Glasgou
Glasgow (Gaelic: Glaschu) është qyteti më i madh në Skoci dhe i treti më i populluar në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti është i vendosur në lumin Clyde, në perëndim të Ultësirave Qendrore Skoceze.
Glasgou | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 580.690 |
{{{postal_code_type}}} | G1–G80 |
Faqja zyrtare | www.glasgow.gov.uk |
Glasgow u rrit nga i Peshkopata mesjetare e Glasgow dhe nga themelimi i mëvonshëm i Universitetit të Glasgout në shekullin e 15, i cili u bë më pas një qendër e madhe e Iluminizmit Skocez në shekullin e 18. Nga shekulli i 18, qyteti u rrit edhe si një nga qendrat kryesore të Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë transatlantike me vende të Amerikës së Veriut.
Me ardhjen e Revolucionit Industrial, qyteti dhe rajoni përreth u shndërruan në një nga qendrat më të njohura në botë për Industrinë e rëndë inxhinierike. Glasgow ishte i njohur si qyteti "i dytë i Perandorisë Britanike" për shumicën e epokës Viktoriane dhe asaj Eduardiane.
Sot, Glasgow është një nga njëzet qendrat ekonomike më të mëdha të Evropës dhe është qendra e shumë prej bizneseve kryesore të Skocisë.
Shih dhe këtë
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Mbretërisë së Bashkuar është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |