Titistët libër i shkruar nga Enver Hoxha, botuar në vitin 1982.

"Titistët" është një libër tjetër që është botuar në serinë e kujtimeve e të shënimeve historiko-politike të shokut Enver Hoxha. Kjo vepër, e shkruar kryesisht në vitet 1981-1982, përfshin shënime historike, kujtime e analiza të hollësishme të autorit për historinë e marrëdhënieve midis PKSH e PKJ dhe midis shtetit shqiptar e atij jugosllav. Pjesa më e madhe e librit i kushtohet periudhës nga kontaktet e para direkte (1941) gjer në ndarjen përfundimtare të PKSH me Titon e titistët (1948). Në vepër një vend të rëndësishëm zë edhe lufta e PPSH për zbulimin dhe për shpartallimin e veprimtarisë së pandërprerë antimarksiste e antishqiptare të udhëheqjes titiste e të agjentëve të saj, në periudhën nga viti 1949 dhe gjer në ditët e sotme.

Libri "Titistët" është botuar në gjuhën shqipe e në disa gjuhë të tjera.

Përmbajtja:

Duke u ngritur mbi armiqësitë e vjetra (Në vend të hyrjes)

Kapitulli i parë - Nga kontaktet e para - te dyshimet dhe fërkimet e para

Kapitulli i dytë - Prapaskena e Beratit

Kapitulli i tretë - Agjentura e Titos në veprim

Kapitulli i katër - Te Titoja

Kapitulli i pestë - Ndihma titiste zinxhir për skllavërimin ekonomik e politik të Shqipërisë

Kapitulli i gjashtë - Titoja hedh për zbatim planin e gllabërimit të Shqipërisë

Kapitulli i shtatë - Vizita jonë e parë në RP të Bullgarisë

Kapitulli i tetë - Titistët drejt demaskimit dhe disfatës së pashmangshme

Kapitulli i nëntë - Ndarja jonë përfundimtare me Titon dhe titistët

Kapitulli i dhjetë - Në luftë të hapur me titistët