Tokat, bota bimore dhe shtazore në Evropë

(Përcjellë nga Tokat, bota bimore dhe shtazore në Kosovë)
This is the stable version, checked on 2 qershor 2019. 1 pending change awaits review.

Bimësia e Evropës është ngusht e lidhur me klimën, relievin dhe tokat.

  • Zona e bimësisë së tundrave përfshinë zonat polare dhe shtrihet në viset veriore të Finlandës dhe Rusisë. Kjo zonë përfshinë rreth 350 000 km2. Gjatë pjesës më të madhe të vitit, tokat janë të ngrira, janë shterpë dhe pa materje ushqyese. Prej bimëve rriten myshqet, likenet dhe drunj të shkurtër të mështeknës e të dëllinjës. Gjat verës së shkurtër – tre muaj, kur temperastuira arrinë 10 gradë C ato zhvillohen, lulojnë dhe japin fryte, kurse shpezët dhe kafshët e zonës pyjore vendosen këtu, për të gjetur ushqim.
  • Në jug të tundrës shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, tëFinlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79°. Shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79 shkallë. Mbizotrojnë tokat e murme, me pak minerale, diqka më shumë humus. Zona shtrihet në rreth 2 milion km2 dhe rreth 2/3 e saj janë të mbuluara me pyje gjethëmbajtëse – pishat, bredhi, mështekna etj. Prej faunës dallojmë lepurin e bardhë , lemingun, derrin e egër, ujkun, ariun e murëm, dhelpëren, sqarthin etj.
  • Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën zonën e tajgave.. Në këtë zonë përzihen drunjët gjethëmbajtës dhe gjethërënës, përvëç pisha e breut, ahu, bungu frashëri , bliri ëtj. Kjo zonë shtrihet në: Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Suedinë Jugore, Poloni, Rusi Qendrore, Alpe, Karpate etj. Kjo zonë shtrihet në gjerësitë gjeografike 45-55°. . në këtë zonë pyjet janë prerë shumë dhe ato zën tash sipërfaqe të vogël mes 5 dhe 10%. Ndër tipat e tokave hasen tokat e murme me 5-6% humus. Prej kafshëve rriten ariu i murëmë, kaprolli evropian, ujku, dhelpra, lepuri i murmë dhe i bardhë.
  • Zona stepopyjore dhe stepore ka shtrirje më të madhe në Evropën Lindore, sidomos në Ukrainë dhe pjesën jugore të Rusisë. Në jug shtrihet edhe në UltësirënePanonisë, të Vllahisë e deri në Rrafshin e Kosovës. Dominojnë formacionit e barit të ulët, ndësa prej tokash ka më shumë çernozjomi, smonica, toka kafe etj. Të cilat janë të thella, kanë më shumë hums dhe janë të përshtatshme për drithëra e bimë industriale.
  • Zona mesdhetare dallon dukshëm nga zonat tjera sepse dominon klima mesdhetare me verë të nxehte e pa reshje dhe dimër të butë dhe me reshje. Këtu gjenden formacionet bimore me gjelberim të përhershëm, gjethe të trasha, te quajtur formacioni i makjeve.Në përbërjen e tokave më shumë janë të paranishme tokat ngjyrë kafe, të murme, të kuqe. Fauna ka hardhuca, gjarpërinj,skifterë,flamingo etj. Flora dhe fauna e Evropës ka pasur mjaft ndryshime nën ndikimin e njeriut dhe civilizimit të gjatë, sidomos në zonën e mesdheut, evropës së Mesme dhe Perëndimore.