Trafikimi i fëmijëve në Kosovë
Hyrje
RedaktoQë nga përfundimi i konfliktit të vitit 1999, Kosova ka përjetuar një rritje në trafikimin e fëmijëve dhe të rriturëve për qëllime prostitucioni. Midis shkurtit 2000 deri në prill 2002 Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka ndihmuar 303 raste me anë të projektit të saj Kthimi dhe Ri-integrimi .Nga këto, 38 ishin të mitur, nën moshën 18 vjeç, dhe 8 ishin kosovarë që ishin trafikuar jashtë vendit apo brenda vendit. Midis shkurtit 2000 dhe gusht 2001, IOM ka ndihmuar 200 raste; një krahasim i këtyre shifrave flet për një prirje të lehtë rritëse, përgjithsisht, në problemin e trafikimit.Të dhënat nga disa burime sugjerojnë se, historikisht dhe aktualisht, pozitat e zëna nga Kosova në skemën e përgjithshme të trafikimit të Ballkanit kanë qenë si vend pranues dhe si një koridor tranzit.Që do të thotë, sipas shifrave ekzistuese, Kosova nuk ka qenë, dhe nuk është ende, një territor i madh dërgesash. Megjithatë kjo nuk është arsye për vetëkënaqësi.Kosova në fakt ka shumë tipare sociale, ekonomike dhe politike të cilat janë karakteristikë e vendeve destinuese dhe lehtë mund të bëhet një; për më tepër, edhe nëse Kosova është ende kryesisht një destinacion dhe një korridor tranzit, lufta kundër trafikimit duhet të jetë e angazhuar përgjatë këtyre akseve.[1]
Origjina e kërkesave
RedaktoNë 2010 Trafficking in Persons Report, Kosova është identifikuar [2] si burim, tranzit dhe destinacion për gra dhe fëmijë, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, sidomos të prostitucionit të detyruar. Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë ka parë "një rritje të madhe" që prej se trupat e NATO-s dhe administratorët e OKB-së e morën Kosovën. Sipas Amnesty International, ushtarakët e NATO-s dhe stafit të OKB-së "gjenerojnë 80% të të hyrave" për tutorë dhe trafikantë të njerëzve. Departamenti i OKB-së për ruajtjen e paqes pohoi se "paqeruajtësit janë duke u parë si pjesë e problemit në trafikim dhe jo si zgjidhje". Amnesty nuk gjeti prova të procedurës penale kundër personelit ushtarak të NATO-s në vendet e tyre.[3]
Vendet,burime të trafikimit
RedaktoAmnesty International raporton se, " 406 gra të huaja u ndihmuan nga IOM-i në Kosovë ndërmjet dhjetorit 2000 dhe dhjetor 2003 ".Sipas IOM-it, 48 për qind e grave që kanë hyrë programin e tij të riatdhesimit -duke u mundësuar atyre që të kthehen në vendin e tyre - Moldavia.Nga pjesën e mbetur,21 për qind vinte nga Rumania, 14 për qind nga Ukraina, gjashtë për qind nga Bullgaria, tre për qind nga Shqipëria dhe pjesa tjetër nga Rusia dhe Serbia.[3]
Qëllimet e trafikimit të fëmijëve në Kosovë
RedaktoTrafikimi i fëmijëve në Kosovë bëhet brenda dhe jashtë saj.Ne po e shqyrtojmë trafikimin në tre aspekte, trafikim brenda Kosovës - pra fëmijë të Kosovës të trafikuar brenda kufijve të saj, trafikim jashtë Kosovës, fëmijë që zakonisht sillen aty zakonisht për qëllime seksuale, dhe trafikim përmes Kosovës nga një vend tjetër, ndoshta qëndrim atje për një kohë, dhe pastaj largohen nga Kosova me destinacion Evropën Perëndimore.
