The Stand (roman)
The Stand është një roman horror post-apokaliptik shkruar nga autori amerikan Stephen King dhe botuar për herë të parë në vitin 1978 nga shtëpia botuese Doubleday. Historia rrotullohet rreth një pandemie e një gripi të modifikuar që gati shuan të gjithë popullsinë e botës. Ata pak të mbijetuar, bashkua në grupe, formojnë një sistem të ri shoqëror dhe përleshen me njëri-tjetrin. Me shkrimin e këtij romani, King donte të krijonte një ngjarje epike, si ajo e The Lord of the Rings, që vendosej në Amerikën bashkëkohore. Sipas King, libri ishte i vështirë të shkruhej për shkak të numrit të madh të personazheve dhe ngjarjeve.
Autor | Stephen King |
---|---|
Shteti | SHBA |
Gjuha | Anglisht |
Botoi | Doubleday |
Faqe | 823 |