Theodhor Peci
Theodhor Peci (Korçë, 19 qershor 1984) është studiues, pedagog i muzikologjisë bizantine, himnologjisë, teologjisë, interpretues (kryepsalt) shqiptar i muzikës bizantine, kompozitor i artit psaltik, botues i librave muzikorë religjiozë, dirigjent i korit bizantin të psaltëve "Shën Joan Kukuzeli", drejtor i shkollës së muzikës bizantine të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Theodhor Peci |
---|
Jeta
RedaktoU lind më 19 qershor të vitit 1984, në Korçë. Që në vogëli pati prirje për muzikën dhe për këtë arsye në vitin 1994, prindërit e regjistruan në Shkollën artistike “Tefta Tashko Koço” të Korçës, i profilizuar në kitarë, të cilin e mbaroi në vitin 2002. Talenti muzikor dhe zëri melodioz, e bënë të merrte pjesë si këngëtar në disa koncerte, festivale dhe aktivitete të organizuara në Korçë, në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë saj, ku u nderua me shumë çmime. Në vitin 2000, të Enjten e Madhe, u dorëzua Protopsalt i Kishës katedrale të Korçës “Ngjallja e Krishtit”.
Edukimi
RedaktoNë vitet 2002-2006, ndoqi studimet teologjike në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit, ku u diplomua me notën “Shkëlqyeshëm”. Në vitin 2004, u bë anëtar i korit shqiptar bizantin “Shën Joan Kukuzeli”, nën drejtimin e Atë Justin Anthimiadhit, duke marrë pjesë në shumë koncerte dhe regjistrime muzikore.
Në vazhdim, me nxitjen dhe bekimin e Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, i vijoi studimet teologjike në Athinë, ku në vitin 2011 u diplomua në Fakultetin Teologjik të Universitetit Kapodistria të Athinës, me notën “Shumë mirë”. Përkrah studimeve teologjike, ai studioji edhe muzikë bizantine pranë profesorëve të mirënjohur Dr. Grigor Anastasiu si dhe Likurgos Angjelopoulos. Në vitin 2007, mori “Diplomën e Muzikës Bizantine” në Shkollën e Muzikës Bizantine të Mitropolisë së Halkidës «Ιερεύς Παύλος ο Σκοπελίτης», me notën “Shkëlqyeshëm”. Në vitin 2009, mori “Diplomën e Psaltit të Hirshëm” në Konservatorin e Athinës, me notën “Shkëlqyeshëm” dhe në vitin 2011, mori “Diplomën e Mësuesit të Muzikës Bizantine” në Konservatorin e Athinës, me notën “Shkëlqyeshëm”. Ndërsa në 2020 përfundon studimet pasuniversitare për Muzikologji bizantine dhe himnologji në Universitetin e Aristotel të Selanikut.
U bë pjesëtar i korit bizantin “Mjeshtrit e Artit Psaltik” nën drejtimin e profesor Arqilea Haldeaqi, duke marrë pjesë në shumë koncerte brenda dhe jashtë Greqisë, dhe në shumë incizime. Njëkohësisht, ishte anëtar i rregullt i korit të psaltëve të “Psaltët Ilisiotë”, nën drejtimin e Grigor Anastasiut, duke marrë pjesë, edhe si solist, në shumë aktivitete muzikore dhe incizime.
Veprimtaria e tij
RedaktoTheodhor Peci |
---|
Në vitin 2011, pasi përfundimit të studimeve në Athinë, u vendos në Tiranë, ku mori përsipër drejtimin e Korit të Psaltëve të Kryepeshkopatës së Tiranës “Shën Joan Kukuzeli”[1]. Dha mësim si mësues i Muzikës Europiane në shkollën shqiptaro-amerikane të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë “Protagonistët”. Në vitin 2012 u caktua drejtor dhe mësues i muzikës bizantine në Shkollën e parë të Muzikës Bizantine[2] të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Vepra muzikore e Theodhor Pecit lidhet me mësimdhënien e Artit Psaltik, drejtimin e korit të psaltëve, përkthimin e teksteve liturgjike, përshtatjen dhe kompozimin e himneve liturgjike, botimet me karakter studimor, botimin e librave muzikorë dhe me nxjerrjen në pah të pasurisë muzikore të Artit Psaltik nëpërmjet të psalurës në shërbesat e shenjta dhe në aktivitete të ndryshme.
Vepra e tij muzikore më e rëndësishme është përshtatja dhe kompozimi i parë i plotë në shqipe i librit muzikor “Anastasimatari[3]”, i cili u botua nga Kisha Orthodhokse. Përveç librit të Anastasimatarit, ka botuar dhe librin "Liturgjia Hyjnore"[4] në dy vëllime dhe ka shkruar shumë shkrime e artikuj të karakterit shkencor.
Për këto vepra është vlerësuar maksimalisht nga studiues të huaj dhe vendas si Prof. dr. Grigor Stathi, dr.Grigorios Anastasiou, akademik Vasil Tole etj.
Theodhor Peci | |
---|---|
Theodhor Peci | |
---|---|
Referime
Redakto- ^ Llukani, Andrea. (2014). "Arti kishtar në Shqipëri". Tiranë: Trifon Xhagjika. fq. 382.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ User, Super (2013-08-03). "Shkolla e Muzikës Bizantine. ( Gusht 2013)". Kisha Orthodhkose Autoqefale e Shqipërisë. Marrë më 2021-10-08.
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ^ Orthodhokse, Kisha (2015-12-16). "Promovim i librit liturgjik "ANASTASIMATARI"". Kisha Orthodhkose Autoqefale e Shqipërisë. Marrë më 2021-10-08.
- ^ Raka, Kosta (23 tetor 2020). ""Anastasimatari" dhe "Liturgjia Hyjnore në Pentagram", dy vepra monumentale të muzikologut Theodhor Peci". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2021. Marrë më 8 tetor 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)