Tomorr Osmani

shkrimtar dhe redaktor Shqiptar

Tomorr Osmani (1935, Shkodër) është gjuhëtar, mësimdhënës dhe albanolog shqiptar nga Shkodra, përndryshe vëllai i Shefik Osmanit.[1]

Biografia

Redakto

Tomorr Osmani lindi në Shkodër, ku kreu dhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1958). Shërbeu disa vjet në arsimin e mesëm. Që nga viti 1963 punoi profesor në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", nga viti 1995 ishte përgjegjës i sektorit shkencor të albanologjisë, ndërsa në vitet 2005- 2007 ishte drejtor i departamentit të gjuhësisë. Ka shkruar dhe publikuar studime e artikuj në shtypin shkencor profesional si dhe disa tekste universitatre për gjuhën shqipe. Ka qenë kryeredaktor i "Buletinit shkencor" (Seria e shkencave shoqërore) të Universitetit të Shkodrës (nga viti 2000). Ka qenë delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972). Eshtë dekoruar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh".[2] [3]

  • "Histori e alfabetit të gjuhës shqipe" (Tiranë, 1987),
  • "Udha e shkronjave shqipe" (Shkodër, 1999; botimi i dytë i plotësuar Tiranë, 2008);
  • "Komisia Letrare Shqipe e Shko-drës" (Shkodër, 2004);
  • "Tradita dhe e sotmja në vështrimin gjuhësor" I, II (Shkodër, 2006, 2007);
  • "Tabu dhe eufemizma" (Shkoder, 2000),
  • "Universiteti i Shkodrës ndër vite" (Shkodër, 2002)

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1906. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2023. Marrë më 18 korrik 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://www.starplus-tv.com/tomor-osmani-nje-jete-me-albanologjine/