Tuma e Kamenicës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Tuma e Kamenicës (vendbanim prehistorik) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "860" më "08.09.2008".
Tuma e Kamenicës (vendbanim prehistorik) | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°32′39″N 20°43′36″E / 40.544076°N 20.726601°E |
Ndërtuar | Shek XII p.e.s |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 08.09.2008 |
Nr. i referencës | KO093 |
Tipologjia | Varreze Tumulare |
Nga grupi i tumav e të shkatërruara të kësaj zone gjatë punimeve të vazhdueshme bujqësore të viteve 1950-1960 të shekullit të kaluar. Megjithatë ajo u dëmtua rëndë gjatë viteve 1997-1999 nga punimet e thes arkërkuesve, të cilat nxitën Grupin e Arkeologjisë së Shpëtimit të QNASH, që në bashkëpunim me Institutin Arkeologji k Tiranë, Muzeun Arkeologjik Korçë dhe me disa institute kërkimore-shkencore ndërkombëtare, të financuar nga Instituti Packard për Shkencat Humane, të ndërmarrin punime me karakter ndërdisiplinor, që filluan në vitin 2000 e përfunduan në vjeshtën e vitit 2002. Gjatë këtyre fushatave afatgjata gërmimes morën pjesë shumë studentë e arkeologë të sapodiplomuar, arkeologë me përvojë, një grup antropologësh nga Departamenti Antropologjik i Universitetit Shtetëror të Miçiganit në SHBA, specialistë konservimi, piktorë, skicografë, etj. vendas e të huaj.
Fakti
RedaktoTuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.e.s, pra ka një histori gati 700-vjeçare. Në këtë tumë gjenden të konservuara si, Unaza e varrit qendror të tumës, grupi i parë dhe i dytë i varreve me strukturë monumentale si dhe pjesa tjetër që është lënë e pa gërmuar, ku mendohet se në atë pjesë të tumës ekzistojnë edhe 400 varre të tjerë. Gjithë veprimtaria kërkimore shkencore që u realizua sipas të gjitha kritereve bashkëkohore e me mjete moderne gjatë këtyre fushatave të gërmimeve në terren, u organizua dhe drejtua nga Lorenc Bejko, Maria Grazia Amore dhe Skënder Aliu. Në përfundim të këtyre gërmimeve u provua se tuma e Kamenicës përfaqëson monument in mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë.
Përshkrimi
RedaktoVarri qendror me të cilën zë fill ndërtimi i kësaj tume, daton në Bronzin e vonë, shek. 13 të p.e.s. : i përket një burri, i cili ka vdekur rreth të dyzetave. Ky varr nuk kishte inventar, por poshtë tij ndodhej një gropë e thjeshtënë të cilën u gjetën një grumbull kockash të djegura kafshësh (dele ose dhi), që tregojnë shenja të një ceremonie mortore. Ndryshe nga tumat e tjera të këtij lloji të gërmuara në Shqipëri : Barç (Korçë) ; Rehovë (Kolonjë) ; Piskovë (Përmet); Vodhinë (Gjirokastër) ; Vajzë (Vlorë) ; Pazhok (Elbasan) ; Cinamakë (Kukës) ; Shtoj (Shkodër), të cilat kanë pasur varre qendrore - varri qendror i tumës së Kamenicës është i kufizuar me dy rrathë bashkë qendrorë, me diametër 13 m të ndërtuar me gurë me përmasa mesatare. Në zonën brenda kësaj unaze janë vendos ur gjatë periudhës së Bronzit të vonë (1200–1050 p.e.s) edhe 40 varre të tjerë.
Historiku
RedaktoNë periudhën e dytë të përdorimit të tumës, gjatë periudhës së Hekurit të hershëm (1050–750 p.e.s.), ajo u lartësua nëpërmjet 200 varrimeve të tjera të mbuluar me dhe, deri sa ajo mori formë gjysmësferike, me diametër 50 m, e lartësi rreth 3 m. Në periudhën e tretë të përdorimit të tumës, që përkon me gjysmën e dytë të shek. VII të p.e.s., në periferinë e pjesës jugore e verilindore të saj janë ndërtuar disa struktura monumental e rrethore ose gjysëm rrethore, brenda të cilave janë varrosur individë me lidhje gjinore. Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe (625–540 p.e.s.), tuma e Kamenicës është zmadhuar, duke u shtrirë kryesisht drejt lindjes, nëpërmjet varrimeve intensive të realizuara vetëm me gurë, derisa ajo mor i formën e një elipsi me përmasa 70 m x 50 m. Në përfundim të fushatës 3 vjeçare të gërmimit, u zbuluan 400 varre, që përmbanin 440 skelete dhe më shumë se 3500 objekte arkeologjike si qeramikë, armë dhe stoli të ndryshme prej bronzi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke. Të gjitha strukturat e varreve monumentale të kësaj tume u zbuluan e u ruajtën me synimin për t’i kthyer ato, në një të ardhme të afërt, në një monument të vizitueshëm në natyrë.
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |