Tipet e shtetit
Shteti është një territor i organizuar politikisht, që është sovran dhe njihet ndërkombëtarisht. Shteti është një bashkësi njerëzish që ka "monopolin për të përdorur në mënyrë legjitime forcën fizike brenda një zone të përcaktuar mirë". [1]
Një përkufizim tjetër mbi shtetin është ai që e sheh shtetin si një sistem institucionesh publike që janë aty për të rregulluar çështjet e një shoqërie.
Sot, shteti kombëtar modern është forma mbizotëruese e shtetit të cilit i nënshtrohen njerëzit. [2]
Elementet kryesore dhe të domosdoshme të një shteti
RedaktoDisa nga elementet kryesore dhe të domosdoshme të një shteti janë:
- Territor dhe kufij të përcaktuar qartë.
- Popullsi banuese e përhershme
- Qeveri, organizim politik i shtetit
- Sovranitet dhe njohje ndërkombëtare e tij
- Ekonomi e organizuar
Elementet kryesore të fuqisë dhe rëndësisë së shtetit
RedaktoNdër elementet kryesore të fuqisë së një shteti mund të përmendim:
- Pozicioni gjeografik dhe sipërfaqja e tij
- Popullsia
- Pasuritë natyrore
Tipet kryesore të shtetit sipas formës dhe shtrirjes
RedaktoNë aspektin gjeopolitik, forma e një shteti është e rëndësishme, pasi ndihmon në përcaktimin e komunikimit të mundshëm brenda vendit, mbrojtjen ushtarake, aksesin në burime dhe më shumë.
Format rrethore të një shteti, pak a shumë simetrike, që kanë distanca relativisht të barabarta nga qendra e tyre në çdo kufi, konsiderohen si shtete më efikase. Një shembull i një shteti të tillë kompakt është Kenia, Ruanda, Uganda dhe Burundi etj.
Format e zgjatura të shteteve (që kanë një formë të gjatë dhe të ngushtë) krijojnë probleme në komunikimin e brendshëm dhe shkaktojnë izolimin e qyteteve nga kryeqyteti, si p.sh. Kili apo Malavi.
Format e ndërprera të shtetit ndodhin kur një shtet ka një pjesë të kufirit të tij që shtrihet shumë më larg se pjesët e tjera të kufirit. Disa prej këtyre llojeve të shteteve ekzistojnë në mënyrë që qytetarët të kenë akses në një burim specifik, siç është një sasi e madhe uji. Në rrethana të tjera, kufiri i zgjeruar u krijua për të ndarë dy kombe të tjera nga të pasurit një kufi të përbashkët. Një shembull i një shteti është Namibia. Po kështu një shtet i ndërprërë janë dhe SHBA, ku Alaska, e blerë nga Rusia, nuk shtrihet në kufinjë e SHBA-së, por më në veri të saj, në pjesën më veriore të kontinentit të Amerikës së Veriut, pranë ngushticës së Beringut, e kufizuar në jug nga Kanadaja.
Shtetet e shpuara janë ato shtete që kanë territore të tjera shtetërore ose shtete brenda tyre. Një shembull i saj është Lesoto, i cili është një shtet sovran brenda Afrikës së Jugut.
Shtetet pa dalje në det shfaqen problematike veçanërisht për tregtinë eksportuese dhe mund të pengojë ekonominë e një shteti. Shtetet pa dalje në det janë kryesisht të zakonshme në Afrikë, kur fuqitë evropiane e ndanë Afrikën në territore gjatë Konferencës së Berlinit të vitit 1884. Pasi këto territore afrikane fituan pavarësinë e tyre dhe u shpallën shtete sovrane, shumë prej tyre mbetën pa dalje në det nga oqeani përreth. Po kështu si shtete pa dalje në det mund të përmendim Austrinë, Serbinë.
References
Redakto[1] Max Weber, Politika si profesion. 1919
[2]Wimmer A., Feinstein Y., (2010). "The Rise of the Nation-State across the World, 1816 to 2001". American Sociological Revieë. 75 (5): 764–790.