Kjo prek dy grup-mosha, trafikimi i fëmijëve për shfrytëzim seksual prek zakonisht vajzat midis 15 dhe 18 vjec, shfrytëzimi i fëmijëve për punë fillon zakonisht në moshën 13 vjec dhe i prek njësoj djemtë dhe vajzat”.
Tafikimi i fëmijëve ka të bëjë jo vetëm me policinë, por edhe me sistemin e drejtësisë, sistemin arsimor dhe vetë familjen si institucion. Është një çështje shumë e vështirë për t’u trajtuar, nuk është vetëm legjislacioni, është edhe mjedisi: shumë nga fëmijët e trafikuar vijnë nga familje jo-funksionale, ka shumë raste kur lënë shkollën, hiqen nga institucionet, ndodh gjithashtu që nuk pranohen në familje, është një cështje shumë, shumë e vështirë, megjithatë ofron mundësi për gjithkënd që të bëjë diçka për këtë çështje.[4]
Ngurrimi i administratës së Kosovës
RedaktoTrafficking in Persons Report (2010) tha se "Qeveria e Kosovës nuk i ka ndjekur masat minimale për për eliminimin e trafikimit". Kjo i përket të dy prostitucionit të detyruar dhe lypje të detyruar.[5]
Roli i OJQ-ve në identifikimin e viktimave të trafikimit
RedaktoDerisa IOM dhe OSBE-ja kanë qenë instrument mendor në fazën e parë të procesit të identifikimit të viktimave të huaja, OJQ-të e Kosovës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe referimin e viktimave kosovare të trafikimit. Nga fundi i konfliktit 1999 deri në prill 2004, OJQ-të nga pjesë të ndryshme të Kosovës, me strehimore për dhunën në familje kishin strehuar 33 fëmijë viktima të trafikimit, nga të cilat 5 ishin të huaj. Në rastet e OJQ-ve lokale me strehimore për dhunën në familje, viktimat kanë qenë kryesisht të referuara nga QPS, TPIU apo SHPK-ja. Shumica e OJQ-ve të konsultuara për këtë studim, kanë marrë rastet për strehimoret e tyre të dhunës në familje, shpesh në njoftim të shkurtër, gjatë natës dhe pa asnjë raport të vlerësimit të rrezikut-nga TPIU. Pranimi është raportuar si një rast i dhunës në familje, por më vonë, gjatë intervistave, u konstatua se personi ishte viktimë e trafikimit. Në situata kur QPS-të dhe TPIU kanë për të gjetur një strehë gjatë natës dhe në ndërkohë gjenin strehimoren gjeografikisht më të afërt.Sipas QMGF, një numër i rëndësishëm (35 përqind) e viktimave kanë ardhur drejtpërdrejt me OJQ-së ose nëpërmjet familjeve të tyre (15 përqind) . Shqetësimi që është ngritur në lidhje me këtë është se policia ka qenë e përfshirë në shumë pak prej rasteve të asistuara nga OJQ.[6]
Trafikimi për shfrytëzim seksual në Kosovë para dhe pas vitit 1999
RedaktoPara vitit 1999, ekzistonin vetëm disa institucione në Kosovë të cilat ishin të njohura si shtëpi publike apo bare striptizi ku kryesisht punonin gra të huaja. Është pretenduar se burra të huaj frekuentonin hotelet e strehuara me prostituta, ndërsa shqiptarët e Kosovës frekuentonin pesë vende të tjera qe operonin si bordell. Me dyndjen e parë të gazetarëve ndërkombëtar dhe punonjësve ndihmës në vitin 1998, numri i shtëpive publike u rrit. Sipas 'Kodit të përkohshëm penal' nenin 201 (Lehtësimi i Prostitucionit), i cili hyri në fuqi më 6 prill 2004, duke përfshirë ekrutimin, ndihmen, organizimin dhe sigurimin e premisaves për qëllim të prostitucionit,është i ndëshkuar nga ligji. Ligji i aplikueshëm lidhur me ofrimin e shërbimeve të prostitucionit është "Ligji i Kosovës për rendin dhe qetësinë publike", neni 18 (8), i cili krijon një kundërvajtje të prostitutcionit. Ky ligj afekton