Tregtia elektronike
Tregtia elektronike (e-tregtia) apo tregtia online, është blerja dhe shitja e aksioneve, obligacioneve, monedhave të huaja, derivateve financiare, kriptomonedhave dhe instrumenteve të tjera financiare në internet. Kjo zakonisht bëhet duke përdorur platforma elektronike të tregtimit ku tregtarët mund të vendosin porosi dhe t'i ekzekutojnë ato në një vend tregtimi, siç është tregu i aksioneve, drejtpërdrejt ose nëpërmjet një ndërmjetësi.
Tregtia elektronike filloi fillimisht në vitet 1970, por zhvillim i rëndësishëm ndodhi gjatë viteve 1990 dhe përsëri në vitet 2000 me përhapjen e internetit. Tregtimi elektronik zëvendësoi ngadalë tregtimin tradicional në dysheme dhe tregtimin telefonik gjatë 20 viteve në vijim.[1]
Tregtimi elektronik mund të përfshijë sisteme të ndryshme të bazuara në shkëmbim që drejtojnë motorin e përputhjes për porositë, si NASDAQ, NYSE Arca dhe Globex, si dhe lloje të tjera platformash tregtare, si rrjetet e komunikimit elektronik (ECN), sistemet alternative të tregtimit, rrjetet e kryqëzimit dhe pishina të errëta.[2][3] Tregtimi elektronik ka mundësuar gjithashtu tregtimin algoritmik ku kompjuterët përdoren për të vendosur porosi në treg shpesh me shpejtësi të lartë si për shembull në tregtimin me frekuencë të lartë.
Historia
RedaktoPërdorimi i internetit është duke u rritur më shpejtë se cilado teknologji tjetër në histori.
Në mes të vitit 1993-1997 numri i kompjuterëve që janë lidhur në internet është rritur prej 1 milon në 20 milion. Në vitin 2001 ky numër është rritur në 250 milion. Deri në fillim të shekullit XXI, interneti ishte tërësisht një mjet i komunikimit ndërsa në dhjetë vitet e fundit zgjerimi i numrit të Web faqeve tregëtare është më i shpejti.
Sipas analizave të bëra nga institucionet të cilat mirren me analizën e tregjeve, në të ardhmën e afërt një ndër faktorët që do ti jap një shtytje të madhe zhvillimit ekonomik global dhe me të cilin do të matet edhe zhvillimi ekonomik i një vendi do të jetë edhe interneti dhe shfrytëzimi i tij për tregëtin elektronike.
Përdorimi i internetit zvogëlon çmimin e komunikimeve, shkurton kohën për shitjen e mallit ose shërbimeve, mundëson dërgimin e shumëllojeve të informatave në format digjitale, zvogëlon çmimin e transportit, çmimin e shpërndarjes dhe mundëson krijimin e asociacioneve më të integruara dhe më të gjëra të biznesit. Kjo ia mundëson biznesëve të vogla dhe të mesme që edhe ato të tregëtojn me shtetet tjera. Pra interneti tashmë është një platëform globale e tregëtisë.
Çfarë është Biznesi elektronik?
RedaktoPara shpjegimit të detajuar të biznesit elektronik, me rëndësi është kuptimi dhe shqyrtimi i mënyrës tradicionale të biznesit, ku porosia elektronike paraqitet si platësim dhe zgjerim i saj. Porosia është shumë e thjeshtë, nënkupton ndrrim malli ose shërbimi për para. Në këtë pikë definojmë disa role në procesin e tërësishëm:
Blerësit – janë pjesëmarrësit të cilët paratë i ndërrojnë me mall apo shërbim,
Shitësit – janë pjesmarrësit të cilët ofrojnë mall apo shërbim për para, para së gjithash mund të ndahen në dy grupe:
- Distributorët (mall shitësit me shumicë) të cilët paraqiten si ndërmjetësues mes blerësit të fundit dhe prodhuesit.
- Prodhuesit, pjesmarrësit të cilët prodhojnë prodhime apo shërbime të dedikuara.
