Thirukadalmallai ose Koili Sthalasayana Perumal është një tempull në Mahabalipuram. I ndërtuar në stilin arkitekturor Dravidian, tempulli lartësohet në Divya Prabandha, kanoni mesjetar tamil i shenjtëve Azhwar midis shekujve të VI dhe të IX. është një nga 108 Divyadesamët kushtuar zotit Vishnu, që adhurohet si Sthalasayana Perumali dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Nilamangai Thayari. Tempulli besohet se u ndërtua nga Dinastia Pallava, me kontribute të mëdha nga dinastitë e mëpasme si ajo mesjetare Chola, Vijayanagar dhe Nayakët e Madurait. Tempulli besohet se është vendlindja e shenjtit vaishnavit azhwar, Bhoothathalvar. Sthalasayana Perumali besohet se i është shfaqur të diturit Pundarika. Tempulli është i hapur nga ora 6 e mëngjesit deri më 12 të drekës dhe nga ora 3 mbasdite deri më 8:30 të darkës dhe në këtë tempull kryehen gjashtë rituale të përditshme dhe një dyzinë festash vjetore, nga të cilat festa Bhoothatazhwar Avata, e zhvilluar gjatë muajit tamil të Aipasit (tetor–nëntor) është më e shquara. Tempulli është një nga 32 grupet e Monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur Vende të Trashëgimisë Botërore, por ndryshe nga të tjerët që mirëmbahen nga Archaeological Survey of India, tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe i Përkrahjes së Qeverisë së Tamil Nadusë.

Gopurami i Thirukadalmallait në Mahabalipuram

Legjenda

Redakto
 
Thirukadalmallai apo Tempulli Sthalasayana Perumal

Sipas legjendës Hindu, dikur i dituri Pundarika ishte duke kryer pendim vetëmohues duke adhuruar Vishnun në këtë vend. Ai mblodhi lule Tamarasa dhe i ofroi ato për të parë Vishnun në formën Ksirabdhi Natha, postura e tij në Tirupaarkadal (Oqeani i qumështit). Ai mboldhi 1,008 lule dhe në vrullin e tij ai gërmoi duke nxjerr ujë po ashtu të plotë. Vishnu u shfaq i maskuar në formën e një të dituri dhe e pyeti atë për ushqim. I dituri shkoi të marri ushqim për të moshuarin, por ndërsa kthehej ai gjeti se në vend të tij qëndronte Vishnu. Meqë Vishnu qëndronte në këtë vend, ai u quajt Sthalasayana Perumal.[1][2] Legjenda është lartësuar nga Bhoothatazhwari në vargjet e tij te Nalayira Divya Prabandhami.[3] Sipas një tjetër legjende, një mbret i quajtur Harikesarivarman e kishte zakon të vizitonte Tempullin Nithyakalyana Perumal në Thiruvidandai c/do ditë nga Mahabalipurami dhe dëshironte të vendosej aty. Vishnu, i kënaqur nga përkushtimi i tij, iu shfaq si Sthalasayana Perumali në Mahabalipuram.[4]

Arkitektura

Redakto
 
Tempulli Thirukadalmallai

Tempulli qëndron në bregun e detit dhe u ndërtua bashkë me skulptura të tjera. është një tempull i vogël me dy faltore kryesore kushtuar zotit Sthalasayana Perumal dhe Nilamangai Thayaar. Ky besohet është vendlindja e Bhoothathazhwarit, azhwari i dytë. Ndodhet gjithashtu edhe një faltore e vec/uar për zotin Narasimha. Arkitektura paraqet Stilin Pallava, pasi kjo faltore u ndërtua nga mbretërit Pallava. Bhoothathazhwari u gjet në një depozitë që është përballë tempullit. Vendi është gjithashtu i famshëm për faltoren e tij Adivaraha pranë bregut të detit, ku zoti njihet si "Valavendai Gnanapirani" ose Zoti që e Ka Bashkëshorten në Krahun e tij të Djathtë ndryshe nga vendet e tjera me Bashkëshorten e tij në krahun e majtë si në Thiruvidaventhai divyadesamin e afërt. Besohet se fillimisht në vend ndodheshin shtatë tempuj, nga të cilët vetëm njëri ka mbetur. Festa e hyjnisë zhvillohet duke mbajtur një zambak në dorë, ndërsa hyjnia kryesore shihet e paraqitur në Jnana Mudra.[1] Gjatë shekullit të XIV, mbreti Vijayanagar, Parankusa e zhvendosi tempullin në vendndodhjen e tanishme, larg nga bregu. Ai besohet se ka ndërtuar katër rrugët Mada përreth tempullit.[2] Tempulli pati gjithashtu zgjerime nga mbreti Chola, Vikrama Chola (1118-35) në vitin 1120.[5]

