Traktati i Krishtburgut
Traktati i Krishtburgut (ang.:Treaty of Christburg) quhet një marrëveshje e paqes e nënshkruar më 2 shkurt 1249 në mes të fiseve pagane prusian dhe kalorësve të Urdhrit Teutonik. Traktati u nënshkrua pas kryengritjes së parë prusiane,[1] dhe si duket banorëve të kësaj ane ju siguroi paqen vetë për një kohë të shkurtë, deri në nëntor të po ati viti kur krisi Beteja e Krykës.
Traktati ju siguronte gjithë prusianëve të konvertuar në krishterë, drejtat individuale por nuk ndihmojë që siguronte paqen pasi që pjesë e madhe e kryeparëve të fiseve prusiane nuk donin të konvertohen ndërsa kalorësit ishin përbetuar të dëbonin paganizmin nga këto anë.[1]
Nga kjo kohë ka shumë pak dokumente të cilat kanë mbijetuar e që janë bërë publike. Në këto letra të pakta shihet kontradiktat e paganëve vendas dhe krishterëve vendas dhe të ardhur si dhe çka është më e rëndësishmja tërthoras paraqitet edhe zakonet dhe traditat pagane të kësaj ane.
Para traktatit
RedaktoNë vitin 1230, kalorësit Teutonik të Urdhrit krishterë të ritit romak, u vendosën në tokën e quajtur Chełmno dhe filluan kryqëzatën kundër paganëve prusianë. Përderisa një pjesë e kryeparëve të fiseve prusiane përqafojë Krishtin një pjesë tjetër donin të vazhdonin jetën në bazë të traditave të tyre. Në këto rrethana erdh deri tekë përçarja e fiseve baltike. Si pasojë e kësaj përçarje dhe betimit të misionarëve për përhapjen e krishterimit në këto anë me çdo kusht edhe me shpat vije deri tek luftime të ashpra në mes të prusianëve të krishterë të udhëhequr nga misionarët dhe të ndihmuar nga kalorësit e tyre dhe prusianëve të mbetur pagan kryeparët e të cilëve lidheshin në aleanca ndërmjet veti. Lidhje pagane në fillim ju ndihmojë edhe një prin nga polakë i Pomeranisë, Duka Świętopełk II mirëpo ky për shkaqe të panjohura ndërpreu ndihmën e dhënë lidhjes dhe fillojë të luaj rolin e ndërmjetësuesit.
Për të pas një pasqyrë më të qartë të këtyre ndodhive, papa Inocenc i IV-të, në vitin 1246, në këto anë dërgoi Jakobin e Liegesë - ky i fundi edhe e maur postin e papës më vonë si Papa Urbani i IV-të. Si do që të jetë, i dërguari i papës nuk patë suksese deri në vitin 1248. Në shtator të këtij viti princi polak, Duka Świętopełk u pajtua për një marrëveshje përfundimtare të cilën e nënshkruan më 24 nëntor 1248. Me këtë marrëveshje, kryeparët e fiseve pagane humbën organizatorin e tyre dhe atë e konsideronin si tradhtar. Në këtë rrethana, Papa, Prusinë fillon ta konsiderojë si tokë e tij, dhe këtë marrëveshje e nënshkruajnë legata e papës në emër të Papës dhe në emër të Prusisë.[2] Mirëpo marrëveshja ishte nënshkruar edhe në emër të disa fiseve pagane që nuk pajtoheshin me atë marrëveshje, si fiset, Warmians dhe Natagians. Traktati u nënshkrua në qytetin që në atë kohë njihej si qyteti i Krishtit (tani Dzierzgoń) për shkak se aty më parë, kalorësit Teutonik kishin zënë kështjellën e fortë prusiane.[3]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ a b Christburg, Treaty of". Encyclopedia Lituanica I. (1970–78). Ed. Simas Sužiedėlis. Boston, Massachusetts: Juozas Kapočius, 513–14. LCC 74-114275.
- ^ (Lithuanian) Jonynas, Ignas (1937). "Christburgo taika". Lietuviškoji enciklopedija 5. Ed. Vaclovas Biržiška. Kaunas: Spaudos Fondas, 459–464.
- ^ Urban, William. The Prussian Crusade, 228.