Nuk ekziston ndonjë definicion i pranuar gjërësisht për termin “electronic commerce” ose “e-comerce”, tregëtia elektronike. Megjithatë ky term përdoret që të mbulojë distribuimin, tregëtimin (marketingun), shitjen ose dërgimin e mallrave dhe shërbimeve me mjete elektronike. Është e qartë se interneti mund të përdoret për transaksione komerciale në mes të dy kompanive apo në mes të kompanisë dhe konsumatorit të fundit.
Definimi i termit “biznes elektronik” në perëndim viteve të fundit shfrytëzohet termi që fillon me shkronjën "e" dhe që tregon teknologjitë e ndryshme të reja dërgesash në internet. E-commerce është blerja apo shitja përmes internetit, veçanërisht përmes servisit World Wide Web. Në praktikë ky term shpesh shfrytëzohet në vend të termit e-bussines që d.m.th dërgim përmes internetit.[4]
Transaksionet komerciale kalojnë nëpër tri shkallë kryesore:
- Reklamimi dhe hulumtimi,
- Porostija dhe pagesa,
- Stadi i dërgimit të mallit ose shërbimit.
Cilido stad ose të gjitha mund të kryhen në internet dhe mund të mbulohen me konceptin e e-tregtisë.
Blerja Online
RedaktoInterneti as nuk posedohet e as nuk menaxhohet nga ndonjë qender administrative. Po ashtu edhe në nivel të ndonjë shteti, nuk ekziston ndonjë autoritet qendror administrativ, prandaj, guzimi që duhet të marrë përsipër ai që vendos të bëjë një site tregtie elektronike është ai i shembejs së murit të mungesës së besimit që aktualisht ruajnë përdoruesit në botë, kryesisht në përdorimin e kartës së kredis për pagesat.
Kompanit qe merren me shitje përmes internetit krijojnë Web faqe mjaftë të përsosura dhe dinamike, në të cilën vend të posaçëm luan edhe dizajni, futja e informacioneve të sakta, por edhe mbështetja multimediale (audio dhe video). Ndryshe këto shitore elektronike quhen “OnlineShop”.[5]
Web faqet për shitje online përdorin sistemin e blerjes me shportë, ku një sistem i veçant i krijuar është përshatatur në formë të shportës, dhe gjërat të cilat dëshirojmë ti blejmë vendosen në shportën virtuale ku më vonë kryhet pagesa përmes shërbimeve bankare. Posa të bëhet pagesa nga blerësi menjëher fillon procesi i dërgimit të mallit të porositur tek blerësi. Shitoret moderne online i ofrojnë blerësit mundësin që produktet e tyre ti shohin në formën 3 dimensionale dhe t’i lexojnë informacione për produktin përkatës.
Sistemi për blerje online
RedaktoSistemi për blerje online është softueri bazik i shitoreve për blerje online i cili bazohet në një bazë të të dhënave dhe një aplikacioni i cili ka bazën në një server dhe prezantohet si html faqe. Vetëm në Europë ka më shumë se 200 lloje të këtij softueri. Amazon – shembull i përkryer.
Përvoja amerikane më dëmethënëse ka qenë për shumë vite www.amazan.com e cila paraqet relitet shumë dinamik, pikë referimi qoft për përdorimin e teknologjive të pagesave të sigurta qoftë për të bërë që përdoruesi të mos ndihet një blerës por përkundrazi “një mik”.[6]
Motoja e Amazon ka qenë që në fillim: "shop as you like" që në shqip do të thotë: "blej si të pëlqen!".
Amazon, fillimisht shste libra, gradualisht ka zgjeruar listën e saj duke propuzuar CD dhe softuer, ndërsa tani është në gjendje të këshillojë përdoruesin në mënyr ndëraktive në zgjedhjen e çdo produkti.
Tregtia elektronike në Kosovë
RedaktoËshtë e zakonshme të mendohet se interneti do të rritë diferencën në zhvillim në mes të vendeve të pasura dhe atyre të varfra. Në realitet, një pjesë e madhe e e-tregëtisë më shumë varet nga mësimi intensiv se sa nga kapitali. Dituria teknike e nevojshme për e-commerce është lehtë e kapshme në Web katalogët në internet dhe në libra me një çmim simbolik.
