Universiteti Luterian i Teksasit
Universiteti Luterian i Teksasit (anglisht: Texas Lutheran University, TLU) është universitet privat paradiplomik në Seguin, Teksas. Universiteti u themelua më 1891 dhe sot shërben afro 1.400 studentë çdo gjysmëvjetor. Është shkollë anëtare e Kishës Luteriane Ungjillore të Amerikës.
Hapur fillimisht në Brenham, Teksas si akademi e sinodit të luterianëve gjermanë në Teksas, shkolla u bart në Seguin më 1912. Pas shkrirjes me disa kolegje universitare të Teksasit, shkolla u riemërua Kolegji Luterian i Teksasit më 1930. Institucioni u riemërua sërish me emrin e sotshëm, Universiteti Luterian i Teksasit më 1996.
TLU ofron studime bachelor në 28 fusha të ndryshme, studime dytësore në 30 drejtime, si dhe nëntë programe përgatitore (mjekësi, drejtësi, shërbim fetar, inxhinieri, etj). Është cilësuar si njëri prej universiteteve më të mira të rajonit nga ranglista US News & Reports.
Prej studentëve më të suksesshëm të universitetit ishte veprimtari Faton Bislimi nga Gjilani, Kosovë, i cili, në bashkëpunim me drejtuesit e TLU-së, siguroi fonde për një program të veçantë të bursave “Arsimim për Paqe.” Përmes këtij programi, në TLU kanë përfunduar studimet tri studente nga Kosova, ndërsa vazhdojnë të studiojnë dhjetë të tjerë.
Lidhje të jashtme
Redakto- Texas Lutheran University, websajti zyrtar
- The Bislimi Group, organizator i programit të bursave për studentë kosovarë.