të ngjashëm (nëse më të avancuar) të zbatuar nga Weizenbaum. Për ta vënë në punë, PARRY u testua në fillimin e viteve 1970 duke përdorur një variant të testit Turing. Një grup i psikiatristëve me përvojë analizuan një kombinim të pacientëve të vërtetë dhe kompjuterave që e vinin në punë PARRY-n përmes teleprinterëve. Një tjetër grup prej 33 psikiatristëve iu shfaqën transkriptat e bisedave. Dy grupet u pyetën për ta bërë identifikimin se cili nga "pacientët" ishte njeriu dhe cili kompjuteri.[30] Psikiatristët ishin në gjendje ta bëjnë identifikimin vetëm 48 përqind të kohës.[31]

Në shekullin e 21-të, versione të këtyre programeve (tani të njohura si "chatterbots") vazhdojnë të mashtrojnë njerëz. 

Dhoma kineze 

Redakto

Letra e John Searle e vitit me titull Minds, Brains, and Programs (Mendjet, trurët, dhe programet) propozoi se "Dhoma kineze" përmes eksperimentit dhe argumentoi se testi Turing nuk mund të përdoret për të caktuar nëse makina mendon. Searle shënoi se softuerët (si ELIZA) mund ta kalojnë testin Turing thjesht duke manipuluar simbolet të cilët ata nuk i kuptojnë. Pa kuptim, ata nuk mund të përshkruhen si "mendim" në të njëjtën mënyrë siç mendojnë njerëzit. Kështu, Searle konkludon, se testi Turing nuk mund ta provojë nëse një makinë mendon.[34] Më shumë se vet testi Turing, argumtin i Searlit është krituar gjerësisht[5] dhe është i shumë-miratuar.[6]

Argumentet si të Searle-it dhe të tjerëve që kanë punuar në filozofinë e mendjes ngjalli një debat mbi natyrën e inteligjencës, mundësinë e makinës inteligjente dhe vlerën e testit Turing që vazhdoi në vitet e 1980-ta dhe 1990-ta.[37]

Çmimi Loebner 

Redakto

Çmimi Loebner ofron një platformë vjetore për testin praktik Turing me garën e parë të mbajtur në nëntor të vitit 1991.[38] Ai është i nënshkruar nga Hugh Loebner. Siç e pëshrkruan Loebner, një arsye e garës është krijimi i një gjendjeje të acancuar të hulumtuimit të IA-ve, duke pasur parasysh faktin se askush nuk ka marrë përsipër ta zbatojë testin Turing edhe pse është diskutuar për 40 vite.[39]

Medalja e argjendtë (për tekst) dhe ajo e artë (për audio dhe vizualizim) nuk janë fituar asnjëherë. Megjithatë, gara ka shpërblyer me çmim të bronztë një sistem kompjuterik çdo vit, për demonstrimin e sjelljes "më humane". [7]

Verzione të testit Turing 

Redakto
 
Loja e imitimeve, e përshkruar nga Alan Turing në "Computing Machinery and Intelligence." Lojëtari C, nëpër seritë e pytjeve të shkruara, përpiqet të caktojë cili nga dy lojëtarët e tjerë është burrë dhe cili është gruan. Lojëtari A, burri, provon të mashtrojë lojëtarin C duke marrë vendime të gabuara, përderisa lojëtari B provon ta ndihmojë lojëtarin C. 

Saul Traiger argumenton se ekzistojnë të paktën tri verzione primare të testit Turing, dy nga të cilat tregohen në "Computing Machinery and Intelligence" dhe tjetra përshkruhet në "Standard Interpretation."[55] Këto tri verzione nuk shihen si ekuivalente,[55] dhe dobësitë dhe fortësitë e tyre janë të dallueshme.[56]

Huma Shah tregon se vet Turingu u koncentrua në atë se makina mund të mendojë dhe ishte duke provuar një metodë të thjeshtë për ta ekzaminuar këtë: përmes seksioni njëri-makinë pyetje-përgjigjje.[57] Shahu agrumenton se ekziston një lojë e imitimeve të cilën Turingu e përshkroi lojë që mund të luhet në dy mënyra të ndryshme: a) test një-me-një hulumtues-makinë, dhe b) krahasimi i një makine me një njeri, të dy të pyetyr në mënyrë paralele nga një hulumtues.[23] 