Mund të themi lirisht, se asnjë vend apo kompani në botë, nuk mund të thorë se ka një eksperiencë të gjatë në e-commerce. Me fjalë të tjera, të gjithë janë gati fillestar në këtë fushë.
Edhe në Kosovë pas vitit 1999 filloi me shpejtësi të madhe shfrytëzimi i teknologjisë informative dhe me këtë, edhe i Web publikimeve, ku nga njerëz nga mbarë hapësira Shqiptare janë krijuar Web faqe dhe forume diskutimesh, që ka qenë faza fillestare për zhvillimin e TI (teknologjisë së informacionit) dhe në vitet e fundit ka filluar iniciativa për hapjen e ueb faqeve për tregëti elektronike . Një ndër rastet më suksesin më të madh janë faqet e kompanive TOP SHOP (www.topshop-ks.com)[7] , eBLEJ.COM (www.eblej.com) , BLEJ24 (blej24.com)[8]
Ankandet Online
RedaktoNjë mënyrë tjetër për të shitur dhe blerë nëpërmjet Internetit paraqitet nga Ankandi Online.
Në përgjithësi, më i përhapur është mekanizmi i ankandit në të cilin shitësi vë një çmim bazë dhe blerësit e mundshëm e rrisin atë gjatë një periudhe të caktuar kohe. Disa kanë edhe mekanizma të rritjes automatike prandaj, me të caktuar shifrën maksimale me të cilën blihet një mall, do të jetë sistemi ai, që do të ripropozojë pa qenë detyrimisht të lidhur me sitin.
Shembujt e arritur më mirë në një periudhë të shkurtër kohe kanë nxjerrë komunitete të vërteta në të cilat shitësit dhe blerësit mund të kontaktojnë njëri-tjetrin dhe të japin vota njëri-tjetrit, në bazë të transaksioneve të kryera. Votat e një përdoruesi bëhen kriter bazy për të vlerësuar besueshmërinë e bashkëbiseduesit.
Faqja më e rëndësishme e ankandit online është www.eBay.com e cila gëzon një numër shumë të madh përdouesish dhe është kopjuar në shumë shtete. Kjo faqe elektronike mundëson komunikimin në shumë gjuhë botërore dhe ju mund të zgjidhni atë që e zotroni më së miri, vlenë të veçohet se faqja ende nuk përkrahë gjuhën shqipe. Faqe tjetetër i sukseshëm në Europë është ai i kompanisë (www.ibazar.it)
Faqe të ankandeve online janë zhvilluar edhe në Kosovë siç është rasti i portalit të ankandeve (www.1centplus.com).
Siguria në tregtinë elektronike
RedaktoBesimi se përdorimi i kartelës kredituese është risk i blerësit nuk qëndron sepse në faktë shitësi është ai që bartë rrezikun dhe dëmet.
Me Sigurim nënkuptojmë ruajtjen e informatave dhe pamundësin në qasje të tyre nga përsonat jo kompetent.
Të dhënat duhet të jenë të njohura vetëm për dërguesin dhe pranuesin, e në raste të kontrollit dhe për autoritetet financiare.
Metodat e ruajtjes së të dhënave
Redakto- Kur të dhënat transferohen – teknika e kriptimit.
- Kur të dhënat ruhen dhe barten në vende të caktuara – teknika e identifikimit personal.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Ian Salisbury and Geoffrey Rogow (25 shtator 2008). "Gliches Cancel Electronic Trades". The Wall Street Journal. fq. D3.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lemke & Lins, Soft Dollars and Other Trading Activities, Chapter 2 (Thomson West, 2015-2016 ed.).
- ^ Jya, Wak (31 gusht 2016). "Different Types of Forex Trading Platforms, Which the Best ?". FXdailyReport.Com. Marrë më 29 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Online Shop ,"Turn Your Idea Into an Online Business with Volusion","Youtube"
- ^ eBay,"How fees work"
- ^ Amazon,"Conditions of Use",
- ^ Faqe Shqiptare për porositje Online "Si te Porosisim" Arkivuar 27 maj 2013 tek Wayback Machine,Top Shop
- ^ Faqe Shqiptare për blerje Online,"Rreth Komapnisë" Arkivuar 13 gusht 2013 tek Wayback Machine,Blej24.com