Transmetimi digjital ka të bëjë me transmetimin e informacioneve diskrete, p.sh: informacioneve të shprehura me kode të ndryshme binare përmes sinjaleve digjtale. Të gjitha sistemet moderne transmetuese bazohen në transmetimin digjital.

Informacionet diskrete përkatësisht sinjalet digjitale mund të gjenerohen prej ndonjë paisjeje digjitale p.sh: kompjuteri, printeri, teleprinteri etj, ose fitohen me digjitalizimin e sinjaleve kontinuale.
Sinjalet digjitale mund të transmetohen në brezin frekuencor themelor me modulimet :
  • PAM (Pulse Amplitude Modulation - Modulimi i amplitudave të pulseve),
  • PDM (Pulse Duration Modulation – Modulimi i kohëzgjatjes së puleve),
  • PPM (Pulse Postion Modulation – Modulimi i pozitës së puleve),
  • PCM (Pulse Code Modulation – Modulimi i pulseve të koduara),
  • ΔM (Delta Modulation – Modulimi delta) etj,

ose në brezin frekuencor të zhvendosur me modulimet:

  • ASK (Amplitude Shift Keying – Modulimi digjital i amplitudave),
  • FSK (Frequency Shift Keying – Modulimi digjital i frekuencës),
  • PSK (Phase Shift Keying – Modulimi digjital i fazës) etj,

varësisht prej kanalit transmetues që është në dispozicion dhe zbatimit konkret.

Në këtë kapitull do të bëhet fjalë për transmetimin digjital në brezin themelor, përkatësisht për modulim PAM.
Te modulim - transmetimi PAM informacioni paraqitet përmes amplitudave të tensionit njëkahor. Në figurat që vijojnë janë paraqitur disa lloje të sinjaleve digjitale.

Llojet e sinjaleve digjitale :

Sinjali (pulsi) me kohëzgjatje më të shkurtë brenda sinjalit digjital quhet sinjal elementar. Nga figurat e më poshtme shihet se një sinjal elementar mund të paraqet një bit, dy bita ose më shumë bita \uparrow transmetimi me sinjale digjitale me shumë nivele \Uparrow.
Forma valore e treguar në (figurën 1.a) quhet sinjal binar unipolar sepse pulset kanë vetëm një polaritet. Kjo formë valore përmban komponenten njëkahore andaj transmetimi i këtyre sinjaleve është i vështirë. Në anën tjetër dihet se komponentja njëkahore nuk përmban informacion ndërsa për transmetimin e saj harxhohet fuqi.
Sinjali bipolar me këthim në zero (Figura 1.b) i tejkalon të metat e sinjalit unipolar mirëpo distancat e krijuara janë humbje të kohës për transmetim. Nëse kërkohet që sistemi transmetues të jetë më efikas atëherë përdoret sinjali bipolar ordinar (Figura 1.c).
Te sinjali kuartar (sinjali me katër nivele fig. 1.d) çdo sinjal elementar ose puls përmban nga dy bita të informacionit. Në përgjithësi te sinjalet me M nivele numri i bitave që përmban çdo puls caktohet në bazë shprehjes:
nr.bitave = 1d2M, M – numri i niveleve të sinjalit.