Tulsa është qyteti i dytë më i madh për nga popullsia në Oklahoma dhe i 45-ti në SHBA. Sipas regjistrimit, të kryer në vitin 2011, qyteti kishte 393.987 banorë. Tulsa është qendra e Qarkut Tulsa.

Tulsa
Tulsa
Qytet
Pamje nga Tulsa
Pamje nga Tulsa
Flamuri i {{{official_name}}}
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej(2.011)393,987
{{{postal_code_type}}}
74101 - 74194
Faqja zyrtarewww.cityoftulsa.org
Vendodhja e Tulsës në Oklahoma

Ekonomia

Redakto

Shoqata e Naftës dhe Gazit e Shteteve të Bashkuara, dikur Shoqata e Naftës dhe Gazit e Mes-Kontinentit, u themelua në Tulsa më 13 tetor 1917, gjashtë muaj pas hyrjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore. Në atë kohë Tulsa e quante veten "Kryeqyteti Botëror i Naftës". Në krijimin e saj, shoqata ka punuar për të siguruar naftë për forcat aleate. Në dekadat që nga themelimi i saj, shoqata është e njohur si një avokate kryesore për prodhuesit e naftës dhe të gazit për përdorim shtëpijak.

Edhe pse industria e naftës ka dominuar historikisht ekonominë e Tulsës, përpjekjet për diversifikimin ekonomik kanë krijuar një bazë në sektorët e aeronautikës, financave, teknologjisë, telekomunikacionit, teknologjisë së lartë, dhe prodhimit. Aeroporti Ndërkombëtar i Tulsës (TUL) dhe Porti lumor Catoosa i Tulsës, e lidhin rajonin me tregtinë dhe transportin ndërkombëtar. Një bazë mirëmbajtjeje e kompanisë ajrore American Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Tulsës është punëdhënësja më e madhe e qytetit dhe kompania më e madhe mirëmbajtëse në botë, duke shërbyer si qendra e inxhinjerisë dhe mirëmbajtjes globale e linjës ajrore.