Thomas Graham
Thomas Graham lindi më 21 dhjetor të vitit 1805 në Glasgow dhe vdiq më 11 shtator të vitit 1869 në Londër. Ishte një kimist dhe fizikan anglez. Ai njihet për punën e tij në dializën dhe difuzionin e gazeve.
Jeta dhe puna
RedaktoGraham u lind në Glasgou, Skoci. Babai i Grahamit ishte një prodhues i suksesshëm tekstilesh dhe donte që i biri i tij të hynte në Kishën e Skocisë. Por Graham, në kundërshtim me dëshirat e babait, Graham u bë një student në Universitetin e Glasgout në vitin 1819. Atje ai zhvilloi një interes të madh për kiminë dhe e la universitetin pasi mori M.A. (Master of Arts) në vitin 1826. Ai më vonë u bë profesor i kimisë në shumë kolegje, duke përfshirë në Kolegjin Mbretëror të Shkencës dhe Teknologjisë dhe në Universitetin e Londrës.
Graham gjithashtu themeloi Shoqatën Kimike të Londrës më 1841. Më 1866, ai u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Pozicioni i tij i fundit ishte si Master of the Mint, ku qëndroi për 15 vjet derisa vdiq. Ai ishte personi i fundit që e mbante atë pozicion.
Puna shkencore
RedaktoTomas Graham është i njohur për dy gjëra:
- Studimet e tij për difuzionin e gazeve rezultuan në krijimin e "Ligjit të Grahamit", që thotë se shkalla e efuzionit është në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e masës molare.
- Zbulimet e tij në dializë, që përdoret sot shumë në mjekësi, ishin rezultat i sutdimeve të tij me koloidet. Kjo punë çoi në aftësinë e Grahamit për të ndarë koloidet dhe kristaloidet duke përdorur "dializuesin", një paraardhës i makinës së dializës që ekziston sot. Ky studimi incioi fushën shkencore të kimisë koloide, të cilën Grahami kreditohet si themelues.