The Forgotten Man: A New History of the Great Depression

The Forgotten Man: A New History of the Great Depression është një libër nga autorja Amity Shlaes  dhe botuar nga HarperCollins në vitin 2007. Libri është një ri-analizë e ngjarjeve të Depresionit të Madh.[1][2] Libri kritikon administratën e presidentit amerikan Herbert Hoover dhe Tarifën Smoot-Hawley për rolin që luajtën në përkeqësimin e Depresionit nëpërmjet ndërhyrjes qeveritare.[2] Libri gjithashtu kritikon administratën e presidentit Franklin D. Roosevelt për politikat e gabuara që ngrinë investimet dhe për dështimin në ndërmarrjen e hapave të duhur për ndalimin e Depresionit të Madh.[2] Shlaes e kritikon programin New Deal për zgjatjen dhe përkeqësimin e efekteve të Depresionit mbi individët.[2][3]

The Forgotten Man: A New History of the Great Depression
AutorAmity Shlaes
Titulli origjinal'The Forgotten Man: A New History of the Great Depression'
ShtetiShtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
TemaDepresioni i madh
ZhanriHistori, Ekonomi
BotoiHarperCollins
Lloji i mediasShtyp
Faqe480 faqe
ISBNISBN 0-06-621170-0

Libri fillon me një anekdotë për recesionin e 1937, tetë vite pasi Depresioni kishte filluar, kur presidenti amerikan Roosevelt adoptoi politika të balancimit të buxhetit të pa dallueshme nga stereotipi i supozuar i politikave që ndoqi paraardhësi i tij, presidenti Hoover.[2][4]

Libri argumenton gjithashtu se anëtarë të "Brain Trust" të presidentit FDR, përfshirë Rexford Tugweellin të Columbia University, kishin lidhje me sovjetikët dhe interesa në planifikimin qëndror të ekonomisë.

Referime Redakto

  1. ^ Furchtgott-Roth, Diana. (3 dhjetor 2008). The Economic Fight Of The Year. Forbes.
  2. ^ a b c d e Remembering 'The Forgotten Man'. Reason Magazine, janar 2008
  3. ^ Shlaes, Amity. (29 nëntor 2008). The Krugman Recipe for Depression. WSJ.
  4. ^ David Leonhardt, (26 gusht 2007). No Free Lunch. NYT. Kontrolluar 6 Mars 2009.

Lidhje të jashtme Redakto