Transporti publik në Tiranë
Transporti publik në Tiranë përfshin të gjithë mjetet e transportit të përbashkëta.
Historia
RedaktoProjekti për tramvajin
RedaktoNdërtimi i një rrjeti tramvajesh në Tiranë u premtua për herë të parë në vitin 2011 nga kandidati i PD-së për kryetar bashkie, Lulzim Basha.[1]
Problemet
RedaktoTuristët ankohen për mungesën e tabelave që tregojnë rrugën drejt stacioneve. Kjo bën që të detyrohen të ecin tërë ditën nëpër zonën e qendrës, edhe pse shumë kanë dëshirë të udhëtojnë edhe në zona të tjera ose të shkojnë për hiking.[2]
Rrjeti i autobusëve
RedaktoLinjat qytetase
Redakto- Artikulli kryesor: Linjat e autobusëve në Tiranë
Terminalet ndërqytetase
Redakto- Terminali i Veriut dhe Jugut
- Terminali i Juglindjes
Problemet
RedaktoMë 1 shtator 2021, Policia Rrugore ka konstatuar dhe proceduar këto shkelje:[3]
- 12 drejtues autobusash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.
- 34 drejtues autobusash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.
- 44 drejtues autobusash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.
- 21 autobusa të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pasiguruar.
- 22 autobusa të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.
- 60 autobusa për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.
- 14 drejtues autobusash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.
Aksidentet
RedaktoMë 29 prill 2022, një autobus i linjës së Unazës ra në kanalin e hapur të lumit Lanë dhe la 5 të plagosur.[4]
Më 2 maj 2022, një autobus i linjës së Tiranës së Re është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit. Nuk ka pasur të lënduar.[5]
Më 4 maj 2022, një autobus i linjës Selitë-Kristal-Qendër u përplas me një kamion. Nuk ka pasur persona të lënduar.[6]
Më 16 maj 2022, një autobus i linjës së Kombinatit humbi kontrollin dhe u përplas me një kosh mbeturinash. Si pasojë janë thyer disa xhama të autobusit.[7]
Më 29 shtator 2022, një autobus ka përplasur një 39-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Çiklisti mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.[8]
Më 27 shkurt 2023, një autobus i linjës së Unazës shkaktoi një aksident të shumëfishtë duke përfshirë disa automjete dhe duke lënë 9 të plagosur.[9]
Më 27 shkurt 2023, një autobus i linjës së Saukut është përplasur me një karrotrec.[10]
Më 16 mars 2023, një autobus i linjës së Astirit është përplasur me një makinë.[11]
Më 26 mars 2023, një autobus i linjës së Farkës u përmbys duke zbritur nga Rruga e Elbasanit në afërsi të Pallatit të Brigadave. Si pasojë mbetën të plagosur 7 pasagjerë.
Më 10 prill 2023, një autobus i linjës së Institutit mori flakë gjatë ecjes në Rrugën Dritan Hoxha.[12]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Basha: Plani për tramvaj në Tiranë".
- ^ "Tirana plot me turistë, transporti publik një problem për të huajt".
- ^ "Policia "kap mat" dhe ndëshkon qindra shoferë autobusësh, 2 prej tyre kapen "tapë" në timon (VIDEO)".
- ^ "Autobusi i Unazës bie në Lanë, 5 të plagosur".
- ^ "Aksidentohet një tjetër autobus urban në Tiranë".
- ^ "Shtohen aksidentet e urbanëve, sa të sigurt janë qytetarët?".
- ^ "Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë".
- ^ "Autobusi përplas 39-vjeçarin me biçikletë në Tiranë".
- ^ "Aksidenti i shumëfishtë me 9 të plagosur, arrestohet shoferi i autobusit të "Unazës"".
- ^ "Tjetër aksident në Tiranë, autobusi përplaset me karrotrecin".
- ^ "VIDEO/ Aksident në Astir, urbani i 'Tiranës së Re' përplaset me 'Audin'".
- ^ "Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së Institutit (VIDEO)".