Trekëndëshi është njëra nga figurat themelore në gjeometri: Formohet me bashkimin e tre pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëzë me vija të drejta. Pikat quhen kulme të trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet brinjë e trekëndëshit. Kulmet i shënojmë me A, B, dhe C ndërsa trekëndëshin me ABC. Pjesa e rrafshët e kufizuar me një trekëndësh quhet sipërfaqe trekëndëshe.

Trekëndëshi.

Llojet e trekëndëshave Redakto

Trekëndëshat i klasifikojmë në dy grupe,ato janë:me brinj dhe me krah.Kur bie fjala tek trekendëshi me rastin e brinjve ndahen ne:barabrinj,brinjdryshëm etj.,kurse ne rastin me kraheve ndahen në :bara krahesh,këndryshem,kendrejt.

Klasifikimi sipas brinjëve Redakto

  • Trekëndëshi barabrinjës, të gjitha brinjët i ka të barabarta poashtu edhe këndet e brendshme i ka të barabarta dhe secili prej tyre është nga 60°
  • Trekëndëshi barakrahës ose dybrinjëshëm, ka dy brinjë respektivisht kënde të barabarta.
  • Trekëndëshi brinjëndryshëm, të tre brinjët dhe këndet i ka të ndryshme

     

Klasifikimi sipas këndeve Redakto

  • Trekëndëshi kënddrejtë ka një kënd të brendshëm prej 90°.
  • Trekëndësh këndgjërë ka një kënd më të madh se 90°.
  • Trekëndësh këndngushtë të tre këndet i ka më të vogla se 90°.

     

Simetralja e brinjës Redakto

 
Qendra e rrethit të jashtashkruar

.

Simetralja e brinjës së trekëndëshit është drejtëza normale me brinjën e cila kalon nëpër mesin e saj. Është e njohur se të tre simetralet e brinjëve të trekëndëshit kalojnë nëpër një pikë dhe kjo pikë është qendra e rrethit të jashtashkruar. Diametri këtij rrethi gjindet sipas teoremës së sinusit.

Lartësia Redakto

 
Ortoqendra

Lartësi e trekëndëshit është drejtëza, që kalon nëpër një kulm të trekëndëshit dhe është normale me brinjën përball tij, të tre lartësitë trekëndëshit priten në një pikë e cila quhet ortoqendër.

Në një trekëndësh mund të hiqen tre lartësi.Ato priten në një pikë.

Pergjysmorja e këndit Redakto

 
Qendra e rrethit të brendashkruar

Pergjysmore e këndit të brendshëm të trekëndëshit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe këndin e ndan në dy pjesë të barabarta. Tre pergjysmoret e këndeve po ashtu priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rrethit të brendashkruar trekendeshit te dhene.

Mediana Redakto

 
Qendra e rëndimit

Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rëndimit të trekëndëshit.

Shih edhe Redakto