Tharësja e flokëve
Tharësja e flokëve, ose feni, është një aparat për terjen e flokëve pas larjes të tyre. Terja bëhet me ndihmën e rrymimit të ajrit të nxehtë. Rrymimin e ajrit e bëntë mundshëm ventilatori, kurse nxehjen e tij e bën nxehësi elektrik. Nxehësi dhe ventilatori janë të instaluar në trupin e plastikës. Ajri, të cilin e thith ventilatori, rrymon nëpërmes të nxehësit elektrik spiralor. Gjatë kalimit nëpër të ajri nxehet dhe si i tillë del jasht gypit të aparatit. Shpejtësia e rrymimit rregullohet me ndihmën e ndërprerësit.
Ndërprerësi ka 3 pozicione, në pozitën 1 ndërprehet puna e elektromotorit dhe nxehësit, në pozitën 2 leshohet në punë elektromotori dhe ventilatori, kurse në pozitën 3 lëshohet në punë nxehësi elektrik. Temperatura e nxehjes rregullohet me ndihmën e termostatit bimetalik i cili në mënyrë automatike ndërpren punën e nxehësit.
Lidhje të jashtme
Redakto- Blowdryer - The Place Where you Find Information On The Origin Of Everything Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.