Festat dhe praktikat fetare

Redakto
 
Imazh i tempullit nga maja e kodrës

Priftërinjtë e tempullit kryejnë puxha (rituale) si gjatë festave ashtu dhe mbi bazë të përditshme. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Vaishnavaite, një nënkastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryhen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po ashtu të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite, Irandamkalami në orën 7:00 pasdite dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. Secili ritual ka tre hapa: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e ndric/uesve) për Sthalasayana Perumalin dhe Nilamangai Thayarin. Gjatë hapit të fundit të adhurimit, luhen nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), recitohen udhëzimet e Vedave (tekste të shenjta) nga priftërinjtë dhe adhuruesit gjunjëzohen përballë imazhit të hyjnisë. Në tempull kryhen edhe rituale javore, mujore dhe dy javore.[6] Puliyodharai (Oriz me rozmarinë), Dhadhyonami (oriz me gjizë), Pongali, Chakkarai Pongali, Vada, Adhirasami, Murukku i ofrohen hyjnisë si Prasadam. Maasi Makhami është një festë e rëndësishme. Statuja Uthsava në tempull, e njohur si "Ulaguyya Nindra Pirani" bashkë me bashkëshorten e tij dhe ato të Valavendai Gnanapiranit ose Adivarahas dhe Sri Ramas nga Tempulli i afërt Padavedu, do të merren në procesion deri në bregun e detit në Mahabalipuram ku do të kryhen Puxha të vec/anta dhe do tu ofrohet "Theerthavari". Avathara Utsavami i Bhoothatalwarit është gjithashtu një festë e rëndësishme. Avata Utsavami i Bhoothathazhwarit, përvjetori i lindjes së Bhoothatazhwarit festohet c/do vit gjatë muajit tamil të Aipasit (tetor - nëntor). Përreth orës 10 paradite në ditën e festës, imazhi i festës së Azhwarit sillet në një vig për te faltorja e Nilamangai Thayarit dhe pastaj te e Stalasayana Perumalit. Pas recitimit të Periyathirumozhit të Thirumangai Azhwarit, kryhet Kaithala Seva, një praktikë e ofrimit të një dhurate të vec/antë për Bhoothathazhwarin. Bhootathazhwari kryen gjithashtu një udhëtim për te Tempujt shpellorëMahabalipuramit. Gjatë mbrëmjes, imazhet festive të hyjnisë kryesore Stalasayana Perumal dhe Bhoothatazhwarit barten përreth rrugëve të tempullit.[2]

Rëndësia fetare

Redakto

Tempulli është lartësuar në Nalayira Divya Prabandham, kanoni vaishnavit midis shekujve të VII dhe të IX, nga Thirumangai Azhwari dhe Bhoothathazhwari në një hymn të secilit. Tempulli është klasifikuar si një Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në libër.[6] Thirumangai Azhwari e konsideron formën e shtrirë të Vishnut të vec/antë pasi është vendi i vetëm ku ai shtrihet në tokë pa gjarpërin e tij tradicional Adiseshan.[2]

Administrimi

Redakto

Tempulli është një nga 32 grupet e Monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, por ndryshe nga të tjerët që administrohen nga Archaeological Survey of India (ASI), tempulli administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Qeverisë së Tamil Nadusë. ASI pati propozuar ta merrte tempullin nën administrimin e vetë në korrik të vitit 2012. Duke ndjekur protestat e gjera të banorëve vendorë dhe dyqanxhinjve, propozimi u hodh poshtë nga ministria qendrore e Kulturës në shtator të vitit 2013.[5]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Dr. Vijayalakshmy & An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam 2001, f. 454-5.
  2. ^ a b c d S., Prabhu (6 dhjetor 2013). "Reverberations on sea shore". The Hindu. Marrë më 19 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Acme of devotion". Chennai: The Hindu. 14 nëntor 2008. Marrë më 19 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dr. Vijayalakshmy & An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam 2001, f. 449-51.
  5. ^ a b D., Madhavan (5 shtator 2013). "Plan to take over Pallava era temple dropped following opposition". The Hindu. Marrë më 15 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Sri Sthalasayana Perumal temple". Dinamalar. Marrë më 10 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto
  • Madhavan, Chitra (2008). Vishnu temples of South India, Volume tëo. Chitra Madhavan. ISBN 978-81-908445-1-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • R., Dr. Vijayalakshmy (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Tempulli Tirukadalmallai – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale