Turizmi ne Pukë

This is the stable version, checked on 20 shkurt 2022. 1 pending change awaits review.

Ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. E formuar si shpellë karstike në gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 250 m, e gjerë dhe e lartë 3 m, me kaonkrecione të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Levrushk.D

Fosilet amonite të Triaskut të Poshtëm në Kçirë

Redakto

Gjenden në fshatin Kçirë, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F. Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj. dalin në një territor 4500 m2. Vizitohet me rrugën Pukë – Kçirë.

Peneplena e Gomsiqes

Redakto

Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën mbetje të peneplenës tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorëve të jashtëm (erozionet, etj.), para 17 milion viteve, në kushtet e qetësisë relative të lëvizjeve tektonike diferencuese. Ka formën e një pllaje të sheshtë: 1,5 km e gjatë, 700 – 750 m 3 gjerë. Vizitohet me rrugën Pukë - Gomsiqe.

Guri i Shenjtë

Redakto

Ndodhet afër fshatit Zezaj, 538 m mbi nivelin e detit. Është një gur graniti me formë shumëkëndëshi. Legjenda e lidh me Skënderbeun. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Zezaj.

Gështenja e Kokdodit

Redakto

Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdode, komuna Iballë. Përbën pyll gështenjë kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartësi 15 – 17 m, diametër të trungjeve 100 – 130 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugën Pukë – Iballë – Kokdode.


Bungat e varrezave në Korthpulë

Redakto

Gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janë dy drurë bunge, me lartësi 15 – 16 m dhe perimetër kurorë të përbashkët 70 – 75 m, diametër trungu 1 – 2 m e moshë mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Gomsiqe – Korthpulë.

Qarret e varrezave të Shënkollit në Kryezi

Redakto

Gjenden afër fshatit Kryezi, komuna Qafe – Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m mbi nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 – 25 m, diameter 90 – 100 cm e perimeter 180 –200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe – Arrez – Kryezi.

Qarri i Xhamisë së Kryeziut

Redakto

Gjendet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë – Mal. Ka kurorë ovale, lartësi 10 – 12 m, diametër trungu mbi 30 cm e perimetër 350 cm dhe moshë mbi 250 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë – Arrëz – Kryezi.

Ujëvara e Kryeziut (pusat e kqi)

Redakto

Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali. Është në perroin e Oroshit, në shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 3 4 m lartësi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi 1m. Vizitohet sipas rrugës Fushë Arrëz Kryezi.

http://www.panoramio.com/photo_explorer#view=photo&position=10&with_photo_id=85421997&order=date_desc&user=7222294 Arkivuar 15 korrik 2013 tek Wayback Machine

Mrizi i Ndërlugjeve

Redakto

Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meçe, në komunën Rrapë. Jane 4 drurë bunge 200 vjeçare me lartësi 15 – 16 m, diametër të trungut 90 – 100 cm e perimetër 1,7 – 2 m. Vizitohen me rrugën Pukë - Meçe.

Mani i Zi

Redakto

Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Pukës. Eshte man i zi i veçuar, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 1 m,ne rrenjet e tij gjendet nje thesar i vogel.17 monedh floriri. moshë rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon në qytetin e Pukës.

Hurdha e Tisit

Redakto

Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pevzhë, komuna Tërbun. Përben dru tisi, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – monumenti (4 – 5 km).

Sofra e Lekës

Redakto

Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash, komuna Rrapë është një sofër guri mbi 7 m2, rreth së cilës mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – Kabash.

Karsti i Munellës

Redakto

Gjendet afër fshatit Tuc, komuna Qafë – Mal, në kurrizin e malit të Munellës, 1800 – 1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqëson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj. Vizitohet sipas rrugës Fushe Arrëz – Mali i Munellës.

Pisha e Dardhës

Redakto

Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna Blerim. Është pishë e zeze (Pinus nigra), me lartësi 25 – 30 m, diametër trungu mbi 250 cm e perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushe Arrez – Dardhë (30 km).

Akacjet e Migjenit

Redakto

Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave pushente poeti i madh Migjeni.

Pisha e Shejzes

Redakto

Ndodhet afër fshatit Iballë të Pukës. E vetme midis shkurresh, është e lartë mbi 20 m, me diametër të trungut rreth 50 cm e perimetër mbi 1,5 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrez – Iballë.