Thërret Prizreni mori Shkodër
Thërret Prizreni mori Shkodër është këngë popullore shqiptare me motive patriotike.
Teksti
RedaktoHej,
Thërret Prizreni mori Shkodër
Hajde të rrijmë se të kam motër
Merre Durrësin dhe Tiranën
Se na kështu e gëzojna nënën
Unë thërras Pejë edhe Gjakovë
Drenicë, Llap edhe Rugovë
Vjen Deçani e Mitrovica
Kaçaniku e Kamenica
Vjen Gjilani e Prishtina
Ferizaji edhe Klina
Oh, në këtë kala së bashku të rrina
Hej,
Kur të vini mos harroni
Edhe Krujën këtu të ma ftoni
Çoni lajm në Gjirokastër
Tepelenë e Mallakastër
Has, Mirditë, Kuksin me thirrë
Thirre Korçën o me rrethinë
Thërras Tetovën e Gostivarin
Thërras Ulqinin e Tivarin
Bujanovci, vjen Presheva
Suhareka e Malisheva
O tën Gollaku e Podujeva
Hej,
Kam thirrë Plavë
Kam thirrë Guci
Hot e Grudë edhe Malësi
Kam thirrë Dibrën, Ohrin, Strugën
Merre Lezhën edhe Pukën
Vjen Çamëria, vjen Janinë
O lum na lum së bashku do rrina
Manastiri ka çu fjalë
Gjithsesi unë kam me ardhë
Gjithsesi unë kam me ardhë
O se për Korçë malli më ka marrë
Po ni besë ka thanë e ki
O herdokur te ju do vij
Hej,
Kur të vini dorë për dorë
Mos harroni të shkoni në Vlorë
Çonja Vlorës një porosi
Një flamur le ta mbajë në gji
Të gjithë vllazën edhe motra
Ejani këtu po na thërret votra
Një kunorë bashkë ta qëndisim
Një flamur pa yll ta ngrisim
Le të dëgjojë sot bota mbarë
Hej, kështu rrinë bashkë o
Gjithë populli shqiptar