viktimat të trafikimit që më parë nuk janë njohur nga zbatimi i ligjit dhe që është dashur të paraqiten në një gjykatë për kundërvajtje.Para luftës, nuk kishte vetëdije e qartë për ekzistencën e trafikimit, me organizatat e grave që punonin vetëm me rastet e dhunës fizike dhe seksuale në familje. Kjo e bën të vështirë për të përcaktuar nëse ndonjë prej grave që punojnë në këto bare para luftës kanë qenë viktima të trafikimit. Ekzistenca e shtëpive publike dhe disa bareve ku shërbimet e prostitucionit janë të siguruara ,kryesisht janë anashkaluar nga zbatimi i ligjit. Çështja e fëmijëve të detyruar të punojnë brenda këtyre institucioneve nuk duket se është parë si shqetësim i madh para 1999. Pas vitit 1999, ka pasur një valë të papritur të grave të huaja që hynë në vend. Si përfaqësuese e një OJQ-je një grua tha: "Ju do të mund të qëndroni në një pikë kontrolli dhe të shihni taksi pas taksi,pas kalimit të kufirit,me gra moldave dhe bullgare brenda". Në këtë periudhë, shumë nga OJQ-të lokale të grave erdhën në kontakt me gra të huaja dhe vajza që kishin qenë viktima të trafikimit.[6]
Zvogëlimi i rasteve të huaja të identifkuara
RedaktoStatistikat e të dy IOM dhe TPIU për numrin e viktimave të huaja të identifikuara ka rënë në mënyrë të qartë që nga viti 2002. Megjithatë, kjo domosdoshmërisht nuk pasqyron gjendjen reale të trafikimit. Pikëpamjet mbi arsyet e rënies janë të ndryshme në mes të aktorëve dhe disa besojnë se numrat tregojnë një rënie në trafikim. Të tjerët janë të mendimit se ka aq shumë gra dhe vajza të trafikuara në Kosovë aktualisht, si ka qenë gjatë 2001-2002, por që strategjitë e krimit të organizuar janë përmirësuar, ndërsa përgjigjet e zbatimit të ligjit kanë mbetur prapa, duke i dhënë një përshtypje të rreme të një rënie në viktimat e trafikimit.[6]
Raporti i trafikimit të njerëzve për Kosovën
RedaktoTrafficking in Persons Report(2013) vlerëson Kosovën me numrin 2 në ranglisten e raportit për punën e qeverive të vendeve përkatëse.
RANGU 2-Vendet, qeveritë e të cilëve nuk janë në përputhje të plotë me standartet minimale TVPA-së, por janë duke bërë përpjekje domethënëse për t'i përmbushur ato me ato standarde dhe: a) numri absolut i viktimave të formave të rënda të trafikimit është i shprehur, ose është në mënyrë të konsiderueshme në rritje ; ose b) Eshtë një dështim për të siguruar provat e përpjekjes për të luftuar format e rënda të trafikimit të personave nga një vit më parë; ose c) Përcaktimi se vendi po bën përpjekje domethënëse për t'i përmbushur ato me standardet minimale ishte bazuar në angazhimet nga vendi për të marrë hapa shtesë gjatë vitit të ardhshëm. [7]
Ndjekja penale
RedaktoQeveria e Kosovës ka bërë një përparim në përpjekjet e saj anti-trafikim rreth zbatimit të ligjit gjatë periudhës raportuese për përmirësimin e legjislacionit anti-trafikim dhe mbajtjen e niveleve për kundravajtësit e këtij ligji. Kodi penal dhe procedura penale e Kosovës hyri në fuqi në janar 2013. Legjislacioni rriti dënimin për kundravajtësit e trafikimit, kriminalizimin e përdorimit të shërbimeve të viktimave të trafikimit, dhe ka përfshirë lypjen e detyruar si një vepër e trafikimit. Neni 171 ndalon të gjitha format e trafikimit dhe parasheh dënime nga pesë deri në 12 vjet burg dhe me gjobë. Këto dënime janë mjaftueshëm shtrënguese dhe janë të krahasueshme me ato të parashikuara për krime