Gjergj Topia
fisnik shqiptar
Gjergj Topia (? - 26 tetor 1392) ka qenë një fisnik arbër nga familja e Topiajve. Pasoi të atin, Karl Topinë si zot i Durrësit prej 1388 deri më 1392, të cilin ia dha pak para vdekjes së vet Republikës së Venedikut.[1]
Biografia
RedaktoU lind nga martesa e Karl Topisë dhe Vojsavës së Balshës I, familje që zotëronin Zetën.[1] Me vdekjen e të atit, zuri vendin e tij dhe pasi kaloi me Patriarkun, filloi t'i përndjekë katolikët, gjë që shtyu Papën ta shkishërojë si filius iniquitatis. Papa më pas nxiti Balshajt që të ndërmerrnin veprime të armatosura kundër Gjergj Topisë, duke i shkëputur kështu një pjesë të zotërimeve.[2]
Referime
Redakto- ^ a b Bartl, Peter (1981). "Thopia, Karl". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. 4: 311–312.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 57. ISBN 978-99943-56-83-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)