Topia është një mbiemër e një familjeje feudale të rëndësishme shqiptare. Së pari ishin vasalë të Mbretërisë së Napolit. Më vonë sundoshin mbi Shqipërinë e Mesme si mbretër të pavarur. Si anëtar i parë i fisit përmendet Tanush Topia në e tretën e parë të shekullit të 14. Më i famshmi është Karl Topia, që e quante veten Princeps Albaniae.

Trungu familjar

Redakto
  • Tanush Topia I, Konti i Matit, mëkëmbës i Anzhuinëve
    • Andrea Topia I, Konti i Matit, martoi Helenën e Anzhuit, bijën jashtëmartesore të Mbretit të Napolit
      • Karl Topia, Princi i Arbërisë, martoi Vojsava Balshën
        • Gjergj Topia, Princi i Arbërisë, Princi i Durrësit, martoi Teodora Brankoviqin, bija e sevastokratorit Branko
        • Helena Topia, Princesha e Krujës, martoi Marko Barbarixhon, kapiten venedikas, Princi i Krujës, më pas martoi Kostandin Balshën, Princi i Krujës
        • Vojsava Topia, martoi Isak Kursacion, patricien i Durrësit, më pas martoi Progon Dukagjinin, Princi i Lezhës
        • Maria Topia, (nëna e panjohur), martoi Filipi de Maramonten, fisnik raguzan, tri fëmijë
        • Niketa Topia, (nëna e panjohur), Princi i Krujës, martoi bijën e Mauriq Shpatës
          • Mara Topia, martoi Balshën III, Princi i Zetës
            • Jelena Balsha, martoi Shtjepan Vukcic Kosaqën, Duka i Madh i Bosnjës
              • Katerina Kosaqa, Mbretëresha e Bosnjës, martoi Stefan Kotromaniqin, Mbreti i Bosnjës
              • Vladislav Hercegoviq, Duka i Madh i Bosnjës
              • Vlatko Hercegoviq, Duka i Shën Savës
              • Shtjepan Hercegoviq, më vonë i quajtur Ahmed Pasha Hersekzade, Vizieri i Madh i Perandorisë Osmane, martoi Hundi Sulltan, bijën e Bajazitit II
      • Gjergj Topia I
        • Tanush Topia
          • Andrea Topia II, Princi i Skurajt, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
            • Muzak Topia, Princi i Petrelës dhe Krrabës, martoi Zanfina Muzakën, më pas martoi Mamica Kastriotin, Princesha e Petrelës, motra e Skënderbeut
              • me Zanfina Muzakën:
              • Andrea Topia III
              • Jella Topia, martoi Gjergj Gjurashin, Princi i Zetës
              • me Mamica Kastriotin:
              • Jella Topia, martoi Andrea Muzakën
              • Gjergj Topia II
              • Gjon Topia
              • një bijë e panjohur
              • një bir i panjohur
              • një bir i panjohur
            • Komnin Topia
          • një bir i panjohur
            • Tanush Topia II, Princi i Skurajt, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës, komandant i Skënderbeut
    • Domenik Topia, klerg i Mbretit të Napolit