të tjera të rënda, si dhunimi. Autoritetet iniciuan 104 hetime të reja të trafikimit gjatë periudhës së raportimit. Gjykatat filluan ndjekjet penale në 31 raste të reja në vitin 2012, krahasuar me 22 raste në vitin 2011.Përkundër sfidave serioze në gjyqësor, gjykatat dënuan 41 kundravajtës të trafikimit në vitin 2012.; 37 ishin dënuar në vitin 2011. Gjykatat liroi nëntë të pandehurit dhe 35 ndjekjet vazhduan deri në fund të periudhës raportuese. Autoritetet urdhëruan tërë pandehurit sipas kodit të mëparshëm penal. Gjykatat dënuan tetë shkelësit për dy deri në pesë vjet burg, një i pandehur deri në 18 muaj burgim, dhe 23 me dënime një vjet burg. Nuk ka pasur ndjekje penale apo dënimeve për trafikimin me punë gjatë periudhës së raportimit.OSBE-ja raportoi se gjykatat kanë bërë progres në zgjidhjen e një ngarkese me raste, edhe pse kishte vonesa të konsiderueshme në dhënien e vendimeve përfundimtare me shkrim. Bashkëpunim zyrtar mbeti një problem, dhe qeveria nuk dënoi ndonjë zyrtar për veprat penale të trafikimit të njeriut apo bashkëfajësinë e lidhur me trafikimin. Autoritetet akuzuan një polic për të nënshtrimin e gruas së tij në trafikimin seksual, edhe pse prokurorët nuk ka marrë rastin në gjyq gjatë periudhës raportuese. Tre zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë mbetur në detyrë, pasi u akuzuan për falsifikimit të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Autoritetet akuzuan dy policë që ishin përpjekur për të ndërhyrë në hetim dhe një zyrtar të lartë për abuzim të autoritetit. Të tre zyrtarët e policisë u pezulluan gjatë hetimit. Policia filloi përfshirjen e trajnimit anti-trafikim në udhëzim themelor të akademisë për oficerët e rinj.Akademia e Kosovës për Siguri Publike, si dhe programet e asistencës së jashtme bilaterale dhe multilaterale, ka ofruar trajnime për policinë, avokatët e viktimave, punonjësit e emigracionit, dhe punëtorëve të shërbimeve sociale në identifikimin e viktimave të mundshme, ndërhyrjet në kriza, rehabilitimin dhe ri-integrimin. Prokurorët, inspektorët e punës, punonjës të shëndetësisë dhe të policisë kufitare ,gjithashtu morën pjesë në trajnimin për të rritur identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit. Kosova dhe Shqipëria nënshkruan një protokoll bashkëpunimi në identifikimin, referimin, dhe kthimit vullnetar të viktimave të trafikimit, me një fokus të veçantë në viktimat fëmijë.[7]
Referime
Redakto- ^ Terry, Roopnaraine. Child Trafficking in Kosovo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2014. Marrë më 5 qershor 2014.
- ^ "Trafficking In Persons Report" (PDF). U.S. Department of State (në anglisht).
- ^ a b "Kosovo:"So does it mean that we have the rights?"Protecting the humans rights of women and girls trafficked for forced prostitution in Kosovo" (PDF). Amnesty International (në anglisht).
- ^ "Qëllimet e trafikimit të fëmijëve në Kosovë".
- ^ "Prostitution And Human Trafficking In Kosovo" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2014. Marrë më 5 qershor 2014.
- ^ a b c "Trafficking children in Kosovo, A study on protection and assistance provided to children victims of trafficking" (PDF). unicef (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 qershor 2014. Marrë më 5 qershor 2014.
- ^ a b United States Department of State "2013 Trafficking in Persons Report - Kosovo", UNHCR,19 June 2013.