Loja e Imitimeve 

Redakto

Loja orgjiniale e Turingut përshkruan një pjesë të thjeshtë të lojës që përfshin tre lojëtar. Lojëtari A është burrë, lojëtari B është një grua dhe lojëtari C (i cili luan rolin e hulumtuesit) nuk është i asnjërit seks. Në Lojën e Imitimeve, lojëtari C nuk mund t'i shoh lojëtarët A dhe B, dhe mund të komunikojë me ta vetëm përmes shënimeve të shkruara. Duke bërë pyetje të lojëtarit A dhe atij B, lojëtari C provon të përcaktojë se cili nga të dy ësht burri dhe cili nuk është. Roli i lojëtarit A është ta mashtrojë hulumtuesin duke bërë vendime të gabuara, derisa lojëtari B provon ta ndihmojë hulumtuesin ta merr vendimin e saktë.[6]

Sterreti i referohet kësaj si "Testi origjinal i Lojës së Imimitimeve".[59] Turingu propozoi që roli i lojëtarit A të plotësohet nga një kompjuter ashtu që detyra e tij ishte të pretendonte të bëhej grua dhe provon ta mashtrojë hulumtuesin dhe ta bëjë të japë vlerësim të gabuar. Suksesi i kompjuterit ishte të përcaktonte përfundimin e lojës nga krahasimet kur lojëtari A është një kompjuter kundër përfundimit kur lojëtari A është burrë. Turingu theksoi se "nëse hulumtuesi vendos gabimisht sa më shpesh që bëhet loja [me kompjuter] ashtu si bën ai kur loja është luajtuar ndërmjet një burri dhe një gruaje",[22] mund të argumentohet që kompjuteri është inteligjent.

 
Testi origjinal i Lojës së Imitimeve, në të cilin lojëtari A zëvendësohet me një kompjuter. Kompjuterit i ngarkohet roli i mashkullit, derisa lojëtari B vazhdon me përpjekjet për të ndihmuar hulumtuesin.

Verzioni i dytë u paraqit më vonë në letrën e vitin 1950 të Turingut. Ngjashëm me testin origjinal të Lojës së Imitimeve, roli i lojëtarit A është i performuar nga një kompjuter. Sidoqoftë, roli i lojëtarit B është i performuar nga një burrë më shumë sesa nga një grua.

"Le ta rregullojmë vëmendjen tonë në një kompjuter digjital C. A është e vërtetë se nga modifikimi i këtij kompjuteri për të pasur një ruajtje adekuate, që rrit shpejtësinë e veprimit në mënyrë të përshtatshme, dhe siguron me një program të caktuar, C mund të luaj mirë pjesën e A-së në lojën e imitimeve, pjesa e B-së të luhet nga një burrë?"[22]

Në këtë verzion, të dy lojëtarët A (kompjuteri) dhe B janë duke provuar ta mashtrojë hulumtuesin për marrjen e një vendimi të gabuar.

Interpretimi standard 

Redakto

Kuptimi i zakonshëm ka atë që qëllimi i testit Turing nuk është veçanërisht përcaktimi se një kompjuter është në gjendje të mashtrojë një hulumtues duke e bërë të besojë se është njëri, por ky test ka të bëjë me atë se a mundet një kompjuter të imitojë një njeri.[6] Në këtë version, lojëtari A është një kompjuter dhe lojëtari B një person i çfarëdo gjinie. Roli i hulumtuesit nuk është të tregojë se cili është mashkulli e cili femra, por cili është njeri dhe cili kompjuter.[60] 

Shënime

Redakto
  1. ^ Turing originally suggested a teleprinter, one of the few text-only communication systems available in 1950.
  2. ^ http://www.turing.org.uk/scrapbook/test.html
  3. ^ (Turing 1950, p. 442)Turing 1950, p. 442) Turing does not call his idea "Turing test", but rather the "Imitation Game"; however, later literature has reserved the term "Imitation game" to describe a particular version of the test.
  4. ^ Turing 1950, pp. 442–454 and see Russell & Norvig (2003, p. 948), where they comment, "Turing examined a wide variety of possible objections to the possibility of intelligent machines, including virtually all of those that have been raised in the half century since his paper appeared."
  5. ^ There are a large number of arguments against Searle's Chinese room.
  6. ^ M.
  7. ^ Jabberwacky is discussed in Shah & Warwick 2009a.

Lidhjet e jashtme

Redakto