Tomas Robert Maltus
Tomas Robert Maltus (13 shkurt 1766 - 29 dhjetor 1834), prift, demograf dhe ekonomist anglez, i popullarizuar me veprën “ Essay on the principe of Population”
(“Mbi parimet e popullatës”), të botuar në vitin 1798 në Londër, lindshmërinë dhe popullsinë në përgjithësi i konsideronte madhësi të pandryshuar në hapësirë dhe kohë. Popullsia dhe varfërimi i saj, sipas tij, nuk vareshin nga kushtet shoqëroro-historike dhe institucionet sociale, por nga të ashtuquajturat ligjet konstante natyrore. Siaps tij, meqenëse do të vinte deri te kufizimi i mjeteve për ekzistencë, gjë që nuk e vërtetoi zhvillimi i mëvonshëm material e mendor i njerëzimit, duhej ndërmarrë një varg masash të karakterit preventiv dhe pozitiv për zvogëlimin e lindjeve. preferonte që numri i lindjeve të kufizohej me abstenim moral dhe ngurim seksual, me shtyrjen e martesave dhe me mos hyrje në martesa (celibati), si pengesa preventive, dhe me epidemi, uri dhe luftëra, si pengesa pozitive. Teoria e Maltusit dhe ithtarëve të tij, është thellësisht antishkencore dhe antihumane.